E merkure, 01.05.2024, 04:06 AM (GMT+1)

Mendime

Hysni Bytyçi: Mos nxjerr vetëm një fije se të prishet lamshi

E diele, 30.01.2011, 08:50 PM


MOS  NXJER VETËM NJË FIJE SE TË PRISHËT LAMSHI

 

Nga Dr. Hysni Bytyçi

 

E nderuar redaksi, nuk e kam zakon me u lëshue në polemika për çdo gjë sepse ato mund të shkojn gjatë dhe duke patur rrespekt ndaj lexuesve dhe redaksis mos me u bë cikrrimtar nuk iu vue veshit këtyre. Mirpo duke lexue përgjegjën e zotit Afrim Mustafa ku me akuzon pa asnjë provë dhe me shpifje tenton që vëzet e qyqes me i vue ne qerdhe të tjeter kujt nuk munda pa ju pëergjigje dhe ju lutëm më jepni pak vend në faqet e Zemrashqiptare, të ndegjohet dhe pala tjeter (AUDIATUE AT ALTERA PART).

 

Në përgjigjën e Afrim Mustafës nuk kishte donnje risi, donjë gjë që nuk është përmend në shkrimin e tij origjinal të botuar ma par. Ai mi kishte shtrue disa pytje dhe kishtë bë disa imputime që e cenojnë integritetin timë, më kishte akuzue me të pavertata [shkarravina], dhe është e rrugës me iu përgjegjë.

 

Së pari edhe një herë po e perseriti: mos i përzini drithë e millë bashk. Dane shapin prej sheqerit. Nese dikush dyshon që një krim është krye nga filan filani, nga kjo, ajo  apo këto grupe, kurrsesi nuk mund të kuptohët se po dyshohet në tërë kombin apo në tërë ushrin çlirimtare të Kosovës!!!

 

Krimin e Reqakut, Suharekës, Izbicës e shumë e shumë tjera po i përshkruan Afrim Mustafa pa nevoj. Ato ka kohë që e ka kuptue opinioni nderkombëtar. Nese dikush, p.sh. Hysni Bytyci nuk e shef se raporti i Dick Marty-it nuk e akuzon tërë kombin apo UÇK-në nuk mundët me iu mbëvesh se gjoja po i mbrojka krimet e tjerëve si që po tënton Afrim Mustafa. Për këtë tentin mund ti thëmë: marre i qoft.

 

Secili krim është sui generis, model ne vëtvete.Asnjë krim nuk mbulohet me tjetrin. Për krimin e Reqakut dhe në tërë Kosovë, shum kjart e kam thënë: Disa prej kriminilëvë jan denue disa akoma gjinden nepër gjyqe duke u gjykue [për fat të keqë jo të gjithë]. Pse Afrim Mustafa tani ma imputon gjoja se unë po e mbrojkëna ato krime?

 

Afrim Mustafa nder tjerash shtron edhe këto pytje dhe do ti përgjem në vijim.

 

I A, thua, është i vtemi shqiptar Hysni Bytyçi, i cili në mënrë të paturpshme mbron një njeri shpifës e tendencioz dhe ndaj të cilit janë ngritur në këmbë të gjitha institucionet e Kosovës, institucionet e Shqipërisë dhe i gjithë populli shqiptar ???

 

Zotërinjë, prap po gënjeni. Nuk po e mbroj një njëri shpifës e tendencioz, nuk po e mbroj askënd por kam ngrit zërin kudësr shpifjëve tua. Ti po thue se Dick Marty po e akuzon dhe fyen kombin shqiptar, a unë po thëmë se ai po dyshon në disa përsona dhe grupe. Ky është dallim i madhë nëse je në gjendje ta kuptojsh.

Madje fare nuk është e vertet që jan ngrit në këmbë të gjitha institucionet dhe gjithë populli. Qe për shembull, unë nuk jam ngrit, a mendon se unë jamë pjes e kombit shqiptar, ndoshta nuk tentojsh të ma mohojsh”

Të dy kryeminstrat e dy shteteve shqiptare janë shpreh publikisht se do to japin edhe ndihmë organeve përkatëse për një invëstigim të mirëfillët. Ti po mirrësh qka po thotë qarshija e jo qeveria!

 

II A mos keni donje bisnis tw pwrbashkwt me Natasha Kandiq?

 

 Po zoti Afrim, kemi biznis të përbashkët. Vitëvë 80-ta dhe 90-ta të shekullit të kaluar kemi punue të njëjtën punë, kemi mbrojtë me qindra e qindra shqiptar të pafajshën të akuzuar për terozëm… të gjitha mbrojtjën kanë qënë gratis. Në të vertet Natasha Kandiq e ka patur një fond ku grumbullohëshin parat prej donatorëvë dhe Fondi i pagunte avokatët që punonin për të, por jo edhe mue. Une nuk kam qënë asnjë here i punësuar dhe i paguar nga ky fond humanitar. Për klijenta të mijë që i kam mborjt dhe kurr dhe askujt nuk i kam caktue sa ka me pague. Është e vertet se disa prej familjarëve kan pague shpenzimet e benzinit, por gjethë herë sa kan patur deshir vetë. Gjeje ti Afrim Mustafa vetem një njëri në Kosovë që thotë se Hysni Bytuçi më ka qitë kusht, me ka kërkue kaq e kaq. Bërë këtë hylumtim dhe do të bindesh se ke gabue rënd ndaj meje kur me akuzon dhe imputon gjërat që nuk egzistojn. Nese ke pak shqiptarizëm, atëhere me siguri do të më kërkojsh falje!

Pra bisnisi i përbashët mes meje dhe Natasha Kandiq, të cilën ti e quan mikesha ime, ta dijshë se me ke bë nder me këto fjalë, ka qënë mbrojtja e shqiptarëve të pafajshem nëpër kazamatët e Millosheviqit.

 

III Po çfarë do të thuash tash e tutje ti Hysni, Dick Marti e Natasha Kandiq, Borisav Joviq, Ivica Daqiq e viq të tjerë...

 

Sa i përket Borisav Joviqit, kur ishte Kryetar i Kryesis RFSJ, unë i kam thënë troqë: Më vjen keqë që i takoj kohës kur ke qënë edhe kryetar i imi, megjithse kurr nuk kam votue për ty. Mendoj se e meritoj një kryetar ma te menqur se ti...

Kjo leter është Butue në Gazëtën BORBA dhe pastaj e kan ribotue Bujku, Vjesnik, Mladina, Oslobodjenje etj.

Si po shifet nga shkrimet e tua, zoti Afrim, as që ke patur guxim me e lexue, se ke qënë në bir të miut atëbotë.

Gjithashtu nuk ke patur guxim me lexue aktëpadin dorzue në gjyq kundër antarit të Kryesis së RSFJ, Lazar Mojsovit etj. etj.

Po ndalëm këtu, mos ti mundoj lexusit, por sa për kurreshjten tënde të përferoj ta lexon librin: “Nëse do paq pregaditu për luft” botua l991, nga autori H. Bytyçi.

 

IV “zotëri” avokatin nga Beogradi Hysni Bytyçi.

 

Zotëri, prap po të thëmi se nuk je i informuar mirë, dhe mos shkruaj me hamendje se po bëhësh qesharak!

 

Unë kam jetue në Beograd rrethë 40 vjet dhe mburrëm për atë pariod të kaluar. Kam sigurue kafshatën e gojës për familje me punë të ndershme dhe askund dhe kurr nuk e kam damtue qeshtjën kombëtare. Mburrëm për këtë. Kështu kan thënë dhe shkrue edhe shumë patriota dhe luftar të UÇK-ës me të cilët para lufte, gjat lufte dhe mbas lufte, kam patur dhe kam marrëdhanje të mira. Nëse kë deshir par të vertetën hylumto, Kosova nuk është aqë e madhe që nuk mundesh me i dal në skej.

 

V kur prezantohesh si avokat që siç thua vetë,“ ke mbrojtur dhjetëra shqiptarë nëpër gjykatat e Kosovës dhe të Serbisë gjatë viteve ’90-ta”.

 

Mos i shtrembo faktët? Kam shkrue dhe prap po të thëmë jo dhjetëra si që e zvogëlon numrin, por qindra dhe qindra i kam mbrojutun nëpër gjyqe. Kurse pas 12 qershorit 1999. kur i transforuan të burgosurit prej kosovës në Sërbi, deri në nëntor kam qënë i vetmi avokat që i kam vizitue të burgosurit dhe mbajt kontakte mes familjarëve dhe të burgosurëve. Ky numer e ka tejkalu 1.250. Edhe sot i kam fletdergesat që nga posta e Zemunit i kam dergue 450 paketa të burgosurëve dhe po aqë apo ma shumë i kam transportue me makinën timë e cila nuk hecte me ujë.

 

VI Por, pse të mos merret Natasha, Carla e Dick-u me hulumtimet e krimeve serbe ndaj shqiptarëve.

 

Është për tu habit si nk paske ndegjue për hylymtimet dhe zbulimët e kriminelëve serb nga natasha Kandiq!!! Athue vertet nuk je i informuar, apo qëllimkeqë po i mohon? Kasetën e gjasht boshnjkëve mizerisht të vrar nga kriminelët serb afer Srebrenicës, Natasha ia dorzoj gjykatës në Hague pas hylumtimëve disa vjeqare!

 

VII A  do t’i thuash “mikeshës sate” që, kur të vijë në Kosovë t’i kërkojë falje popullit shqiptar që i ka mashtruar dhe te ne është prezantuar si “humaniste”,

 

Nuk ka nevoj asgjë me i thanë se ajo kurr nuk i ka akuzue shqiptarët në tërsi as UÇK, nuk ka nevoj askujt me i këkue falje. A sa i përket si që thua: “mikeshës sate”, unë vëtëm mundi të jëm krenar për atë që thue, ajo është e  guximshme, sinqerte dhe shumë e vyeshme.

 

VIII Natasha Kandiq , Carla Del Ponte e Dick Marty, në vend se të hetojnë dhe të apelojnë për nxjerrjen para drejtësisë të atyre serbëve që vranë rreth 13.500 shqiptarë, llomotisin dhe bëjnë “ dosje” pa asnjë fakt të vetëm e pa dëshmi, vetëm e vetëm që të njollosin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarinë në përgjithësi ???

 

Karla Del Ponte dhe Natasha Kandiq kan hetue dhe shumë kriminel nga Serbia, Kroacia Bosnja dhe i kan nxjerr para gjykatës në Hague, po prap po thëm, për fat të keqë jo të gjithë, por nuk është e vertet ajo që thue ti zoti A. Mustafa, që po hylumtojnë vetëm kunder shqiptarëvë fare nuk ështe e vërtet.

 

IX Apo, ndoshta ti je i regjistruar në Beograd dhe në Serbi dhe kjo është e drejtë ytja, që askush s’ta mohon. Por, kur të flasësh për Kosovën dhe rreth Kosovës, këtë tash e tutje ta bësh pasi të licencohesh nga Oda e Avokatëve të Kosovës!

 

Ky hylumtim i yti në odën e avokatëve të Republikës së Kosovës për regjistrimin tim po e verteton që nuk je hylumtues i sw vertetws por njw hylumtus shrallatan cili mirret me thashëthame. Ndoshta dyshon dhe në egzistencën e Hysni Bytycit, si që kan dyshue shumë nacionalist serb vitëvë 80-ta duke thën se emri Hysni Bytyci është ëmer i trilluar. Prap po të thëm vetëm të vertën. Kurr në jetën timë nuk jam prezentue rrejshëm ose me pseudonim, por me ëmer dhe mbiëmer të plot. Pra nuk kam mundur me krye detyren e avokatit-mbrojtësit pa kën i regjistruar. Hylumto akoma, se do të hasishë edhe në regjistrimin tim.

 

Dhe ma në fundë, zoti Afrim Mustafa, mos u krekos edhe aqë shumë për që ke qënë aktiv në UÇK se edhe neve nuk kemi nejt me duer kryq. Dikush e ka dhënë kontributin me pushkë në dorë e dikush ndoshta edhe ma të madhë me qantë dhe laps!!! Kontributi është i lloj llojshëm. Mos nxjërr vetwm njw fije, por merri faktët nw tërsi, se të prishet lamshi!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora