E merkure, 01.05.2024, 01:03 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Kosova dhe shqiptarët përballë luftërave të ndryshme speciale

E diele, 30.01.2011, 08:58 PM


Kosova dhe shqiptarët përballë luftërave të ndryshme speciale,  subverzive dhe psikologjike të Moskës dhe Beogradit...

 

Nga Agron Shabani

 

Ndërkohë që Serbia njëherë e përgjithmonë e ka humbur luftën në Kosovë qoftë në aspektin e njohur ushtarak dhe qoftë në atë moralo-politik. E ashtuquajtura "lufta speciale " e Serbisë(plus Rusisë) kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi sikur nuk ka të ndalur.Dhe, kjo përmes luftërave dhe metodave  të ndryshme speciale, subverzive, propagandistike, komplotiste, konspirtive, dekonspirativiste dhe të tjera të kuzhinave dhe "makinerive" të njohura agjituese dhe  propagandistike të  Moskës dhe Beogradit -kundër UCK-së dhe ish udhëhëqësve(komandantëve) të Saj me në Zë .Duke i shfrytëzuar dhe keqpërdorur në këtë vorbull(lëxo:  "stilin" dhe manirin e njohur bizantin të Delengjinjëve të njohur ortodoks dhe komuno-pansllavist të Moskës dhe Beogradit) krizat ose përkeqsimet e ndryshme akute ose kronike në marëdhënjët dhe raportet e ndryshme botërore ose ndërkombëtare në njerën anë.Përkatësisht,  paradokset, averzionet, divergjencat, disonancat dhe diskrepancat e ndryshme brëndapërbrënda lidershipit(faktorit) të njohur politik shqiptar në anën tjetër.Për të ngritur dhe krijuar kështu afera të reja "senzacionale" dhe "bombastike" kundër UCK-së dhe Luftës së Saj Clirimtare dhe Patriotike në Kosovë përmes shpifjeve, insinuatave të ndryshme dhe inskenimëve tashmë të njohura infantile dhe patologjike me qëllim të demonizimit, kriminalizimit dhe skizmatizimit të  tekskajshem  të Luftës së lartëpërmendur clirimtare dhe patriotike të UCK-së .Duke i kriminalizuar dhe "penalizuar" në këtë vorbull  bartësit dhe themeluesit e saj kryesor. Përkatësisht,  shtetin dhe qeverinë tonë në Republikën e Kosovës në sytë e opinionit të brëndshëm(shqiptar) dhe atij të jashtëm ose ndërkombëtar përmes luftërave të ndryshme speciale, subverzive dhe propagandistike në "stilin dhe manirin tashmë të njohur të mjeshtërve" dhe "instruktorëve" të ndryshëm të kaosit dhe errësirës.Kjo pavarësisht "asaj" se lufta speciale dhe propagandistike e Serbisë kundër UCK-së , lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës tashti është bartur dhe transferuar si të thuash  krejt dikund tjetër.Gjegjësisht,  jashta teritorit dhe "orbitës" së njohur administrative dhe juridike të Beogradit zyrtar.Ku rolin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të njohur(Antishqiptar dhe Antikosovar) të Moskës dhe Beogradit tani e kanë marrur politikanët dhe parlamentarët e ndryshëm të kontinentit plak( si Dick Marthy i Konfederatës Helvetike  të Zvicrës dhe ndonjë tjetër si ky i fundit..) që po vazhdon t´u mekët zëri dhe stepët goja në "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave të njohura koloniale ose gjysëmkolonialiste të Serbisë dhe Rusisë në një kohë kur shteti me i ri në Europë dhe në Botë(Republika e Kosovës) ndodhët në prag të Shenimit solemn të Trevjetorit  të Ditëlindjes së vet.E cila në ndërkohë do të mund të quhej dhe konsiderohej edhe si Një Ditëlindje e Madhe e të drejtave dhe lirive të përgjithshme(globale ose universale) të popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit .Themi kështu parasegjithash duke menduar në Faktin e pamohuar sipas të të cilit :Lufta e lartëpërmendur clirimtare dhe heroike e UCK-së dhe popullit tonë së bashku me Miqësinë dhe Aleancën e Madhe Nato-UCK-së ishin si të thuash kapitulli i fundit dhe Akti më sublim i përfundimit të luftërave të ndryshme koloniale ose gjysëmkolonialiste në kontinentin e vjetër europian dhe me largë.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe perëndimin,  bankrotin dhe kolapsin(ambisin) total të ëndërrallave dhe iluzioneve të dikurshme imperiale, hegjemone, militare, ekspanzioniste,  koloniale ose gjysëmkolonialiste të Seerbisë dhe Rusisë që i shpartallon dhe davarisë mengjesi.Se këndejmi,  "epoka e mbretërive" ose "perandorive" të dikurshme "proletare" dhe pansllaviste( të sllavëve të lindjes dhe atyre të jugut..) në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale ose euro-aziatike kanë ikur dhe perënduar njëherë e përgjithmonë së bashku me muzgujt dhe hijet e lugatëruara të mesjetës.Këtë fakt tashmë e kanë të qartë madje edhe kalamajt me të llastruar të Moskës dhe Beogradit.Dhe..lërë me ti oligarkët dhe burokratët e ndryshëm kontravers dhe burokratik të Kremlinit dhe Kalemegdanit për të cilët duket se kanë ikur në pakthim "muaji i mjaltit " së bashku me "martesat" ose "kurorëzimet" e dikurshme shtetërore dhe ideologjike(lëxo: proletare dhe internacionaliste) me popuj dhe vende të tjera joserbe ose joruse ne emër të mbretërive ose perandorive të dikurshme të Moskës dhe Beogradit(...). Atëherë..përse(pse) ndodhë kjo ? Shtrohet pyetja.Sepse,  përballë "koreve" të njohura politike dhe diplomatike të Moskës dhe Beogradit që kanë influenca dhe ndikime të fuqishme në qarqet dhe strukturat e ndryshme(me të larta) të politikës dhe diplomacisë botërore ose ndërkombëtare në të shumtën e rastëve ndodhen ambasadorët ose diplomatët e ndryshëm të papërvojë të Republikës së Kosovës që janë zgjedhur dhe emruar aty në bazë të "konkurseve" ose "licencave" të ndryshme partiake, ideologjike, familjare, klanore dhe bajraktariste.Dhe, jo në bazë të vlerave dhe kriterëve të njohura profesionale dhe metaestetike  të domosdoshme dhe kruciale(supstanciale) në këtë sfond.Aty është edhe mungesa e hetueshme( e pafalshme mbase) e atasheve të ndryshëm ushtarak dhe diplomatik pranë Ambasadave ose Misionëve të ndryshme politike dhe diplomatike të Republikës së Kosovës nepër qëndrat dhe metropolat e ndryshme të politikës dhe diplomacisë botërore e kështu me radhë.Me c´rast,  edhe përkundër faktit tanimë të njohur se Republika e Kosovës në Bërlin dhe metropla të tjera të globit ka hapur(ngritur) Ambasada dhe Përfaqësi të tjera konzulare ose diplomatike edhe sot e kësaj dite nuk dihet me saktësi se në të cilin nivel ose në të cilin stad të zhvillimit ndodhën marëdhënjët ose raportët e ndryshme ndërshtetërore dhe diplomatike në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë si për shëmbull?! A ndodhën ato pra në stadin(nivelin) e raportëve të shkëlqyera,  neutrale, indiferente,  të acaruara,  miqësore apo ku? Nuk dihet fare kjo punë.Ndërkohë që Republika Federale e Gjermanisë është ´Lokomotiva´kryesore e Unionit Europian(UE-së) dhe njëra prej fuqive kryesore në mbarë rruzullin tokësor.Përkatësisht,  njëra prej kontribuesëve dhe donatorëve me të fuqishme ose krysore për shtetin(shtetët) dhe shoqërinë e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare.Ndërkohë që për Miqësinë dhe Aleancat e njohura natyrore, politike, ushtarake, diplomatike, kulturore dhe të tjera të popullit(kombit) tonë me popullin ose kombin e madh gjerman dhe popujt tjerë europerëndimor tashmë janë shkruar libra, histori,  enciklopedi dhe antologji të shumëta në analet e ndryshme të historisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.Duhet shfrytëzuar këto përparësi dhe benificione të lartëpërmendura për të mirën e përbashkët të shtetit(shtetëve) dhe shoqërisë sonë.është koha e fundit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora