E diele, 04.05.2025, 08:53 AM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: S'Edi Kristaq Rama

E hene, 24.01.2011, 09:58 PM


S’EDI KRISTAQ RAMA

 

Rama këtu e humbi ndeshjen. Por, që të mos e pranosh humbjen reale është edhe një humbje tjetër e dyfishtë e zgjimit të iluzionit për kthim të fitores. Nuk ndodh realisht një fitore tjetër pa e luajtur atë. Atë lojë duhet luajtur vetëm në kohen e duhur dhe vetëm atëherë mbase e ke kuptuar humbjen dhe të ka ndodhur anasjelltas përmasimi.

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Mimika e çartur e Rames

 

Askund tjetër dhe as te ndonjë tjetër më shumë se sa të PS-ja dhe Edi Rama nuk e vëren shqetësimet e jashtëzakonshme të mimikave. Dje ato u çartën fare, mimika e Ramës po si edhe e PS-së, vishkulluan si gomat e formulave në pistat e rallit. Moti i keq dhe mos kujdesi i nxorën para kohe nga pista. Të dhunshëm fare ishin protestuesit socialist, ndërsa dorëheqja e qeverisë nuk mund të ndodhte nga 200 mijë protestues të dhunshëm. Në demokraci dhuna funksionon vetëm si anarki. Por, nuk mund ti hapet rrugë e lirë anarkisë për ta përmbys demokracinë. Kjo s’mund të lejohet, e s’Edi Rama se konceptet e vjetra hasin në mjedise të reja. Interesat shtetërore janë zgjeruar më shumë se sa konceptet e vjetra për rikthim të monizmit në Shqipëri. Sëmundja për rikthim të monizmit ka vetëm një emër atë të skizofrenisë politike. Nëse do të donim të dinim diagnozat më saktësisht të kujt është fare lehtë të zbulojmë, janë të gjithë ata qe hapur kërkuan kthimin e Shqipërisë në Tunizi. Këta janë horri i famshëm Edi Rama, Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela, Preç Zogaj, etj. Këta janë bartësit e skizofrenisë politike në Shqipëri qe nuk e duan Shqipërinë me demokraci po me anarki. Ata s’kanë për të krijuar anarki politike në vendin e shqipeve, përderisa Shqipëria është më shumë demokratike. Nuk mund të rrënohet bashkësia qytetare duke ndarë treguesin territorial (mëmëdheun), duke i rrënuar bashkësinë e ligjeve dhe institucioneve, duke e ndarë ndjenjën e barazisë ligjore, duke rrënuar vlerat dhe traditat e përbashkëta të shqiptarëve. Prej vitesh Rama dhe ustallarët e tij e kanë provuar këtë, duke u ndarë dhe duke rrënuar, mbase dhe ndofta ky ishte skenari i’Ramë’s dhe i gjithë bllokut. Nuk i detyron askush të luajnë keq në fushën e politikës, fundi edhe në politikë ngjan si ne futboll, kush jap gola fiton dhe jo kush pretendoj se luajti më mirë. Berisha e fitoj sepse ne lojë kishte futur edhe (t’)Metën qe ti se pranove duke e nënçmuar vazhdimisht. Zgjedhjet së pari u pranuan, pastaj filluan kontestimet kur Berisha shënoi golin përmes Metës në koalicion. Rama këtu e humbi ndeshjen. Por, që të mos e pranosh humbjen reale është edhe një humbje tjetër e dyfishtë e zgjimit të iluzionit për kthim të fitores. Nuk ndodh realisht një fitore tjetër pa e luajtur atë. Atë lojë duhet luajtur vetëm në kohen e duhur dhe vetëm atëherë mbase e ke kuptuar humbjen dhe të ka ndodhur anasjelltas përmasimi. Berisha është e kuptueshme se fitoren nuk mund t’ia jap Ramës, pa e fituar realisht atë, e siç dihet atë fitore me dhunë se merr dot në demokraci. Po të ishte monizëm ndofta do ta merrte përmes shantazheve e dhunës siç po e provon gabim. Derisa nuk jemi në monizëm nuk e paragjykojmë atë se si do ta fitonte. Demokracia ka këto kushte të tjera qytetërimi, janë kushte pa dhunë, janë kushte në lojë të lirë dhe me standarde të pranueshme për vlerat e vet sistemit aktual. Rama nga PS-ja, tenton të prish përfundimisht kontratën e shtetit e cila mbase është ndërtuar nga vullneti i shumicës se qytetarëve. Ndërsa, vazhdon të shurdhoi kot në demokraci duke provuar të mbivendos ndryshe dhe të vë kontratë tjetër që përligj vullnet e të drejtës së shumicës duke e kthyer pakicën në pushtet. Kjo si ndodh demokracisë veçse dhunës dhe mafisë politike.

 

Demonstrata e paqes me dhunë

 

Në fillim kur u vendos të thirren këto demonstrata, u paraprinë disa deklarata të opozitës - veçse për rrëmujë, për dhunë, për Tunizi e sallamadi. U priu Rama (e i raft damlla), e ndezi Skënderi (u bë beteri), e vazhdoi Ruqi (krejt e huqi).

Si në këto rima doli jehona e opozitës (e zezë ditës), në demonstratat e 21 janarit u bën aq paqësore, e në të vërtetë hiq s’u shkoi për dore. S’janë paqësor ata që bëhen horë. I qëllonin policët e shtetit fortë e ma fortë, madje sikur të ishin policë bash bijtë e B(er)ishës. Kjo qe zgjedhja paqësore e opozitës qe do tu mbetet ne kujtesë të ditës, e zgjodhën të vrasin, të kallin Tiranën, të bëjnë imazh e gjendjen Tun(i)zi, veç për faqezi nga Rama me tanë ata shoqëni.

Mbasi të gjithë pamë, sjelljen e krekosur të opozitës qe shtiret se e do Shqipërinë dhe drejtësinë e këti shtetit, nxorën e shkulën aq gur rruge si dhuratë për policë e shtetit. Merrni me mend qa ndodhi u pa diku se i biri po godiste të atin (babën), për fat të keq ai ishte vetëm policë. I biri i mashtruam politikisht, ndërsa i ati po goditej brutalisht, s’Edi Kristaq Rama këtë qa ka bë. E kjo ishte vetëm një ditë historia e dhimbshme e 21 Janarit në Shqipëri.

 

22 Janar 2011



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx