E premte, 25.07.2025, 05:11 AM (GMT+1)

Mendime

Kelmend Gruda: Burri kërkon falje kur gabon

E diele, 23.01.2011, 08:57 PM


BURRI KERKON FALJE KUR GABON

 

Nga KELMEND GRUDA

 

            Dje ZSH botoi shkrimin e përsosun të z. Sejdi Berishes, të cilit duhet ti jemi mirënjohës të gjithë për kulturë demokratike, urtësi dhe atdhetarizëm.

            Për mendimin tim atë shkrim e njollosi një koment i z. Kadri Manit.

            Për respkt ndaj moshes së tij (duhet të jetë diçka me moshen e babës tim të ndjerë, ose edhe ma i madh), po kufizohem tue shprehë mendimin tim, jo për replikë.

Zoti Mani, ne komentin e tij shprehet: Ata u panë me brirë bizonësh, dhe Garda pandehi se bizonët e dresuar nga Kryebizoni Edi Rama, kanë dalë nga kopshti zoologjik, dhe në mbrojtje të domosdoshme, i qëlluan, dhe këtu ska asnjë përgjegjësi.
Kësaj i ka paraprië shtypi i erdhë e shtypi i zi në përgjithësi, në veçanti shkarravinat në internet, agjencitë e turpit të Çamërisë e të Pashtrikut... të gjithë siacial-fashistët gjithandej...
Edhe të huajt, ajo xhagajdurja sllovene, e cla ende nuk është distancuar nga policia e vet fashite, e cila vriste kosovarët!

Të lirohen 6 policët e Gardesh dhe të shpëblehen për qënderesn heroike.
As familjarëve të tre bizonëve nuk ju shprehim ngushëllëme; përkundrazi, ato duhet të turpërohen për mercenarët e vet të Edi Ramës”.
 

            Kush ma mirë se na që jetuem tragjedinë komunsite në Shqipni, na që ende sot e kësaj dite nuk e dimë ku i kemi eshtnat e atyne që na vrau barbarisht banda e Enver Hoxhës, mundet me e pasë të qartë se ajo që ndodhi me 21 dhjetor në Tirane ishte rrjedhojë e atij bolshevizmi, që sot përfaqesohet nga PS dhe banda e Edvin Ramës?

            Për fat të keq, haxhiqamilizmi tek shqiptarët asht një plagë e randë. Ka ende nostalgjikë të pushtuesëve osmanë. Ka ende nostalgjikë të pushtimit komunist, sepse pushtim qé ai.

            Komunizmi i shplau trutë shqiptarëve. Ata, një pjesë jo e vogël, sot e kësaj dite, vijojnë me iu falë diktatorit Enver Hoxha e pasuesëve të tij.

            Kjo mendësi e trishtueshme çoi edhe në tentativen e një grushti shteti të modelit tunizian. Njerëz te indoktrinuem, me kulturë gjysmake, ose krejt të pakulturë, të mashtruem nga banda e Edvin Ramës, kryen atë akt të shemtuem që e ndoq gjithë bota.

            Aty humbën jetën edhe katër vetë. Katër ndjekës të komunistit Rama e ndoshta edhe ata vetë komunistë. Nuk çuditem nëse baballarët e tyne, apo gjyshat, të na kenë vra pa gjyq apo me gjyq e na vazhdojmë të kërkojmë eshtnat e të dashunve tanë.

            Por ata, gjithësesi, janë shqioptarë, janë vëllaznit e mi komunistë.

            Ju i fyet randë, z. Mani. Nuk fyhen viktimat.

            Nëse keni atë burrni e urtësi që pretendoni, duhet tu kërkoni falje viktimave dhe familjeve të tyne. Duhet të më kërkoni falje edhe mue, që mi fyet vëllaznit komunistë, që ndoshta me vranë dje kur ishin në pushtet.

            Me fjalë si ato të komentit tuej, z. Mani, kombi ynë nuk shkon përpara.

            Sepse edhe fjala vret e vret liksht.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx