Mendime
Faik Krasniqi: Kombi ynë ka qenë,është dhe do të jetë gjithmonë vetëm Kombi Shqiptar
E shtune, 22.01.2011, 05:22 PM
Kombi ynë ka qenë,është dhe do të jetë gjithmonë vetëm Kombi Shqiptar
Nga Faik Krasniqi
Seç u bëra kurioz që të di se cilat janë ato "vepra me famë botërorë që flasin për Kombin dhe Qytetarinë". Unë jam dakord me thënien që kombet krijohen me shekuj dhe jo brenda disa viteve. Kombet janë krijuar nëpër një proces të gjatë historik dhe jo sa hapë e mbyll sytë.
Unë nuk njoh shqiptar nga Kosova, apo mua deri më sot nuk më ka ra në vesh që dikush të thotë se KOMBI im është ai ''Kosovar''. Gjëra të tilla lexohen vetëm nga artikujt e Matoshit, dhe nga artikujt e të vetëshpallurit "politolog" Nexhmedin Spahiu.
Çdo komb e ka historinë e vet. Me çfarë historie do të krenohet ky "Komb Kosovar"? Me cilët heronj do të krenohet ky komb Kosovar? Me interesat e Matoshave dhe Spahijave?.
Të gjithë heronjtë luftuan dhe u viktimizuan për çështjen shqiptare, luftuan dhe u viktimizuan për pavarësinë e terë tokave shqiptare. Për ata gjithnjë në konsiderim vinte vetëm Kombi Shqiptar. Pastaj, e gjithë historia e Kosovës është e mbushur me luftëra për çështjen shqiptare për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.
Krijimi i një kombi të ri ''Kosovar'' do të krijonte probleme edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. P sh, çfarë kombi duhet të krijojnë shqiptarët që jetojnë në Arbëri (Maqedoni)?. Çfarë kombi duhet të krijojnë shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës)?. Çfarë kombi duhet të krijojnë shqiptarët që jetojnë në Malësi (
Ata që duan të na përçajnë duke na krijuar identitet të ri, komb të ri, janë armiqtë tanë. Krijimi i një komb të ri'' kosovar'' ndoshta është në interes të Serbisë por assesi të popullit shqiptar! Unë i them JO KOMBIT'' KOSOVAR''.
Kombi ynë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë vetëm KOMBI SHQIPTAR.
(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)