Mendime
Afrim Mustafa: A do të bëhet Hysni Bytyçi avokat mbrojtës i Dick Mart-yt…???
E hene, 24.01.2011, 09:57 PM
Rreth shkrimit skandaloz të avokatit dr. Hsyni Bytyçi, “Edhe humaniste edhe joantishqiptare”
A do të bëhet Hysni Bytyçi avokat mbrojtës i Dick Mart-yt…???
Avokati beogradas Hysni Bytyçi, sigurisht se mund të jetë i vetmi shqiptar të cilit i “ dhembsen” dhe i trimëron antishqiptarët, si Carla Del Ponte dhe Dick Marty, por edhe “ humanistja” Natasha Kandiq . Kjo e fundit, në vend të misionit të saj “ humanitar”, siç prezantohet që sa e sa vjet në Kosovë, ajo ka luajtur dhe luan rolin e prokurores dhe hetueses kundër UÇK-së dhe kundër shqiptarëve të Kosovës…. !!!! Natasha njëherit e kishte furnizuar Carla Del Ponten me dosje të ndryshme e shpifje , të cilat kjo e fundit i ka publikuar edhe në librin e saj antishqiptar, “ Zonja prokurore”.
SHKRUAN: AFRIM MUSTAFA
Ditë më parë kam shkruar dhe dituar shkrimin me titullin, “ Natasha Kandiq, “humanitare”, apo antishqiptare”, të plasuar edhe në faqet e zemrashqiptare.net. Shkrimi në fjalë ka zgjuar kërshërinë e mijëra lexuesve, të cilët në të gjitha format më kanë uruar dhe përgëzuar për qitjet e argumenteve në shesh edhe të disa” humanitarëve”, të cilët Kosova dhe shqiptarët i kanë besuar, por që më në fund janë zhgënjyer me arsye të plotë. Në këtë shkrim , pashë se kishte reaguar, apo kundërshtuar përmes një shkrimi të datës 17 janar 2011 avokati Hysni Bytyçi, të cilit i kishte “ djegur” goxha fort dëshmia ime e shkruar dhe e argumentuar me fakte të plota e të vërteta, e jo siç thotë z. Hysni Bytyçi, se këto janë “ shkarravina” dhe “ të pavërteta” … Në të vërtetë, shkarravina dhe llomotitje janë krejt thëniet e Hysni Bytyçit, i cili, në kohën kur të gjithë shqiptarët në botë janë bashkuar si një trung kundër të pavërtetave dhe insinuatave të Dick Martyt, ai del në mbrotje të tij dhe të bashkëshpifësve të tij… Që fë fillim të shkrimit të tij, z. Hysni Bytyçit nuk i pëlqen që unë në shkrimin tim, të datës 14 janar 2011, kur unë bëj pyetje dhe këtë shqetësim e vëj në titull se, “ A është Natasha Kandiq “ humanitare” , apo antishqiptare. Madje, Bytyçi më tej shton, citoj: “ Dhe Afrim Mustafa akuzon Natasha Kandiqin, Dick Mart-yn dhe Carla Del Ponten pa asnjë të vërtetë “ !!!
Unë nuk akuzoj, por shkruaj dhe flas me të gjitha argumentet dhe të vërtetat …
Nga ky citat kuptojmë që, paska dikund ndonjë shqiptar, apo “ shqiptar” që po e mbrojka antishqiptarin Dick Marty dhe rrenat e tij mashtruese e komprometuese për Kosovën dhe shqiptarët pa asnjë të vetmen dëshmi …???? A, thua, është i vtemi shqiptar Hysni Bytyçi, i cili në mënrë të paturpshme mbron një njeri shpifës e tendencioz dhe ndaj të cilit janë ngritur në këmbë të gjitha institucionet e Kosovës, institucionet e Shqipërisë dhe i gjithë populli shqiptar ??? A ende s’e ka të qartë Hysni Bytyçi se thëniet e ulëta të Dick Mart-yt, tashmë janë propaganda ndjellakeqe dhe që ka irituar dhe shqetësuar e nervozuar çdo shqiptar …? Po, Natashën “ mike” që sigurisht e ke, pse të mbetet “ hatri” aq shumë z. Bytyçi? A mos ke ndonjë “ biznes” të përbashkët me të, apo përfitime nga ajo dhe nga veprat e saj “ hmanitare”, e që në fakt shumica e veprimeve të saj janë kryekëput antishqiptare…??? Po, si mund ta mbrosh një person z. Bytyçi, e cila sajon dosje antishqiptare dhe anti-UÇK për gjoja “ zhdukjen e 593 serbëve nga UÇK-ja pas luftës dhe të njëjtat ia dërgon antishqiuptares tjetër Carla Del Ponte ??? E dini se Carla Del Ponte ka sajuar një libër të tërë me dosje kundër UÇK-së dhe Kosovës dhe nga kjo dosje e rreme tani shërbehet dhe inicon prapë dosje të rreme eurodeputeti Dick Martty ??? A nuk ndjen pak turp z. Bytyçi që vetes i thua shqiptar dhe merr në mbrojtje antishqiptarë, kur e gjithë shqiptaria është ngirtur kundër tyre dhe kundër shpifjeve marramendëse të tyre??? Pse, mundohesh ta injorosh këtë shkrim me fakte e argumente që e kam bërë, ndërsa në anën tjetër, ti nuk jep kurrfarë argumentesh e faktesh për Dick Marty-n, Natasha Kandiq e Carla Del Ponte ??? Dhe ti avokat Hysni në reagimin tënd, shprehesh, citoj,: “ Dëshmoni vetëm një rast se kur dhe ku Natasha Kandiq i ka sulmuar shqiptarët si komb, kur dhe ku Dic Mart-y i akuzon shqiptarët si komb, ku dhe kur Carla Del Ponte i akuzon shqiptarët dhe UÇK-në në tërësi”??? Po, si mundesh të mbrosh këta shpifës, z. Bytyçi, kur ata, që të tre, jo vetëm njëherë, por përherë vazhdojnë ta fyejnë shqiptarinë , UÇK-në dhe Kosovën, pandalur hiq dhe pa asnjë fakt, apo argument ??? A e keni lexuar z. avokat Hysni, librin e ish- prokurores, Carla Del Ponte dhe trillimet antishqiptare që ajo i boton në këtë dokument, e të cilin ia ndalon pikërisht shteti i saj, Zvicra për të mos e publikuar …??? Dhe, e dini se Carla Del Ponte një pjesë bukur të madhe të këtij libri e boton me “dosjet” të cilat vetë Natasha Kandiq ia kishte sjellë nga Kosova, ku ajo qëndron dhe vepron nga paslufta, madje edhe me zyre të saj “hmanitare” në mes të Prishtinës …? Po të pyes zotëri avokati, tash, çfarë thua ti, zonja Kandiq në Kosovë vepron si “ humanitare” dhe udhëheq Organizatën Joqeveritare me emrnin, “Fondi për të Drejtën Humanitare” !!! Dhe, tash, me “ dosjet” e saja dërguar antishiptares Carla Del Ponte del se qenka një prokurore dhe hetuese ??? Pra, Natasha, sipas teje është “humanitare”, por sipas fakteve, ajo po vepron si hetuese dhe prokurore ??? A, s’është ky mashtrim dhe maskim në emër të gjoja, “humanitetit” dhe mikpritjes që ia kanë bërë në Kosovë Natasha ta keqpërdorë misionin e saj, apo ta “ ndryshojë” këtë “ mision” nga “ humanitare” në hartuese të dosjeve kundër UÇK-së dhe kundër shqiptarëve ??? Z. Bytyçi, ka kaluar ajo kohë e errët, kur dikush ka ardhë në Kosovë gjoja, për “ ndihmë humanitare” e për “ veprime përkrahëse”, e në anën tjetër të na dredhë dhe zhdredhë dhe të na bëjë lloj-lloj qivijash, prapaskenash e dëmesh të këqija e të rënda . Këtë duhet ta kesh të qartëp edhe ti !
Duke mbrojtur shpifësit, maskuesit dhe dezinformatorët nuk luftohet krimi !!!
Po, pse, z. Bytyçi thua se, për çështjen e Reçakut, opinioni ndërkombëtar dhe vendor është i informuar mjaft mirë ??? Po, a s’po e ditke ti, apo nuk do ta dijsh se, kryerësit e masakrës së Reçakut dhe të shumë masakrave e tmerreve të tjera serbe, ende gjenden të lirë dhe të padënuar nga drejëtsia ndërkombëtare…??? Madje, meqë ti jeton në Beograd, ndoshta i “ njeh” dhe i takon për çdo ditë kriminelët që vranë e prenë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999… ??? Ti a do t’na hedhësh pluhur dhe hi syve, se gjoja, “ krimi është krim dhe se, “ nuk ka të keqe të zbulohet ndonjë krim i kryer nga shqiptarët ??? Krimi është krim, kjo është e vërtetë, kudo që ndodh dhe ka ndodhur ai duhet të ndëshkohet. Por, në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohen krimet tmerruese e barbare serbe me ndonjë “ krim” të ndonjë shqiptari, i cili, ti thua se mund të jetë kryer dhe Natasha e Carla Del Ponte po e hetuakan !!! Por, që asnjëherë nuk jepni fakte e dëshmi, por veç rrena e filozofi !!! Kjo është paurpësi dhe marrëzi e pafalshme për ty, zotëri Bytyçi. Aq më keq, kur prezantohesh si avokat që siç thua vetë,“ ke mbrojtur dhjetëra shqiptarë nëpër gjykatat e Kosovës dhe të Serbisë gjatë viteve ’90-ta”. Unë po të them se, nuk ke bërë keq, mirë ke bërë me këto veprime ( nëse i ke bërë ), por nëse është ashtu dhe ke ndjerë dhembje për vuajtjet e bashkëkombasve tu, tash nuk mund të na hipësh në qafë dhe të marrësh rolin e mbrojtësit të shpifësve dhe shpifjeve të rënda, të cilat tentojnë të na mvishen nga soji i Carla Del Pontes, Dick Mart-yt dhe Natasha Kandiqit. Zotëri Avokat Bytyçi, a të mjaftuaka ty që, nëse janë dënuar gjoja disa persona për masakrën e Reçakut, qenkan dënuar të gjithë kriminelët dhe vrasësit serbë dhe tash sipas teje çdo gjë qenka “fiti-fifti” dhe paska mbaruar gjithçka ??? A e di z. Bytyçi, si shqiptar që je se në Kosovë msakara e Reçakut që tronditi botën, nuk ishte e vetme dhe paramilitarët e barbarët serbë masakruan edhe qindra shqiptarë edhe në Abri, Izbicë, Likoshan, Qirez, Stagovë, Suharekë,Loxhë, Lybeniq, Makoc, Llap, e më shumë e shumë vende të tjera??? Dhe, Natasha Kandiq , Carla Del Ponte e Dick Marty, në vend se të hetojnë dhe të apelojnë për nxjerrjen para drejtësisë të atyre serbëve që vranë rreth 13.500 shqiptarë, llomotisin dhe bëjnë “ dosje” pa asnjë fakt të vetëm e pa dëshmi, vetëm e vetëm që të njollosin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarinë në përgjithësi ??? Ti thua, çka ka të keqe nëse zonja Natasha dëshiron të zbulojë ndonjë krim të kryer nga shqiptarët” ??? Edhe, unë them, se asgjë të keqe këtu nuk ka. Por, pse të mos merret Natasha, Carla e Dick-u me hulumtimet e krimeve serbe ndaj shqiptarëve, për të cilat ekzistojnë mijëra fakte e dëshmi dhe dihet se nga makineria serbe janë vrarë mbi 13.500 shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Dhe, deri tash, gati askush nuk është dënuar, përveç aty-këtu tak-tuk! Ndërsa, Natasha, Carla e Dic-u bëjnë turr për të qitur në opinion për gjoja disa “ shtëpi të verdha” dhe gjoja e krime të kryera nga shqiptarët dhe UÇK-ja, që janë veç gënjeshtra, rrena dhe fabrikime dhe asnjëherë nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë. Këto thënie të këtyre shpifësve tradicionalë kunër shqiptarëve asnjëherë nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe me ndonjë të vërtetë.
ÇFARË THOTË CARLA DEL PONTE NË “DOSJET” SHPIFËSE KUNDËR UÇK-së NË VITIN 1999 TË HARTUARA NGA NATASHA KANDIQ ?
Nëntor të vitit 1999, Karla Del Ponte do të marrë një “dosje” nga serbja Natasha Kandiq dhe listën me emrat e 593 serbëve, të cilët gjoja ishin rrëmbyer pas 12 qershorit të vitit 1999, pra pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë … Dhe, më tej në librin “Zonja prokurore”, Del Ponte vazhdon : “ Natasha Kandiq ka kërkuar nga unë që mandatin e Tribunalit ta zgjeroj edhe në rastet e tjera kriminale të kryera jashtë kohës së luftës së armatosur në Kosovë. Me këtë do të jetë e mundur që kurrsesi të mos heshten dhe të procedohen krimet që UÇK-ja ua ka bërë serbëve dhe të tjerëve, duke përfshirë edhe njoftimet shqetësuese sipas të cilave UÇK-ja ka rrëmbyer serbë edhe para syve ( hundëve) të NATO-s !!!! Këto informacione, rrena dhe deklarata mashtruese ia kishte ofruar “humanistja” Natasha Kandiq kryeprokurores Karla Del Ponte në nëntor të vitit 1999 !!! E, ne, edhe sot e asaj dite, nuk e “ dimë” apo nuk duam ta dimë se roli i Natasha Kandiq dhe i Kandiqve e i Kandiçkave serbe si ajo, gjithherë ishte dhe është minues, shkatërrues dhe antishqiptar, e kurrë e kurrnjëherë njerëzor dhe humanitar !!!
Organet e njeriut nuk mund të ndërrohen e të shiten sikur pjesët e veturave dhe të traktorëve, zotëri avokat Hysni !!!
Po kjo Carla Del Ponte, në një rast gjatë dëshmimit të Wesli Clark, Komandantit të NATO-s në Gjykatën e Hagës për bombardimet mbi caqet serbe në Kosovë e Serbi, në një moment i ishte mbushur mendja që të bëhet në anën e kryekriminelit Millosheviq!!!Merreni me mend! Karla Del Ponte madje ishte në gjendje që të takohet dhe të bisedojë edhe me kriminelin Millosheviq, vetëm e vetëm që ta kundërshtojë intervenimin e NATO-s dhe lirinë e Kosovës !!! Pra, Carla pos që do të bëhej me Millosheviqin ajo edhe kishte tentuar që të bëjë padi edhe kundër pilotëve të NATO-s dhe kundër intervenimit të Aleancës Veriatlantike në Kosovë !!!! E, ti do ta mbrosh këtë antishqiptare dhe hartuesve të “dosjeve” antishqiptare për të …??? Ë, …??? Dhe, në shkrimin tënd të paqartë e tendencioz, nëkohësisht thua: “ Kush e ngrit zërin kundër krimit, nuk domethënë se është antishqiptar” . Ashtu është por, zëri kundër krimit dhe kriminelëve nuk ngritet me shpifje, rrena e mashtrime. Zëri kundër krimit nuk ngritet, kur Dick Mart-y e bashkëhartuesit e dosjeve me të, të cilët thonë se, “ UÇK-ja kishte bërë kështu e ashtu, se gjoja, ishin bërë krime në një “ shtëpi të verdhë”, se gjoja pjesëtarët e UÇK-së kishin shitur organe njerëzore, se ishin…., e kishin, ndërmend, e kishin ….etj.etj “ . Kur këto thuhen, duhet qitur menjëherë argumentet dhe dëshmitë përkatëse, e jo të fyhet një popull i tërë dhe t’i mvishen etiketime për veprime imagjinare, që jo veç që nuk kanë ndodhur, por as që i ka menduar dikush t’i bëjë. Si mendon ti z. avokat Bytyçi, kur pajtohesh me Dick Martyn, domethënë se, këto veprime, pra shitja e organeve të serbëve qenka bërë vërtet në të ashtuqajturën, “ shtëpi e verdhë” ??? A mendove ti z. Bytyçi se, organet e njerëzve qenkan pjesë të veturës e të traktorëve dhe ato po u ndërruakan, sikur në shitoren e autopjesëve …??? Ë, …??? Po çfarë do të thuash tash e tutje ti Hysni, Dick Marti e Natasha Kandiq, Borisav Joviq, Ivica Daqiq e viq të tjerë, kur Dick Marty, sikur është “ ftohur” dhe gati sa nuk është tërhequr nga deklaratat e tija tendencioze e pompoze …??? Çfarë do të thuash ti, tash ??? A do t’i biesh pishman që e ke mbrojtur dhe po e mbron këtë antishqiptar dhe trion Marty, Kandiq dhe Del Ponte…??? A do t’i thuash “ mikeshës sate” që, kur të vijë në Kosovë t’i kërkojë falje popullit shqiptar që i ka mashtruar dhe te ne është prezantuar si “humaniste”, ndërkaq në anën tjetër ka vepruar dhe dezinformuar si prokurore dhe hetuese dhe pafytyrshëm ka hartuar dosje tinëzare e mashtruese kundër UÇK-së …??? Apo, do t’i ndihmoni asaj edhe ju në misionin e saj “ humanitar” e prokurorial…???
Ju nuk jeni i informuar, e jo unë, siç pretendon ti avokat Hysni Bytyçi
Pyetja ime e radhës për avokatin z. Hysni Bytyçi, është : Pse ju zotëri Bytyçi, si avokat që jeni, nuk merreni me hulumtimin dhe gjetjen e mbi 1800 të zhdukurve shqiptarë, eshtrat dhe fati i të cilëve nuk dihet ende për 12 vjet me radhë …??? Pse, nuk bëni ndonjë shkrim, apo akuzë kundër atyre që këto vëllezër dhe motrat tona i kanë kidnapuar, zhdukur dhe sigurisht edhe masakruar dhe madje ua kanë humbur çdo shenjë të trupit të tyre…???? Po, a dëgjuat ju që regjimi serb në Beorad vetëm para dy ditësh i dënoi me mbi 100 vjet disa pjesëtarë të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me akuza të ndërtuara e të fabrikuara në kuzhinat serbe …???? Pse nuk reagoni ju zotëri avokat për këtë …??? Apo, ndoshta i bashkëngjiteni akuzave të regjimit, ku jetoni për dënimet e ish- çlirimtarëve të UÇK-së …??? Ka edhe shumë e shumë pyetje, të cilat do të donim t’ju parashtronim për “zotëri” avokatin nga Beogradi Hysni Bytyçi. Ndërsa, në fund, të dërgojmë edhe një “ selam “ nga Oda e Avokatëve të Republikës së Kosovës, e cila kërkon që, edhe ti, sikurse çdo avokat shqiptar të vijë e të regjistrohet në Odën e Avokatëve të Republikës së Kosovës… Apo, ndoshta ti je i regjistruar në Beograd dhe në Serbi dhe kjo është e drejtë ytja, që askush s’ta mohon. Por, kur të flasësh për Kosovën dhe rreth Kosovës, këtë tash e tutje ta bësh pasi të licencohesh nga Oda e Avokatëve të Kosovës! Kështu, thekson edhe kryetari i Odës së Avokatëve të Republikës së Kosovës, i z. Musa Dragusha, cili tregon se ti asnjëherë nuk ke kërkuar që të regjistrohesh në këtë institucion të avokatisë kosovare !!! Por, më mirë e ke të rrijsh atje ku je, në Beograd, e posaçërisht tash, kur ndoshta do të bëhesh mbrojtës i Dick Mart-yt dhe Carla Del Pontes, të cilët shpejt do të jenë të paditur nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga i gjithë populli shqiptar. Për shpifje, mashtrim dhe dezinformim me qëllim njollosjeje të një populli të tërë! Prandaj, shkrimi, “ Natasha Kandiq, “ humanitare”, apo antishqiptare” është një shkrim që gjithsesi nxjerr në shesh të vërtetat dhe të vërtetën për “ humanizmin” e Kandiçkës, por edhe për të palarat dhe të pavërtetat e Dick Martyt dhe të Carla Del Pontes …
Poshtëshënim:
Autori i këtij publikimi Afrim Mustafa është Gazetar dhe Publicist i pavarur. Ai është biograf i të gjithë dëshmorëve dhe Autor i Monografisë për 2073 dëshmorët e të tri ushtrive çlirimtare: Në Kosovë, Kosovë Lindore dhe në Maqedoni, “ Bardhësitë e Atdheut“- 1997-2002. Kjo vepër dhe Autori është nderuar me mirënjohje të veçantë dhe ka marrë vlerësime të larta nga qaqet akademike, intelektuale dhe nga institucione të ndryshme. Është publkimi i parë i tillë dhe i vetëm në trojet shqiptare.