| E merkure, 26.01.2011, 08:00 PM |
Një Urim për Ramushin!
URIME i nderuari zoti Ramush!Urime e nderuara Familje Haradinaj! Urime lindja e Trimit të Ri! dhe i bëftë 100 vjet! Të nderuar miq e dashamir të zotit Ramush Haradinaj,Urime lindja e Trimit- të TRIMIT!, duke i dëshiruar që të rritet i shëndetshëm dhe të bëhet i suksesshëm për kohën në për të cilën do të kalojë,ashtu siç u bë Babai i tij,në këtë kohë!
Sot udhëheqësit të AAK zotit Ramush Haradinaj,iu shtua "Hisja" edhe me një Djalë! Gëzimi për lindjen e një fëmije ndër shqiptarët me siguri se është i madh kudo,por në rastin e Ramushit, lindja e Djalit të tij nën këto rrethana,merr peshë të shumëfishtë edhe për një arsye të veçantë, se derisa ai po mbahet i mbyllur pa të drejtë,Luftëtarit të lirisë,zotit Ramush Haradinaj, iu shtua gëzimi edhe me një pushkë më tepër për Atdhe,të cilin familja ashtu edhe e pagëzuan, me një emër shumë të përzgjedhur,Trim! U bëftë i tillë,Trim dhe i zoti, ashtu siç edhe e ka traditë familja e tyre e nderuar të nxjerr vetëm trima dhe luftëtar nga gjiri i sajë për Atdhe.
Uroj që gëzimit të lindjes së TRIMIT,ti shtohet edhe gëzimi i LIRIMI-t të Babait të Trimit, zotit Ramush Haradinaj, sa më parë,që ai me familje dhe Kosova me shqiptarët, ta bëjnë një Festim të vërtetë gjithëkombëtar!
U R I M E !!!
Gani Qarri, Cyrih 24 Janar 2011