E merkure, 01.05.2024, 07:38 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Çfarë është gazetaria dhe çfarë duhet të bëj gazetari-ja?

E diele, 30.01.2011, 04:30 PM


Çfarë është gazetaria dhe çfarë duhet të bëj gazetari-ja?

 

Nga Faik Krasniqi

 

Gazetari, (gazetarja), është person i cili merret me gazetari si veprues profesional në një gazetë.

Cilësitë e një gazetari.

Nga një vëzhgim i gazetarëve gjatë punës mund të dallosh se ata janë: të palodhur,

me iniciativë, kureshtarë, të besueshëm, pavarësisht nga presionet, të ditur, me ndenja, e kurajozë. Gazetarët janë shumë skrupulozë në kërkimin e fakteve me të cilat do t`u japin lexuesve apo shikuesve informacionin rreth ngjarjeve. Ata punojnë me shpejtësi dhe rendiment për të përballur afatet kohore të mbylljeve të edicioneve. Kanë pasion saktësinë dhe janë të vendosur të zbulojnë të gjitha anët e një ngjarjeje.

Duke ndjekur procesin e punës së gazetarëve, fillestar dhe veteranë, pjesëtarë të gazetave të vogla e të mëdha, ndonëse në pamje të parë duken shumë të ndryshëm, ata kanë disa karakteristika të përbashkëta dhe në mënyrën se si e kryejnë detyrën, mund të vësh re shumë ngjashmëri.

Një nga karakteristikat që bie më shumë në sy ka lidhje me qëndrimin e tyre. Gazetari është kureshtar. Pikë së pari ai do të dijë ç`ndodh. Kërkon që të hyjë vetë aty dhe ia arrin kësaj. Gazetari e di mirë se sa rëndësi ka këmbëngulja për të arritur te e vërteta.

Gazetarët duhet të këmbëngulin që të kthehen në zëdhënës të të gjitha grupeve të shoqërisë, dhe jo të raportojnë vetëm ata që kanë pushtet.

E drejta e publikut për t`u informuar është një vlerë shumë e rëndësishme.

Në procesin e përcaktimit se çfarë do të raportohet dhe do të përfshihet në shkrimin e lajmeve me kërkesat dhe nevojat e lexuesve.

Nëse gazetari nuk është në gjendje t`i shfaqë hapur në shkrim metodat dhe taktikat e përdorura për të mbledhur informacionin, atëherë këto metoda nuk duhen përdorur.

Gazetarët punojnë me presion.

Gazetari gjithmonë është i shqetësuar për detajet. Nganjëherë gazetaria përcaktohet si praktikim i artit të së veçantës. Ka nga ata që thonë se gazetarët në kërkim të lajmeve janë guximtarë, ndonëse shumë gazetarë tallen me këtë epitet.

Për të përballur fakte dhe rezultate raportimi që bien ndesh me bindjet e tij, gazetari duhet të jetë shumë kurujoz. Por gazetarit i duhet kuraje edhe për t`i vënë bindjet e tij përballë presioneve nga agjenci të ndryshme konkurruese lajmesh. Gazetari është i dedikuar pas saktësisë, e cila fillon me shkrimin e saktë të një emri, e vazhdon deri tek refuzimi për të pranuar gjëra të pavërtetuara, pavarësisht sa i nderuar mund të jetë autoriteti apo eksperti që i thotë ato.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora