| E hene, 17.01.2011, 08:58 PM |
Zemërimi jo prodhimtar i së Majtës
Nga Lavdrim Lita
Në Francë qarqet intelektuale e gazetareske po ziejnë nga debati që ka shkaktuar një sprovë zemërate. Këtë libër që po korr shumë sukses në libraritë e ka mbjellë bujku i ideve Stefan Hesel. Një 93 vjeçar që pasi ka luftuar në rezistencën ndaj nazistëve dhe ka kontribuar në ndërtimin e një
Përtej kësaj mund të them se Stefan Hesel është mishërimi i një njeriu europian. Në 1941 ai është përkrah gjeneralit De Gol, pastaj kapet dhe depërtohen në kampin e përqendrimit në Bukenvald. Ai mbetet një nga dëshmitarët e fundit të rezistencës jo vetëm luftarake por edhe asaj kulturore. Sipas botueses të z. Hesel, “qëllimi i këtij pamfleti është që rinia të marrin në duar fatin e tyre”, thotë Silvi Grosman. Zemërimi shitet mirë, pa dyshim. Për mendim tim një lexues i Hesel është një individ që plotëson zemërimin e tij ditor me 3 euro sepse prodhon një indinjatë vetmitare. Diçka jo prodhimtare. Vetëm sa amplifikon zemërimin ndaj diçkaje. Duke lexuar gazetën franceze “Le Figaro”, gjendem të ndaj linjën e mendimi të filozofit po francez Luk Ferri, që thekson se “zemërata nuk është shërben për asgjë”. Ai po do të thotë realiteti është më kompleks se sa e përshkruan Hesel. Nënkupton se ka një dyshim për zemëratën, sepse rebelimi mund të kuptohet kurse indinjata e treguar haptazi jo. Thjesht konstaton se zemërimi është gjithmonë kundër tjerëve dhe jo kundra vetes. Sepse ende sot s’kemi gjetur njeri të të zemërohet për ligësitë e tij. Kemi parë njerëz që skuqen për faktin se janë turpëruar, se kanë ndjesinë e fajit, dhe janë të zemëruar, por kurrë me veten. Duke pasur objekt të zemëratës tjetrin, më shumë se një sentiment moral, më duket një mekanizëm për të turpëruar të tjerët, dhe për të mbushur unin për të qenë moralistë. Por vijmë tek tema e skandali. I ramë nga Kina por arritën në destinacion. Përgjimi i ish-Zv/Kryeministrit Ilir Meta nga ana e Ministrit të Ekonomisë Prifti, të dy pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nëse kuptoj mirë nga ajo video e redaktuar moralistët e orës së parë prezumojnë fajësinë, pa gjyq, pa fakte, pa mbrojtje avokatie të të proceduarit. Është e papranueshme. Megjithatë Partia Socialiste na ka ftuar më datë 21 janar për t’u zemëruar kolektivisht ndaj qeverisë Berisha. Inkurajimi i kontrolluar i zemëratës popullore është e papranueshme dhe s’i shërben kauzës së përgjegjësisë së drejtuesve. Duke na ftuar për t’u zemëruar ndaj Shtetit, ndaj Institucioneve, ndaj partive politike, E Majta s’na fton në rezistencë, por ndjek rrjedhën, që çon në një det të pafund problemesh.
Post scriptum: Teksa ndiqja debatin rreth çimkës mu kujtua pa dashje një eksperiment psikologjie, që pjesëmarrësve u jepej të shikonin një video, me gjashtë persona që i pasonin njëri tjetrit një top basketbolli. Detyra e tyre ishte të numëronin pasat që jepeshin dhe merreshin nga tre persona që kishin veshur një bluzë me të bardhë, duke injoruar lojtarët të veshur me bluzë të zezë. Por në këtë video kishte një truk. Në mesin e filmimit hynte në skenë një njeri që ishte i veshur si majmun, që i binte me grusht gjoksin dhe dilte nga skena. Gjysma e pjesëmarrësve nuk e vinte re fare ndërhyrjen. Ishte shumë e përqendruar të numëronte pasat e lojtarëve të bardhë. Sikurse ndodhi u pjesëmarrësve spektatorë të videos së montuar mjeshtërisht kundër Ilir Metës të cilët u pilotuat të përqendroheshin tek 7%... që dilte 700...mijë euro!?