E merkure, 01.05.2024, 03:16 AM (GMT+1)

Mendime

Shkëlqim Millaku: A nuk mjaftojnë (...) për Dick Martin!

E shtune, 29.01.2011, 08:58 PM


A nuk mjaftojnë (...) për Dick Martin!

 

Nga Mr. Shkëlqim Millaku

 

A nuk paskan mjaftuar mira shqiptarë të vrare dhe të masakruar në shtëpitë e tyre! A nuk pakan mjaftuar mira shqiptare të dhunuara para syve të familjes se tyre! A nuk paska mjaftuar sa shqiptarët akoma që i kemi të zhdukur! A nuk paskan mjaftuar miliarda dëme që i bëri Serbia, Rusia etj. Kosovës, historikisht, por edhe nga luftën e fundit! A nuk mjafton se serbet në Kosove, tani në vitin 2011 jetojnë me kushte dhe respekt me të lartë se sa ata në Serbi. Ky mesazh i fundit nuk qenka mjaft argumentues për Europën dhe për Dick Martin se Kosova e do një shtetësi evropiane! A nuk mjafton për shqiptarët se në kohën kur shteti i Kosovës është pa institucionin me të lartë të shtetit që të jenë vigjilent për organizim dhe unitet gjithëkombëtar. A nuk mjafton …!

Një raporti i tillë jo vetëm që është kundër shtetësisë se Republikës se Kosovës, por është një mesazh i qartë i rihapjes se temës për territorin e shqiptarëve në Ballkan. Shqiptarët gjithmonë e kanë dëshmuar vetën, “pa dashje” nga dhuna apo regjime të ndryshme se dinë të i thonë “çdo kujt” ne kemi dinjitet njerëzor dhe vlerësojmë lart besueshmërinë e autoktonisë. Andaj, edhe kësaj radhe do të dimë për ta mbrojtur dinjitetin e tonë dhe identitetin kombëtar. Raporte të tilla janë pritur dhe nuk do të thotë se është i fundit, por e vërteta qëndron ndryshe (...)! Kështu, ky raport do të duhej sa me parë të vërtetohej në terren dhe po që se në Kosovë paska pasur një teknologji të përsosur për bartjen e organeve njerëzore nga njëri tek tjetri, atëherë le të dëshmohet. Por, pa dyshim vepruesit do t’i ndëshkojnë edhe vetë institucionet dhe qytetaret e Kosovës. Mirëpo, a nuk kemi të drejtë njerëzore që t’i themi avokatit Dick që ju jeni njeri pro rus, serb, sigurisht se po. Nëse dikur Tita, pastaj Milloshi e futi në borxh Europën për ta ndihmuar ish Jugosllavinë, pra duke përdorur peng pasurin e Kosovës, (Trepçën) për të fituar besimi nga Franca, Gjermania, Italia etj. për të fituar kridi, mendoj edhe sot në emër të atyre borxheve mbahet peng territori i Kosovës, mirëpo sot jeta reale ballkanike ka ndryshuar. Kosova dhe shqiptarët kane tri gjera të shenjta “Biblën, Kuranin dhe luftën e UÇK-s”. Këto shtylla kanë zanafillat e veta shkencore, por edhe janë të qarta për Europën dhe Botën gjithashtu, pavarësisht se dua apo nuk dua ta tregonin të vërtetën. Ky raport, nëse do të përfundoj pa argumente atëherë do të konsiderohet luftë nxitëse ballkanike. Një tentim të ri për një gjenocid të ri në Ballkan, por mendoj se nuk do të përfundon vetëm me Ballkanin (...). Shqiptarët janë në një këmbë për t’u bashkuar, greket (makedanet), maqedanet, bullgaret, rumunet (...) etj. e duan të ashtu quajturën tokën e tyre. Andaj, po që se nuk ndalet se akuzuari lufta e UÇK-s ky raport do të jetë mollë sherri. Mirëpo, për avokatin, a nuk paskan mjaftuar mira shqiptarë të vrare dhe të masakruar në shtëpitë e tyre! A nuk pakan mjaftuar mira shqiptare të dhunuara para syve të familjes se tyre! A nuk paska mjaftuar sa shqiptarët akoma që i kemi të zhdukur! A nuk paskan mjaftuar miliarda dëme që i bëri Serbia, Rusia etj. Kosovës, historikisht por edhe në luftën e fundit! A nuk mjafton se serbet në Kosove, tani në vitin 2011 jetojnë me kushte dhe respekt me të lartë se sa ata në Serbi. Ky mesazh i fundit nuk qenka mjaft argumentues për Europën se Kosova e do një shtetësi evropiane! A nuk mjafton për shqiptarët se në kohën kur shteti i Kosovës është pa institucionin me të lartë të shtetit që të jenë vigjilent për organizim dhe unitet gjithëkombëtar. A nuk mjafton …! Ky raport ngrit dy çështje: Fillimin dhe nxitjen e Luftës se Trete Botërore dhe në çështjen e dyte. Konsideroj, shtetësia duhet të ndërtohet duke komunikuar më qytetaret, pra po rikujtoj rastin e Maqedonisë më Greqinë, dhe maqedanet për të bërë një ndryshim të kërkuar nga Europa, ata vendosen për ta pyetur popullin, të dalin në referendum. Por, fjala e fundit nga maqedanet ishte mjaft kombëtare dhe i thanë jo ndryshimit të identitetit të tyre. Shtetndërtimi i Kosovës është bërë me shumë gabime historike (duke ndërtuar shumë gjera kombëtare me konkurse, kështu që të gjithë ata që kishin mundësinë ta bëjnë një gjë tillë kanë gabuar rëndë, se plis bardhi nuk e lexon gazetën, autoktoni e një autoktoninë). Dik Martit, pa dyshim se përkthyesit amator i kanë dhënë informacione të gabuara, informacione të cilat vërtetë kombit shqiptar janë duke i kushtuar. Andaj, një raport i tillë është edhe një mesazh tjetër që përgatisim mësues, polic, doktor, intelektual, ministër të shkolluar. A do të ndodhë kjo! Raporti është një shkollë për shqiptarët. Po gjuha, kultura dhe shkenca shqiptare a mund të hynë në konkurrencën me dijen e shtrirë dhe të zhvilluar në Botës, pa dyshim që po, sepse kemi vlera kulturore, gjuhësore (...) shkencore etj.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora