E diele, 28.04.2024, 04:25 PM (GMT+1)

Mendime

Çlirim Uça: Shteti ynë, apo shtetet tona

E premte, 28.01.2011, 09:57 PM


SHTETI YNË, APO SHTETET TONA

 

“Jam kundër krijimit të një shteti simbas menysë tonë”

 

Nga ÇLIRIM UÇA

 

Bekim Çollaku: “Mendësi kontestuese”. Është titulli i një shkrimi të botuar në Gazetën Express të d. 18. Janar 2011. “(Autori është Këshilltar i lartë i Kryeministrit të Kosovës)”. Në hyrje të artikullit shkruan:

“Nuk dua të besoj se ka qytetarë të Kosovës (qoftë ai politikan, analist, student, mësues, bujk...) që punon në dëm të shoqërisë dhe shtetit tonë. Prandaj, është momenti të ndalemi për një çast dhe të reflektojmë ndryshe. Shoqëria dhe shteti ynë i brishtë ka nevojë jetike për një diskurs kritik dhe emancipues, mirëpo kurrsesi vetëm kontestues dhe mohues.”

Kur njeriu lexon diçka të ketillë, pashmangeshëm i vjen të pysë: A thua ku jeton ky njeri? Jeton në kopështin e ëndërrave të tija, apo është fare i verbër për të parë plehrat e vendit të vet që po kundërmojnë në mbarë Europën e më larg?

Nga një mendësi e tillë do të ndjeheshin të perkdhelur edhe eshtrat e Esat Pash Toptanit, të Ali Shukrisë, Sinan Hasanit, Rrahman Morinës etj. Do të thonin “ Ja, më në fund u bindën se as ne nuk kemi punuar kundër interesave të vendit dhe popullit, prandaj na rehabilituan ”. E t`mos flasim për këta të sotmit, që kjo thënje e Bekimit nuk u bën fare përshtypje.

E vërteta është : Në dëm të shoqërisë e të shtetit, apo shteteve tona, punohet në të gjitha turnet dhe nivelet, prej Kryetarit te Shtetit, deri tek nëpunësi më i thjeshte i nje zyre (K O S O V A DHE PSEUDOSHTETI I SË DREJTËS - Daniel Gazulli dhe Çlirim Uça- Zemra shqiptare datë 11.01.2011 ).

Kryedeshmija: Kosova dhe Shqiperija janë buzë greminës sepse punohet në dëm të tyre në ç`do nivel. Shoqërija dhe shteti ynë parasëgjithash kanë nevojë të çmontojnë mafjen institucionale, mandej mund t‘u hapim rrugë proceseve emancipuese.

Përfundimi: Nga një keshilltar si z. Bekim Çollaku nuk do të duhej të merrte këshilla as edhe një kryeplak katundi, jo më kryeministri i vendi.

Dritan Hila “ Grusht për dy shtetet shqiptare “. Është titulli i një artikulli të botuar po në Gazetën Express datë 13 janar 2011.

Në hyje të shkrimit thuhet:

“Ose t’i japin institucionalisht dum rrëzimit të raportit, ose t’i lëshojnë vendin ndonjë shtrigani haitian të ritit Woodo, që të trembë shejtanin që na ka hyrë dhe t’i japë munxët Dick-ut, pasi me sa duket, vetëm kjo na ka mbetur për të bërë”.

Përkundër Këshilltarit të Kryeministrit, zotit Bekim, i cili nuk shkel fare nëpër tokë, Dritani të paktën njërën këmbë e ka vu mbi tokë dhe po e sheh se ka baltë e plehra shumë. Kjo gjendje e ka shqetesuar dhe e ka vënë para dilemës: „ose, … ose…“. Por edhe Dritani nuk shtyhet më tej për të kuptuar se, pikërisht këto plehra janë të institucioneve tona, se shtetet shqiptare, para se të merrnin grusht nga jashtë, i kanë marrë grushtet nga mbrendë, nga vetë këto institucione.

Madje, Dritani, në rast të deshtimit tonë, si rrugëzgjidhej na propozon të sjellim edhe shrigana nga Haiti.

Përgjigje: Jo, Dritan, nuk kemi nevojë për importim shtriganash, se na mjaftojnë tanët, që si të tillë, vështirë t’u gjejsh shokët edhe në Haiti. Këtyne po, të paktën gjuhën ua kuptojmë dhe mund t‘u shërbejmë si po duan.

 

Kur ish Administratori i Kosovës, z. Mihail Shtainer, pati vendosë divizën - standartet para statusit – si rrugezgjidhje drejt përfundimit të statusit të Kosovës, ndër pak njerëz, do të thoja fare pak, unë kam qenë plotësisht i një mendje me atë pikpamje të z. Steiner. Madje atebotë pata shkruar edhe artikullin “Jam kundër krijimit të një shteti simbas menysë sonë“.

Duke dyshuar në zotësinë tonë në përballje me sfidën e shtetformimit, idenë e Shteinerit e shihja si shumë motivuse për përshpejtimin e procesit emancipues dhe krijimin e një shoqërije vlerash demokratike.

Por ndodhi si ndodhi dhe nuk u bë si tha z. Shtainer, apo si do të kisha dahstë edhe unë, por si deshi fati dhe egoja e shumicës: U formue Shteti i Pavarur i Kosovës.

Realizimi i kësaj egoje, të paktën në aspektin historik , ka pasë shumë rëndesi: Ka tre vjet që kemi shtetin tonë, që gëzojmë e hidhërohemi, ashtu si na dijmë dhe duam, e, vetëkuptohet, si është keq e më se keq.

Mjerisht, për shumicën e njerëzve sot është e qartë: Dëshira nuk u permbush simbas normave demokratike shtetformuese, por simbas plehrave që e stise



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora