E shtune, 27.04.2024, 05:50 PM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Reagim mbi shkrimin "Pacienti Kryeministër", të Lis Bukuroca

E shtune, 29.01.2011, 08:57 PM


Diagnoza e kritikës

Reagim mbi shkrimin "Pacienti Kryeministër", të Lis Bukuroca

 

Nëse është përdorur një parantezë e qëllimtë për ta shndërruar në "pacient" të shëndoshin kryeministrin, atëherë papra, është nxjerrë diagnoza e vetvetes para kritikës.

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Është thënë jo me kot, se më lehtë është ta vështrosh e kritikosh se sa ta bësh një punë. Për ta bërë, mbase ka pasur prova dhe ato nuk ishin të pakta, të mos bëhemi, sikur nuk e dimë, kur e dimë. Kur e di dhe kur bëhesh se nuk e di, lind mashtrimi brenda vetës.

Ne shqiptaret vërtetë nuk jemi evliatë e zotit, po as dhe nuk jemi ma të përkëdhelurit e tij, madje shpesh, kam shpreh një pajtim me të ndjerin e të madhin Azem Shkreli, kur e thoshte në një libër të tij se:” zoti nuk është shqiptar”!,. Mbase edhe këtë zot e kemi gjykuar për aq sa jemi e si jemi, ne nuk hezitojmë dhe e bëjmë këtë. Ndofta, zotit si ka hyrë gjë e mërzitshme as në kujtesë për të na e rënduar - këtë qe e kemi, e që mund të na vije më pastaj edhe ma rënd. Për ta thënë edhe këtë diku: “zot runa prej teje e, ti kujdes nga ne!...

Kaq rregulla janë krijuar dhe po kaq parregullsi i atakojmë, por mënyra e të jetuarit tonë, herë shalohet në atë shalë, e herë në këtë shalë.

Shala e rregullsive

Po të mos kishim dije për vete ndofta kjo dije do të quhej “budallaki”. Po, ja qe dija jonë ka vlerë, ka vlerë për ne sepse kemi arritur të unisojmë këtë dije, në vlera dhe për këto vlera kemi bërë disa rregulla. Pra, të udhëhiqemi vetëm nga rregullat tona universale, qe të mos e kthejmë dijen në pavler dhe ta shndërrojmë në “budallaki”, dijen tonë.

Paramendojmë sikur ta kishim kthyer budallakin në të jetuarit tonë. Të ikim nga moderniteti në paranoja, shemb: Ikja jonë nga shtëpitë në shpella, nga ushqimi i rregullt në mbeturina të parregullta, nga sistemet në yrysh, nga paq në dhunë, etj.

Shala e parregullsive

Është vetëm budallakia brum i parregullsive, dhe kjo gjini gjen vend për vete edhe në mesin tonë, përmes mosdijes manifestohet kudo, brutale dhe e pakuptueshme.

Se ka budallaki edhe në modernitet kjo s’të çuditë fare. Shemb: Për sa kohë iu deshtë Isa Begut me shku në Vlorë, e me marrë pjesë në inaugurimin e pavarësisë së vendit?!. Ndërsa, përmes “Rrugës së Kombit”, Qejfli Vali shkon në det t’Vlorës me pak se katër-pesë orë dite. Nuk ka nevojë me e nxjerrë në shesh thesin e budallëve, se jo me kot ata kallëzohen vet. Dikur njerëzit në Kosovë, vdisnin me sy hapur me pa, e me e shkel më këmbë, së paku njëherë Shqipërinë mëmë. Sot ka edhe asi, qe e kapin litarin më parë se sa nisen për me shku në Shqipëri.

Diagnoza e kritikës

Nëse është përdorur një parantezë e qëllimtë për ta shndërruar në "pacient" të shëndoshin kryeministrin, atëherë papra, është nxjerrë diagnoza e vetvetes para kritikës. Të gjithë e themi se e duam Shqipërinë, por kur vije puna dhe fillojmë ta duam vetëm për vete, atëherë na shpaloset xhelozia për të, dhe për këtë xhelozi ne e bëjmë dëmin, më të madh sepse harrojmë në të vërtetë ç’është dashuria dhe se cila pjesa e dashurisë sonë është shërbim i Atdheu. Atdheu nuk mund të duhet me hile, me teke, sikur po e bën bosi i krimit Edvin Rama, pa dhimbje shqiptare, pa ndjenja kombëtare, pa përjashtime vrasjesh. Mendo mirë qytetar i Evropës së lirë, mos i premto një legjitimitet një politike vrastare, qe nuk të përjashton më pastaj as dhe ty...Homazhe për të vrarët nga Rama dhe PS-ja, janë vrasje e dytë sepse e dije, dhe vet se nuk e realizoj asgjënë kur vendose t’i mashtroj ata, që të dhunojnë, po shterpa e tyre nuk e la me barrë shtetin, madje jo siç e skanuan recidivët e krimbur, dhe as që do të mund të realizo edhe në ndonjëherë tjetër, në ndonjë ditë tjetër kështu me dhunë. Demokracia e dhunës e ka vetëm një emër anarki. Ndërsa, anarkia dot nuk kthehet në Demokraci.



(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora