E merkure, 01.05.2024, 06:10 AM (GMT+1)

Mendime

Avdi Gjata: Mesazh udhëheqësve politikë shqiptar kudo që gjinden

E shtune, 29.01.2011, 08:57 PM


Mesazh udhëheqësve politikë shqiptar kudo që gjinden.

 

Nga Prof. Mr. Avdi Gjata, Prishtinë

 

Shqipëria, sot është në një kohë tensionesh politike, shoqërore dhe ekonomike për shkak të mospajtimeve brenda partiake e posaqërisht rreth zgjedheve dhe funkcionimit të qeverisjes së vendit; me nivelin e ulët të zhvillimit të ekonomisë, me fillimin e mos dëgjushmërisë të qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit dhe përpjekjeve për ta përmisuar sadopak gjendjen e tyre shumë të varfër e të brisht. Për këtë qëllim populli nën drejtimin e PS të Shqipërisë, më 21 janar protestoi në sheshin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, ku mori formën e protestës së dhunshme dhe vrasjen e disa qytetarëve të pafajshëm. Problemet ekonomike dhe sociale që përballon vendi janë akute e më shumë se 20 vite që nuk shihet edhe fundi i saj, pasi që udhëheqja politike e vendit që nga përmbysja e komunizmit e deri më sot, nuk është duke e gjetur qelsin e hapjes së rrugës për dalje nga kjo situatë e mallkuar, ku Shqipërinë e ka detyruar të gjunjëzohet përpara opinionit të brendshëm, po edhe atij ndërkombëtar. Udhëheqja politike shtetrore, e ajo opozitare, për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë së tyre për t’u hapur rrugë proceseve që e ‘bashkojnë popullin në pjesët e ndara’ në Shqipëri po edhe në trojet tjera jashtë saj, për të vendosur një rend kushtetues e për t’i zvogëluar tensionet sociale,të cilat kanë rritur ato politike që përfunduan me viktima dhe lëndime të disa dhjetëra demostruesve të pafajshëm. Shkalla e lartë e papunësisë, përqindja e lartë e të varfërfe, vrasjet dhe vetëvrasjet e përditëshme e të rinjëve të cilët kanë humbur shpresën se gjendja e tyre një ditë do të zgjidhet, ka bërë që situata politike të acarohet e që ka rrezik të përshkalzimit edhe më të madh. Pengesat që e shoqërojnë dhe vazhdojnë të bashkëudhëtojnë me politikën në Shqipëri, po pse jo edhe në Kosovë, kanë prodhuar një qeverisje të dobët dhe të paefektshme, një mal të lartë të papajtushmërisë në drejtimin dhe orientimin e shoqërisë, një çrregullim të funkcionimit të institucioneve të cilat e kanë krijuar një demokraci retorike që i përngjanë një diktature në përmasat që ka vënë në dyshim edhe të ardhmën e vendit. Forcave politike në Shqipëri po edhe të drejtave të qytetarëve të saj, iu mungojnë bashkërendimi i veprimeve politike që janë ma se të domosdoshme në kohën e sotme, gatishmëria dhe guximi politik për vendime të drejta e demokratike duke e rrespektuar edhe mendimin e opozitës po edhe e kundërshtarit tjetër politik si dhe veprimi me një shkathtësi diplomatike dhe sjellje me ndërkombëtarët.

Shqipëria sot është duke u ballafaquar me një gjendje të rëndë jo vetëm në atë politike po edhe në të gjitha drejtimet tjera duke filluar si në: ekonomi, në shtimin e papunësisë, në varfërimin e popullatës, si dhe në çrregullimin e të gjithë sektorve të vendit. Për mendimin tim, identifikimi dhe bashkimi me turmën nga ana e disa njerëzve në skenën politike e veçanrisht e atyre që gjinden në krye të institucioneve të shtetit, që janë afër hudhjes nga skena politike nga rrjedha e ngjarjeve të dala jashtë kontrollit në momente me rëndësi për vendin, është duke ndikuar negativisht në qetësimin e situatës. Veprimet e tilla politike dhe vazhdimi i pandërprerë për etiketimin e të gjithë kundërshtarëve politik si mbeturina të ish sistemit- ‘komunist’ është një veprim i tejkaluar dhe iritues i qytetarëve pasi ata as që janë të interesuar të dijnë se kush ishin , po ata kërkojnë rritje të mirëqenjes njerëzore përmisimin e jetës shoqërore, ekonomike, rritje të të drejtave njerëzore, të cilat janë duke u shkelur për çdo ditë. Të gjithë udhëheqësit e mëparshëm nuk mund të kishin qenë e të jenë të paaftë për qeverisjen e vendit, andaj nuk duhet injoruar, po është njerëzore dhe fitimprurëse angazhimi i tyre në këto momente që po kalon vendi.

Një shqetësim tjetër më të madh më shkakton përshtypja se imazhi i Shqipërisë në vend po edhe në opinionin botëror ka rënë mjaftë ulët, që ju politikanët shqiptarë mburreni se imazhi i vendit dhe popullit është në pikën më të lartë ndërkombëtare. Po dëgjohen kritika dhe vrejtje në shtypin ndërkombëtarë si dhe nga forume dhe personalitete të ndryshme, në lidhje me të drejtat e njeriut, burgosjen dhe dënimin e njerëzve për pjesmarrje në demostrata të lejuara me kushtetutë si e drejtë elementare e çdo qytetari dhe shumë çështje të tjera si kjo. Në vitin që shkoi, mund të them se shumë pak kam dëgjuar e lexuar në mjetet e informimit ndonjë vlersim pozitiv për zhvillimet në Shqipëri po besa edhe në Kosovë.

Tani nga 21 janari dëgjojmë për tentim puçi për përmbysjen e rendit kushtetues nga huligan, hajna, kriminel e ordiner të paguar e indoktrinuar nga partia socialiste e aleatët e saj, nga shërbime informative të huaja, të cilët nuk jan persona të panjohur për mua, po edhe për opinioni e brendshëm e të jashtëm. Zotrinjë politikan, është shumë mirë që në raste kur ipen mendime politike e posaqërisht kur vlersohen dhe etiketohen me lloj-llojë emërash kundërshtarët politik si në rastin e sotëm, duhet të kemi kujdes të veçantë, pasi që opinioni mund të çorientohet e që nesër pastaj mundemi të pendohemi për fjalën e shkruar e mendimin e shprehur. Gjithashtu unë jamë i sigurtë se asnjë demonstrues në asnjë kohë e në asnjë vend nuk del për të demonstruar për shkak të thirrjes të këtij apo atij njeriu, po çdo qytetar del për të protestuar e demonstruar sepse atë e thrret diçka shumë më e madhe , shumë më e nevojshme se ftesa e një udhëheqësi apo politikani. Atëherë shtrohet pyetja se nëse protestuesi e ka dëgjuar dikend për të dalë në demonstratë, pse atëherë nuk e dëgjoi politikanin tjetër për të mos dalë, kur çdonjëri e din se kur merr pjesë në demostrat-protest, mundet me u lënduar e besa edhe me humb jetën. Këtë shqiptarët e kanë provuar me disa qindra herë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Një shqetësim të madh më shkakton veçanrisht kur edhe vetë jamë një ish i përndjekur e i burgosur politik në Kosovë, ku edhe neve na kanë quajtur e emëruar me të njejtin fjalor e emër: se një grup i vogël ordinerësh; arritën me i mashtruar një numër të qytetarve që t’i qesin në rrugë për ta përmbysur rendin kushtetues të Jugosllavisë dhe vëllazërim bashkimin Jugosllav. Diçka e ngjajshme ka ndodhur edhe me rastin e protestave në Kosovë të udhëhequr nga Vetëvendosja e z. Albin Kurti i cili nesër mund të jetë edhe një nga udhëheqësit kryesor të shtetit të Kosovës.

Gjykimi i një udhëheqësi politik siç është kryetari i partisë socialiste dhe i partive të tjera nga mllefi e inati më duket jo më pak se një skandal për politikën dhe drejtësinë shqiptare, si një turp i madh para opinionit botëror. Këto janë konsiderata për njerëzit që drejtojnë sot shtetin shqiptar, dhe opinioni i ndritur shqiptar, nëse ka njëfarë njohurie për drejtësinë ashtu siç kuptohet në botën perendimore. Personalisht kam pasur një konsideratë të lartë për ish udhëheqësit e Shqipërisë, po me kalimin e kohës kjo konsideratë ka ardhur duke m’u zbehur ky mendim, po qe ndodhja e ngjarjeve të fundit si edhe gjendja ekonomike e politike e Shipërisë sot, më bënë që prap ta çmoj rolin e guximshëm të udhëheqjes shqiptare të mëparshme, gjatë periudhës jashtëzakonisht të tensionur e të rëndë që i kishin shoqëruar ndryshimet që u bënë në Shqipëri para disa viteve. Besoj se koha do të tregoj se kush ka apo do të ketë të drejtë? Një gjë duhet ditur se e gjithë kjo fushatë shpifjesh e fyerjesh që po dëgjohet sot nga krerët e udhëheqësve politik shqiptar, nuk është asgjë tjetër, vetëm se një fushatë shpifjesh e që për gjendjen në Shqipëri sot sigurisht që kanë dorë edhe armiqët e Kosovës dhe Shqipërisë e që janë të njohur historikisht. Për këtë qëllim duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të ruhemi nga vlerësimet e precipituara, të sipërfaqshme dhe të njëanshme.Për shkak se problemet janë shumë më të thella, më komplekse dhe më të vështira sesa që mendojmë ne, e janë shumë më të vështira për t’i zgjedhur ashtu siç duhet, kurse gabimet mund të sjellin pasoja të mëdha e të pallogaritshme.E kaluara nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja mundet edhe duhet të orientohet drejtë ardhmërisë. Kjo nuk mund të bëhet duke u bashkuar me elementet më ekstremistë të shoqërisë, por duke u bashkuar e afruar me të gjithë shqiptarët duke përdorur kompromisin si rruga e vetme e zgjidhjeve të problemit që është duke e përcjell me dekada e shekuj popullin shqiptar. Zotërinjë të nderuar, problemet e vendit e çështja shqiptare nuk mund të zgjidhen në mënyrë të knaqëshme në qoftë se nuk bëjmë përpjekje serioze për të ndërtuar një shoqëri me të vërtetë të qytetruar, ku njerëzit respektojnë mendimet dhe pikëpamjet e njëri-tjetërit, edhe të kundërta, dhe ku debati publik dhe social do të zhvillohet në mënyrë të kulturuar. Kjo kërkon edukimin e njerëzve me virtytet e moralit qytetar, kërkon udhëheqje morale dhe intelektuale të angazhuar dhe të kualifikuar si intelektualisht ashtu edhe kombëtarisht, kërkon njerëz të dëshmuar historikisht me punën e tij sakrifikuese për çështjen e Shqipërisë. Le të pyesim ne atëherë veten pse shtetet e tjera të Evropës Lindore nuk ranë në këtë gjendja kaosi dhe anarkie ku ka rënë sot vendi ynë? No Coment.

Më shumë se njëqind vjet më parë Veberi kishte diferncuar dy kategori politikanësh: ata që hyjnë në politikë për t’ia dhënë idetë dhe alternativat e tyre dhe ata që hyjnë në të, për ‘marrë prej saj’. Shqipëria ka nevojë për të parët. Ndërsa të dytët nuk i mungojnë dhe bile ka edhe për të eksportuar për vendet tjera.

Zotërinjë të nderuar politikan shqiptar, të gjithë duhet të reflektojmë thell, të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm sidomos për imazhin që krijojmë tek populli dhe në botë. Duhet të mësohemi që të jemi më tolerant me njëri tjetrin, të jemi më zemërgjër, të dhëmë më shumë për të tjerët sesa për vete,sepse edhe nëse arrijmë të pasurohemi ajo nuk ka kurrçfarë vlere poqese nuk funkcionojnë institucionet shtetrore shqiptare të cilën e kemi provuar shumë herë. Zoti na ndihmoftë!.

 

Më 25.1. 2011



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora