E shtune, 27.04.2024, 06:58 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Një Urim për Ramushin!

E merkure, 26.01.2011, 08:00 PM


Një Urim për Ramushin!

 

URIME i nderuari zoti Ramush!Urime e nderuara Familje Haradinaj! Urime lindja e Trimit të Ri! dhe i bëftë 100 vjet! Të nderuar miq e dashamir të zotit Ramush Haradinaj,Urime lindja e Trimit- të TRIMIT!, duke i dëshiruar që të rritet i shëndetshëm dhe të bëhet i suksesshëm për kohën në për të cilën do të kalojë,ashtu siç u bë Babai i tij,në këtë kohë!

 

Sot udhëheqësit të AAK zotit Ramush Haradinaj,iu shtua "Hisja" edhe me një Djalë! Gëzimi për lindjen e një fëmije ndër shqiptarët me siguri se është i madh kudo,por në rastin e Ramushit, lindja e Djalit të tij nën këto rrethana,merr peshë të shumëfishtë edhe për një  arsye të veçantë, se derisa ai po mbahet i mbyllur pa të drejtë,Luftëtarit të lirisë,zotit Ramush Haradinaj, iu shtua gëzimi edhe me një pushkë  më tepër për Atdhe,të cilin familja ashtu edhe e pagëzuan, me një emër shumë të përzgjedhur,Trim! U bëftë i tillë,Trim dhe i zoti, ashtu siç edhe e ka traditë familja e tyre e nderuar të nxjerr vetëm trima dhe luftëtar nga gjiri i sajë për Atdhe.

 

Uroj që gëzimit të lindjes së TRIMIT,ti shtohet edhe gëzimi i LIRIMI-t të Babait të Trimit, zotit Ramush Haradinaj, sa më parë,që ai me familje dhe Kosova me shqiptarët, ta bëjnë një Festim të vërtetë gjithëkombëtar!

 

U R I M E !!!

 

Gani Qarri, Cyrih 24 Janar 2011



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora