E diele, 28.04.2024, 08:47 AM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: Të fitojë në gjithcka gjykimi i drejtë

E premte, 28.01.2011, 09:58 PM


Të fitojë në gjithcka gjykimi i drejtë

 

Nga VLADIMIR SHYTI, Durrës

 

  Të gjithë shprehemi; se jetojmë në kohë të vështirë dhe,për të gjitha problemet që hasim në vëndin tonë i,a ngjeshim partis në pushtet,ose kryeministrit.Eshtë e vërtetë se ata kanë përgjegjësitë e tyre në cdo aspekt të veprimtarisë jetike në vend. Popullit i duhet vetëm t’i bëjë ballë kohës ashtu si mund të vijë. Mjerimi i tmerrshëm i masave të gjëra civile,në sytë e secilës rëndojnë ende hijet e lemerisë së viteve të shkuara e bëjnë popullin tonë të nënështruar dhe indiferent krashi ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri.

 

  Fill pas rënies së komunizmit vendi  ynë u nda në dy kampe;në të majtë e në të djathtë.Pushteti ra në duar të sundimtarëve të rinjë,të cilët morën udhëzimet u duhura nga bosat e bankave të mëdha e të vogla,por që sigurisht do të operonin sipas këshillave dhe urdhërave të tyre.Gazetat me fraza bombastike ngrinin lart demokracinë e vërtetë dhe vullnetin e paepur për të fituar mbi gërmadha që vet ata i udhëzuan.Në një vend të rrafshuar e të varfër vihet shumë shpejt pasuria.Dhe kështu pluskoi para popullit, lakuriqe,gjigante dhe e pacipë gënjeshtra e një jete të lumtur.Dhe ,jo,fajtorët nuk ishin këta që shëtisnin të shkujdesur dhe triumfatorë,por vetëm ata që e nxitën këtë shkatrrim.Por fajtorë ishim edhe ne,që nuk përdorëm fjalën  dhe mjetet tona kundër tyre.

 

  Dikush e mori guximin i,u dha shtysa vendimtare:duhej luftuar kundër kaosit! Lënda ishte e gatshme brenda tyre,u mungonte vetëm konformimi i qartë i instikteve të tyre.Tashmë e njihnin mirë ralitetin shqiptarë,kundërshtarin që do të luftonin,por nuk i’a dolën dot “fjalëshumëve të demokracisë së vërtetë”,t’i demaskonin me turp allishverishin e tyre politik dhe patriotik.Por balli kombit paralajmëronte këdo për ndonjë rrezik,e quanin pesimist dhe talleshin me të.Ata nuk e vuanin aspak luftën  e tyre,e sigmatizonin si tradhëtarë të demokracisë.Në fuqi ishin gjithnjë ata; dy klika që e merrnin pushtetin sa here merrnin udhëzimet nga qeveria botërore që vendos mbi fatet e popujve.Ishin bandat e tyre që përqeshnin e i, quanin frikacak të kujdesshmit dhe të dobët humanët e ata që i dilnin në krah popullit. Një e care e thellë po e përshkonte mbarë popullin tejpërtej;edhe vendi ishte i coptuar në një fare mënyre në dy botë të ndryshme:përpara ishte  bota e të fortëve që jetonin  pa halle,duke u pasuruar me mjerimin e të tjerëve dhe politikanët që do t’i mbështesnin për aq kohë sa u duheshin,dhe pas vinte bota e atyre që hiqnin të zitë e ullirit.Përmes dyerve të zyrave,të fortit depërtuan,nën njëqind maska të dryshme,duke krijuar një sistem të neveritshëm, atë të akraballëkut. Ndërsa politika e robotizuar bënte sitjen e njerzëve të zgjedhur në shoshin e politikës së padukshme për sytë e masave të gjera,derisa arritën të krijojnë klasat kapitaliste.

 

  Por,c’far ndodhi?Asgjë,vecse lufta po vazhdon qysh prej njëzet vjetësh,dhe koha po bën punën e saj,i ka sjellë njerzit në vete,pas asaj dehje,që të shikonin me vëmendje e tmerr se ku gjëndeshin dhe ku janë.Por,është vonë,tashmë kemi një soladiritet të flashkët,madje një armiqësi midis të majtëve dhe të djathtëve.Kanë një mosbesim të dëshpëruar-mosbesim ndaj parasë,që me shumë vështirësi  futet në xhepet e tyre,mosbesim ndaj njerzëve të politikës,mosbesim ndaj cdo premtimi të qeverisë,mosbesim ndaj gazetave e lajmëve të tyre,mosbesim ndaj vetë demokracisë dhe domosdoshmërisë së saj.Pra është e pamundur të gjesh medikamentin e duhur për zbutjen e shërimin e shpirtave të lënduar dhe të gjesh shenjën e një pastrim moral.

 

  Armiqësia ndërmjet dy kampeve është një rendje drejt një fundi të pakuptueshëm,me përdjekje të frikshme,dalldi shtazarake,egërsi e dhimbje,rrënqethje e tërë fanfarave të eksitimit politik,kënaqësisë dhe parandjenjave të këqija.E tëra kjo është  një fatkeqësi e pafjalë,që të shpie të mendosh moton e ngahershme;përca sundo.

 

  Politikan të dy klikave sunduese dhe shërbëtorët e tyre dalin e flasin para atij njeriu që hiqet zvarrë në kërkiim të miellit,vajit dhe kripës,të mbërthyer nga vrulli pasionit dhe si ata qentë roje të fatit,që mendojnë se e kanë kapur prenë tashmë,ngrihen mrekullisht para bosave  të tyre,ulen në fundet e kolltukëve të hoteleve luksoze e thurin intrigat e së nesësmes.Dhe populli si bagëti me coban vulgar nuk mund të shoh prapaskenën,ai dhe skenën e sheh të errët,ndaj mbledhin edhe ato pak forca që i ka mbetur dhe bën kërcimin fisnik për të mos u shembur në humner.

 

  Dhe politika zgjat tentakulat helmuese deri në majën e alpeve,ku zor është ngjitur pluralizmi,që ende kërcënohet nga kanuni gjakderdhës i Lek Dukagjinit,në kisha e xhami,ku prifti e myftiu nuk duken gjëkundi në ekranet televizive të predikojnë ritet e tyre,në pallatin e drejtësisë,në universitete e shkolla,në mjeksi e polici,  në hekurudhën e rrënuar,në tërë instuticionet shtetërore,ku korrupsioni është ulur këmbëkryq,dhe politika vendos veton e saj.Përmendin me bujë futjen në Nato,dhe liberalizimin e vizave,asfaltimin e rugëve e ngritjen e disa shkollave ose godinave spitalore që kalojnë shpesh here cakun kohor të premtimit.Dhe më absurdja është;rritja e lartë e ekonomisë.A  kanë dijeni

 

zotërinjtë komandues se një pjesë e popullit të varfër mbledh nëpër kosha plehërash,atë që hedhin ata?

 

A dinë ata se militatët e tyre sillen si kapadaij në postet që u kanë dhënë,madje ulin ritmin e punës me paaftësinë e tyre?A e dinë ata se bankat me kreditë e tyre janë kthyer në fajdexhinjë më të tmerrshëm e grabitës të botës?Po për studentin e diplomuar që lajnë pjatat në guzhinat evropine?Po për shkrimtarin e artistin që as dhe një here të vetme nuk është diskutuar në kuvendin parlamentar?Si mund të ecë një vend para pa kulture,pa art,ku artisti përcmohet? Dhe ata e dinë psenë,kanë frikë nga artisti,poeti e shkrimtari,se helbete gazetarin e kanë pronë të tyre.

 

  Sherri ose ngërci politik,ashtu sic e quajnë ata sjell pasoja në të gjithë vendet,aq më keq në një vend si i yni që ende nuk është vendosur demokracia e vërtetë.Por,kujt i leverdis ky sherr?Të gjithë atyre që majmen e përfitojnë nga kaosi i krijuar nga vet ata.Biznesmenit evropian që zbraz makazinat plot zhele dhe përfitimit të tyre nga krahu i lirë i punës në Shqipëri,bankave të keqe që shfrytëzojnë mjerimin e varfërinë e popullit shqiptar.

 

  Loja e kutive,si lodrat e fëmijëve,ti hap,mos i hap që zgjat qysh prej dy vjetësh.Kjo lojë me fjalë të zbarzta e pa ngjyrë fitojnë papritur një moskokcarje nga ana e popullit,që ndihen të ndrydhur e të mbytur,të poshtruar e të varfër,të cilët nuk janë vec  një re moskuptimi  krashi kësaj loje hipokrite.Dokumente pronash diktohen para popullit nga të dy klikat sunduese,që kumbojnë të mistershme në kryet e njerzëve,pasi as dhe një here të vetme nuk shkojnë në sallat e gjyqsorit.Pra,është një tjetër lojë e sundimtarëve për t’i hedhur hi syve popullit të mjerë.Janë magjira që të clirojnë popullin nga arsyetimet për politikën e tyre mafioze.

 

  Kjo është një kohë e egër,anarkike dhe e cuditshme.Një kohë ekstaze entuziaste dhe mashtrimesh të pacipa,një përzierje unike padurimi e fantazimi.Gjithcka ekstravagante dhe e pakontrollueshme.Njerzit vrapojnë pas gjithckaje që u premton t’u krijojë një ekonomi të qëndrueshme,vrapojnë mbas cdo lloj droge,pas morfinës,kokainës e heroinës.Njeriu bëhet ujk për njeriun;ligjvënësi gjykon e vendos drejtësi atje ku fitimi është më i majmë,mjeku grabit pacientët,pedagogu dëshiron paranë e qejfin,policia rrëmben ku të mund,zyrtarët kapardisen nëpër lokale luksoze,ndërsa populli vështron i habitur në atë mjerimin e tij, lakejt e babzitur që zbardhin dhëmbët të kënaqur nga mjegulla që ka mbuluar këtë vend.

 

  Pushtetarët rrahin gjokset për sukseset e arritura,por këto suksese po bëhen të rrezikshme dhe po corodisin njeriun e thjeshtë,që deri  vonë pati besuar më fort  në qëlimet e veta sesa në aftësinë e drejtuesëve të shtetit.Dhe kur suksesi fryhet jashtë mase,ai pastaj shkëputet nga ata që e mbajnë,dhe vjen era pushtet të dhunës,force,mall,tregti,kapital dhe si pasojë krijohet një reaksion i fuqishëm,bëhet gjithashtu një forcë që nis të ndikoj,të sundojë e ta shndrrojë njeriun që mban atë pushtet. Ata lumturohen e të vetëdijshëm per vlerat që kanë,barazojnë veten padashur me ndikimin që ushtrojnë ,marrin një titull,një dekorate,plus popullaritetin e emrit të tyre,bëjnë t’u lindë një siguri e madhe,një besim më i madhë ndërvete,dhe mund të krijojnë bindjen se meritojnë të kenë rëndësinë e vecantë për shoqërinë,për shtetin e për epokën e tyre.Po ja ku befas e shohin veten me fitime të mëdha,dhe fillojnë të kujdesen pastaj më shumë për mallin e tyre sa për punët e shtetit.

 

Zotërinj sundimtarë!Ju e dini mjaftë mirë se ky vend i plackitur,ky vend me një kartomonedhë që ende lëvrohet midis të vjetrës e të resë dhe që zhvlersohet sa here u do qejfi bankave operuese në Shqipëri,me njerëz të kapitur,të cilët nuk janë në gjëndje të luftojnë për dicka e bën më të lehtë sundimin tuaj,falë edhe militantëve që marrin nga ju ndonjë koskë të mbetur.Mos përfitoni nga ajo forcë më e fshehtë e popullit tonë,tipike shqiptare:frymës së tij pajtuese,që e ka në gjak.Mos e armiqësoni këtë popull të vuajtur ndër vite!Veproni me zemër në dorë! Bashkoni dy partite tuaja pavarsisht nga kontrakditat që keni!Bashkohuni në këto moment të vështira për të formuar një qeveri të përbashkët,i bëni lëshime njera tjetrës,që të ndiheni mirë midis popullit tuaj,ose shporruni nga ky vend!Ka edhe të tjerë ky vend që do të dinë t’i dalin zot!

 

  Ky popull,ky vend po përkulet para fatit,se shpirti i tij i ndritur po fiton mbi ndjesitë e tëruara.Por demonin e zymtë që ju mundoheni të krijoni  dhe të sundoj i pamëshirshëm mbi ta;ai  do të dijë të mbajë qëndrimin heroik të mohuesit;krenaria e tij e goditur në këto njëzet vjet nga ju e bashkëpuntorët e tuaj,nuk mund të lejojë më shfrenimin e lojës së ndyrë politike.Njerzia e ka kuptuar lojën e akrobacisë,ata po shkundin dëshpërimin e thellë,po kërkojnë rrugëdalje nga kjo situate kaotike,ndaj u takon juve të lehtsoni këtë shpirt të ndrydhur dhe të mos lejoni shpërthime të tjera të rrezikshme.U përket kastës intelektuale të mbështesë fuqishëm interesat  e popullit të tij,shkrimtarëve dhe artisteve,që nesër të mos dalim me turp para nipave e mbesave,këtij brezi të brishtë,që po i’a bëjmë të vështirë të ardhmen.Shoqatave të ndryshme,që ende s,e dine mirë rrolin e tyre që kanë në shoqëri,sindikatave,që në të shumtën e rasteve bëhen palë me partitë politike dhe të gjithë atyre që u dhimbset ky popull i shumë vuajtur.

 

  Ndërkoh shqiptari është bërë me sy e vesh,si kurrë ndonjëherë më parë,se ndoshta kjo mund të jetë shfaqja e fundit.Ja,kështu po rrojmë të gjithë;secili mendon se janë forcat e fundit.Kurrë s’e kam ndier me kaq forcë  se tek ky popull dhe tek vetja ime dëshirën për të jetuar apo për të mbijetuar në këtë kohë të vështirë,duke pritur atë ndryshimin e madh.Dhe ju bëj të ditur,se një revolucion i brendshëm vlon në shpirtin e cdo njeriu,që kupton mirë politikën tuaj,ndaj të mos biem në përsëritje,kjo do të ishte fatale si për ju edhe për kombin shqiptar.

 

  Tashmë,të gjithë po e gënjejmë veten me më mirëbesim që kemi dhe ngatërrojmë synimet tona me ato të botës.Megjithëatë,nuk ka pse të skuqemi nga gabimet,sepse edhe politikanët,ekonomistët e bankierët nuk gabuan më pak se ne,ose ashtu u vinte më përsëmbari.Ata e morën si etapë shërimi këtë koniukturë mashtruese,ndërsa lodhjen e morën si qetësim të gjëndjes.Po,që realiteti vetëm sa ndryshojë terren,duke kaluar nga një vend diktorial në demokracinë evropiane,por që për popullin e thjeshtë ende mbete një ëndërr rruga drejt evropës,pasi me pagat qesharake që marrin nuk mund t,u afrohen as portit detar dhe as Rinasit që të përcjellin në evropën e bashkuar.Ndaj hyrja në Nato dhe liberazimi i vizave njeriu ynë i dëgjon me mospërfillje.Por c,rëndësi mund të ketë për një grup të vogël njerzish,që janë brenda evropës qysh me rënien e komunizmit?

 

  Epo njerzia po gatitet,sërisht në grevë të përgjithshme.Nuk e di përse po i bëhet jehonë kësaj proteste,dhe nuk do të pyes njeri.U mësuam me gjera të tilla absurde,ku cdo gjë politizohet dhe harrohen hallet e mëdha të popullit.Por i ruhem asaj revolte të brendëshme,që mund të shfrytëzohet për puce shtetesh.Ka ardhur koha,që njerzia të shkojë pas zgjidhjes së hallit të vet dhe jo pas atyre që kërkojnë t’i shfrytëzoj për qëllimet e tyre ndjellakeqe. Rruga deri në zgjedhjet lokale do të jetë e vështirë,sepse pjesa dërmuese e njerzëve nuk besojnë më as në drejtësi e as në stabilitetin e korrupsionit,që ka ngulur thellë kthetrat anë e mbanë vendit.Po rikthehet ndjenja e ankthit,ndaj mund të mendojmë edhe për një dështim të mundshëm të zgjedhjeve. Skëterra po pregatit cmendurinë,Perëndia u fal njerzëve ose gjithcka ose asgjë,dhe në hic s’ke c’humbet.Ndaj duhet ai bashkimi i shenjtë i të gjithë njerzëve të ndershëm të ndalin këtë vrull harbut,që me një shkëputje të vetme të nxjerrin jashtë,atë c’ka kanë brenda vetes,demonin;t’a shkulin nga gjoksi jo me duar të përgjakura,lufta e ndershme nuk sjell tragjedi.Të gjejmë gjuhën e përbashkët;ajo është si frymarrja e njeriut të eksituar,që fryhet,gurgullon e vërshon zhurmshëm,herë i mangët dhe i ndërprerë,me dihatje,me britma apo,dhe me heshtje.Nëse dëshironi,vlerën tuaj të tregoni dhe t’a gëzoni,vendi sot nga ju vlerë kërkon.Jepuni secilit drejtësi!Luftoni padrejtësinë e përbindshme! Le të krijohet ndjenja e një botëkuptimi ndryshe për këtë vend të shumëvuajtur,duke e parë me sy të kthjellët,të fitojë në gjithcka gjykimi i drejtë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora