Mendime
Shpend Gjocaj: Kosova në kontinent të gabuar
E diele, 16.01.2011, 05:56 PM
KOSOVA NË KONTINENT TË GABUAR
Nga Shpend Gjocaj - Nju Jork
Nëse e kthejmë kokën prapa dhe shikojmë nga historia mesjetare e praktikuar nga Evropa dhe evropianet në shek.XX dhe XXI ndaj kombit shqiptarë me pushtime copëtime vrasje injorime symbyllje ndaj xhenocidit ndihem më shumë se keq që kombi ynë ndodhet në mesin e kësaj Evrope dinake që të detyron ta mbash mendjen zgjuar njëzet e katër orë.Edhe nëse mundohem dhe duam ta harrojmë Bizmarkun i cili dikur në takim me Avdyl Frasherin pat thënë;citoj: Për mua nuk ekziston komb' shqiptarë kurse Shqipëria është vetëm një shprehje gjeografike,e shumë "bizmark" të tjerë ja që nuk na len "pinjolli"i tij Dik Marti.Edhe nëse duam ta harrojmë Evropen copëtuese nuk na lënë vet disa anëtare të BE-së të cilat jan kundër lirisë së popujve dhe vetëvendosjes së tyre,të cilat jan gjakëftohta para xhenocidit e për më keq për cdo gjë në raport me Kosovën duhet ta kenë pajtimin e Serbisë psh.Sllovakia thot;Nuk e njohë Pavarësinë e Kosovës pa thënë Serbia.Mos vallë Serbia është edhe më shumë se BE?
Nëse e shikojmë me vëmendje të djeshmen dhe e prekim drejtë të sotmen lirisht mund të jemi pa asnjë ëndërr për të nesërmen në këtë mjedis.Dhe sot duke e shikuar realitetin në sy,duke e parë që Karla Del Ponte në emër të drejtësisë me politikat dhe prapaskenat e inskenuara në akademitë e Cubrilloviceve e dërgoi prapa grilave një Kryeminister të Kosovës(është fjala për lexhenden e gjallë Ramush Haradinaj)dhe polli këto gënjeshtra në formë libri të cilat sot po mbushin ambientet e sallave diplomatike t'Evropës.Dhe sot një pasardhës i sajë në mendimin politik Dik Marti jo vetëm që dëshiron ta dërgoi një tjetër Kryeministër t'Kosovës në"ferr"por edhe ta njollosë tërë kombin shqiptarë me ngjyrën e krimit ngjyrë të cilën shqiptarët s'e njohën kurrë.Provon t'i ulë në një rrafshë kriminelin dhe viktimën.Nuk i shkon fare ajo mendja e tij e mykur tek e vërteta që edhe sot e kësaj dite jan më shumë se dymijë shqiptarë të pagjetur,nuk i shkojnë në mendje gjithë ato krime t'bëra nga Serbia në Kosovë që Bota i ka t'njohura tani por humbë kohë nëpër laboratore t'ndryshme për të gjetur formulen e rrënimit të lirisë së popujve,për t'ju kthyer zgjedhen e xhenocidit në qafë për të gjetur formulen e shpifjeve më të ndyta që nga mesjeta...
Personalisht asnjeherë nuk më ka bërë përshtypje Hashim Thaci asqë më ka interesuar gjë bile mirëpo zotëriu është Kryeministër i Kosovës dhe jam i bindur thellë që është krejtësisht i pafajshem dhe plotësisht i pastër ndaj shpifjeve te Dik Martit.
Ushtria Clirimtare e Kosovës lindi në luftë si domosdoshmëri,lindi nga gjiri i popullit dhe misioni i sajë ishte clirimtarë.UCK-ja nuk ishin kriminel,nuk ishin të droguar,nuk ishin ordiner të liruar me kusht nga burgjet vetëm e vetëm që vritnin pamëshirë njerëz t'pambrojtur e krejt t'pafajshëm apo me të vetmin "faj" se nuk ishin serb.Por ishin të pastër të t'gjitha shtresave;puntorë,intelektualë,studentë,mërgimtarë,artistë, që të gjithë e donin vetëm lirinë e Kosovës asgjë më shumë.Edhe nëse e tërë Bota e vë në lëvizje tërë potencialin e sajë profesional për hetimin e këti rasti nuk do të gjej fakte s'e mbi shpifje faktet s'ekzistojnë.
Ky politikan i pacipë,shpifës,diplomat primitiv,kriminel modern i cili që nga kjo shpifje e rëndë në përmasat e politikës kontinentale besoj që tash e tutje është vetëm "një Piano e shndërruar në tavolinë shkrimi"në peshën diplomatike evropiane.Bën mirë të tërhiqet nga qëllimi i errët dhe t'i kërkoi falje publike Kryeministrit Thaci dhe Kombit shqiptarë.
Përfundimisht duke parë të gjitha këto marrëzi(e shumë të tjera)politike t'përmasave evropiane mendoj thellë se Kosova është në Kontinent të gabuar.Dhe jo vetëm kaq por mendoj poaq thellë se Kosova të vetmin shpëtin nga këto pazarëllëqe të ndyta e ka vetëm nëse do të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve.Të tillë e dua Kosovën!