Mendime
Nafi Çegrani: Autobiografia ime
E hene, 31.01.2011, 08:58 PM
NAFI ÇEGRANI
AUTOBIOGRAFIA IME
Unë NAFI ÇEGRANI, jam lindur ne fsh. Çegran afër Gostivarit , më 10 Tetor 1946, ku kam kryer shkollimin fillor /tetevjeçaren/.Dhe duke vazhduar madje Normalen ,, Zef Lush Marku,, ne Shkup, pa shkëputje nga puna kam studjuar edhe më tej.
Rrjedhi nga nje familje e madhe tradicionale fshatare, ( por bujare dhe e njohur per sakrificat qe kane bere te paret e mi dhe për vlerat patriotike për kauzën kombëtare aq sa u kanë mundësuar rrethanat në kohë dhe hapësirë)...Kam shërbyer si mësues në fshatin tipik malor Koritë,nja
Që nga Normalja fillova të merrem me shkrime, duke botuar në revista për fëmijë si ,,Gëzimi,, e ,,Fatosi,, madje ,,Pionieru,, në Prishtinë...Nisa të botoja edhe artikuj e reportazhe për jetë njerëzish, portrete, dhe reportazhe për fshatin, artikuj nga fusha e arsimit, kulturës, për folklorin shqiptar, doket, zakonet,të folurit, traditat, veshëmbathjen shqiptare etj etj. duke botuar edhe ne ,,Zërin,, ,,Jetën e re,, ,,Rilindjen,, ,,Bota e re,, në Prishtinë.Madje në ,,Flaka,, ,,Jehona,, në Shkup.Por, poezi të mia ka botuar edhe revista letrare shqiptaro-arvëreshe ,,Zjarri,, në Palermo të Italisë. /Disa poezi dhe prozë kam botuar edhe me pseudonimin FATMIR PETRELA !
...Papritmas, në fund të shkurtit dhe fillim të marsit të vitit 1969, kam qënë i ftuar dhe i ,,këshilluar,, që të vazhdoja si zyrtar i punësuar në sektorët e SHërbimit të sigurimit shtetëror të Jugosllavisë për Maqedoni me qendër në Shkup , duke më ,,këshilluar,, kryeshefat e atij Shërbimi se duheshka të punësojnë esh shqiptar, të cilët ,,duhet të punojnë për të drejtat dhe të mirën e popullit, për ,,Bashkim vëllazërimin,, socialist ...,, etj. Dhe unë ende pa kryer as shërbimin ushtarak, duke e thënë babai tim, se qenka mkirë të shkoj, edhe rroga e mirë, me banesë dhe shumë ,,benificione,, të tjera të siguruara. ( E mbaj mënt, babai si me ngadalë më tha ,,Ani biro, shko, por ke kujdes se ai shërbim njerëzit i ha edhe natën!,,) Unë nuk ia vëra veshin se për çka babai im e kishte fjalën. Por, vonë, gjatë viteve të rrënuara kur kisha arrdhur në përplasje të rreyikshme me klanin e UDB-së, më kujtoheshin fjalët e babait.Sidomos pas burgosjes tinëzake dhe kalamendjeve të mia nëpër skëterrat e burgjeve fillë pas demonstratave të 1981).
...UDBJA dhe KOs-i jugosllav /fillimisht, sigurisht që kishin pas plan të më përgadisnin si shqiptar për kuadër federativ te SDB-së/ gjatë 1970 më dërguan të kryeja shërbimin ushtarak në Shkollën për Oficera rezerv në Bileqe.Me të këthyer prej andej në vjeshtë po të këtij viti ( pas 9 muajsh ,,ushtrie,, më caktuan në vendin e punës nga sektori ll për ndjekje dhe vëzhgim të diplomatëve, atasheve dhe zbulimin e agjentëve ose spiunëve të agjenturave të cilët vepronin ndaj Jugosllavisë ), më caktuan si operativ-analist në sektorin e lV të analitikës së këtij Shërbimi, dhe që fakt ,,mbuloja,, si analist ,,çështjen e emigracionit,, shqiptar...Gjatë vitit 1972/73 më dërguan ,,shkollim dhe përgatitje interne,, në Bazën e SDB-së federative dhe të Kos-it të Jugosllavisë në Batajnicë afër Baogradit.../ Këtu zatë, edhe nisin konfliktet dhe përplasjet e mia me krerët dhe bylykbashët e UDB-së, sepse kishin bërë një ,,kontrollim,, të kërrespondencës sime me Alinafi Hoxhën, kryetar i organizatës emigrante shqiptare ,,Lidhja e Vardarit,, në Marsej të Francës dhe disa ,,qëndrime të mia politikisht të papërshtatshme,, për sistemin dhe Komitetin Qendror të LKM në Shkup, dhe ndoshta edhe diç tjetër për çka as unë ende nuk kam arritur në dieni të plotë, sepse jan mbajtur si fshehtësi zyrtare dhe shtetërore.../ Me këthimin tim nga Batajnica, më kanë marrë kryeshefat në ,,biseda informarive,, anipse isha zyrtar i tyre, kanë sjellë vendime të ndryshme, duke edhe më degraduar në vendin e pozitës zyrtare...Atëherë unë si njeri që e ndjeja veten i pastër që nuk kisha bërë ndonjë të kleqe ose ,,dëm,, atij shërbimi, kam shkruar shumë faqe letrash personaliteteve më të lartë të shtetit në KQ të Maqedonisë, Beogradit dhe të Gjeneralshtabeve dhe KOS-it /sepse në përplasjet me mua kishin dorë të zgjatur edhe disa oficera të lartë dhe gjenerala të Shërbimit ushtarak, bile edhe të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të cilët kishin bërë paraprakisht marrëveshe dhe sihronizim të zhvillimit të një lufte të fshehtë kundër meje, duke më trajtuar bile edhe si njeri që paskëm qënë ,,në krah ose në mbrotje të interesave të emigracionit shqiptar,, edhe nga fakti, kinse, pse paskam edhe dy vëllezer të mi në Amerikë...I kam shkruar disa letra personalisht dhe disi të ashpra edhe Titos dhe Kabinetit të tij.../Disa ,,përgjegje,, me janë kthyer, duke vënë letrat e mia të ,,shqyrtohen,, në kompetencat e organeve të shtetit dhe të KQ në Shkup/. Por, unë jam i sigurt, se edhe prej andej, pasë ,,sqarrimeve,, të çështjes ka pasur urdhëra të prerë,ose REKOMANDIME se si të veprohej me mua!
Pas shumë orvatjesh, biseda e ,,konsultime,, edhe me shefa e kryeshefa, edhe faktorë politik të KQ, më premtohej që të kisha ,,durim,, sepse shpejt do të më ,,kthenin,, në vendin e punës ku kisha qënë më herët...Kalonin ditë e muaj, gjëndja po acrrohej, mua nisën të më përcjellnin e vëzhgonin operativista, edhe të më spiunonin /por nuk ia arrinin dot, sepse ua dija metodat, mjetet dhe mënyrat e të vepruarit/. Dikur, në verë ti vitit 1975 pa njoftuar askënd, e kam lënë me vetë dëshirën time detyrnën si zyrtar i atij Shërbimi dhe tinësisht me trenin EKSPRES ATINA -PARIS, jam arratis me familjen për në Romë të Italisë, prej nga urgjentisht bëra marrëveshje me vëllezërit e mi, të cilët u angazhuan dhe përmes një zyre të emigracionit dhe mikes NORA Paris, kalova për në Amerikë...
Tanimë, kishte filluar një betejë e tmerrshme dhe e fshehtë e UDB-së dhe KOS-it jugosllav kundër meje ,duke kurdisur presione nda prindërve të mi, apo ato kanë qënë pjesë e planit për kthimin tim sërisht në Jugosllavi, /bile duhe përhapur edhe prëpagandë se do të ma merrkan banesën në Shkup, a nëse kthehesha do të kisha vend të siguruar si gazetar në RADIO OSE TELEVISION në Shkup, gjë që ia arritën qëllimit.../. Me kthimin tim pas gadi dy vitesh, ndaj meje nisi beteja e cila ishte kaherë në vazhdim, në ,,biseda informative,, me Nikolla Ilievskin dhe bylykbasha të tjerë /bile edhe me disa nga krerët e SDB-së së Beogradit/ kinse nga Amerika qenkam kthyer me ,,direktiva dhe misione të posaçme,, të dhëna nga CIA.
( Gjatë intervalit të këtyre ca vitesh studjova albanologjinë dhe zhurnalistikën në Fakultetin Interdisciplinarni studii po novinarstvo në gjuhën maqedonishte, me qëllim që të diplomohesha edhe në gazetari dhe më lehtë të punësohesha në redaksitë shqipe në Shkup ose Prishtinë ku kishin mjaft nevojë për kuadra të formuar për gazetari...Por, çdo gjë ishte e kot! Gjërat dhe ironia e fatit tim gjendeshin me vite e vite n ë duarët u klanit -kriminel të SDB-së dhe SJB-së sllavomaqedonse të cilët ishin në varësi të Stane Dollancit, Zdravko Mustaqit,Dejan Luqiqit, Dushko Zgonjaninit, Nikolla Ilievskit, Temelko Boshkovskit, Miladin Joviqiqit, BRanko Mikuliqit e shumë bylykbashash të tjerë si këta dhe të soit të tyre...)
...Gënjeshtra të imagjinuara janë të gjitha këto që po më akuzoni më kot, u thoja.../Tanimë ishte verë e vitit 1978.Në Shkup për vizitë vjenmte kyetari kinez Hua Kua Fen...Më kanë arrestuar, me preteks, se gjëja unë me një grup gazetarësh shqiptarë në Shkup, në banesën e Skënder Raufit, paskemi formuar organizatë terroriste, dhe se unë paskam marrë detyrën të bënkam ,,atentat, mbi kryetarin kinez, për arsye, pse i paska prishur Kina marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, dhe se kjo qënga edhe ,,një fakt,, se unë pos MISIONIT sekret që paskam me CIA-n amerikane, qënkam edhe ndonjë ,,lidhje operative,, e Sigurimit të Tiranës.../ Dikur pas ca kohësh më kanë lëruar në shtëpi! Më 1979 ma kanë djegur banesën dhe bërë shkrum me libra dhe dorëshkrime e çdo gjë që kam pasur, në kohë, që duke më përcjellur agjentat e kësaj dege, saktësisht e kanë ditë se nuk ka asnjë në banesë...
...Dhe, kështu duke pasur në plan, tanimë për likuidim, kanë prit demonstratat e vitit 1981, kur më 1.Tetor, herrët ende pa ybardhur dita, një tog agjentësh të armatosur dhe milici që definitivisht kishin rrethuar në hekur tërë pallatin ku jetoja, kanë hyrë në banesë në mënyrë shtazarake dhe me sjellje terroristësh, duke fut tmerr e frikë që nuk përshkruhet te fëmijët e vegjël dhe të përgjum, duke bastisur e bërë lamsh e gërmadhë çdo gjë, kanë marrë shkrime, dokumente, libra, fotografi e shumë gjëra të tjera, bile edhe sende me vlerë, e të cilat kurrë nuk m i kanë kthyer...Duke më ofenduar e sharë çdo gjë edhe NËNËN SHQIPTARE, më kanë vënë në pranga dhe me ajroplan më kanë dëbuar në Sarajevë, e prej andej në qelitë-skëterrë të burgut famkeq të Zenicës.../Atje, paraprakisht në kohë prej afro 6 muajsh kishin burgos një grup shqiptarësh të anëve të Gostivarit, e disa me punnë si ëmbëltorë në Bosne, duke më ,,futur,, në ,,grup,,, me dajak dhe vuajtje, maltretime e terror, dhunë vdekje e tmerresh, kurdisin akuza të rreme, për diçka që nuk egziston, duke inskenuar me muaj të tërë një proçes të paparë gjygjësor, kinse për vrasje dhe ,,terorrizem,, për çka me muaj as që dija se për çka ishin akuzat, nuk kisha njohuri se për çka bëhej fjalë, pos deklarata të kurdisura dhe me përmbajtje rrenash, të cilat madje kanë rënë poshtë në bazë të daljeve të FAKTEVE të papritura, janë bërë disa versione, inskenime dhe ,,instruksione,, të pa caktuara as në kohë as në hapësirë, sepse kanë dalë madje edhe alibi të të akuzuarve, të cilat as gjyqi nuk ka mund t i kishte pasur në dijeni dhe të paramenduar, e që do të kishte shume telashe dhe skaldal.../Duke më terorrizuar 972 lidhur në pranga në të ashtuquajturëm ,,Qelia e vdekjes,, ende pa dalë në gjykym, isha i dënuar me vdekje...Ky proces i inskenuar me akuza të rreme fund e krye zgjati afro 4 vjet, duke shkruar çfarëmos i gjithë shtypi jugosllav dhe mediumet, duke përhap një propagandë tmerresh antishqiptare ne gjithë Jugosllavin titisto-millosheviqiste.
Të pafajshëm ,një mëngjesi herët, më nxjerrin para kordonit të pushkatimit, pranvere e vitit 1983...Nuk dij, si mbeta gjallë, më lejuan që të bëja ankesë në Gjykatën Supreme të Bosnës në Sarajevë /Shiko vendimin e kësaj gjykate në krye me Mr Vllajsavlevit Mirko/ i cili kërkon të lërohem nga burku sepse nuk kam nevoj ose motiv të merreshkam me diç të këtillë, dhe se Gjyqi i Yenicës gabimisht më ka dnuar me vdekje-pushkatim.../ Kurgjë nuk u morr parasysh.Aktvendimi i Qykatës së Qarrkut në Zenicë, urgjentisht beri në proçesin e montuar përshkrimin e Vendimit të parë, vetëm fjalët ,,SE OSUDJUJE NA SMRT STRELJANJEM,, ( I DËNUAR ME VDEKJE-PUSHKATIM) ,zëvendësohen me fjslët SE OSUDJUJE NA 20 godina strog zatvor (dënohet me 20 vite burg të rëndë).Këtë vendim, pa kurfarë hamendje e ,,vërteton ,, si të PLOTËFUQISHËM gjykatësi suprem në Sarajevë ,kroati Varonek Anto !Dhe, kështu kalova afro 11 vite e 9 muaj burg, në të drejtë të Zotit...Thellë jam i bindur se pas këtij proçesi tç montuar me motive politike dhe antishqiptare, qëndrojnë edhe sot bylykbashat dhe kryeshefat e klanit të UDB-së dhe KOS-it jugosllav, të cilët ato vite të rrenuara komuniste e kominterniste ishin SHTET MBI SHTET në Jugosllavine e shpërpërë, ku unë si viktimë dhe familja ime kemi dhe sot përjetojmë trauma tmerri e vdekte të papara, se -gjer vonë as që guxonim të rrëfenim haptas për pafajsi, nga frika.../Me thënë të drejtën, kjo disi edhe sot na torturon .
( ... Të botuara kam nga sfera publicistike, / dorrëshkrime të gatshme të dy romaneve ,,Rrënjët,, dhe ,,Lumi im,, të djegura më 1979, dhe disa tufa poezishë)...Pas daljes sime nga burgu, Fakultetin e gazetarisë DIPLOMOVA në Tiranë gjatë viteve 1993-1995, /duke më pranuar edhe shumë provime nga studimet e kaluara në Shkup/. ShB ,,Onufri,, në Elbasan ka botuar përmbledhjen time me poezi me titull ORFE I VRARË,1995. Kurse ,,Kështjella e vetmisë,, e ka botuar po atë vit SHB ,,Luma,, Tetovë. Një vit më vonë në Shkup është botuar përmbledhja ,,Antikohë,, dhe dy përmbledhje vjershash për fëmijë...Libri autobiografik ,,Ballë për ballë me vdekjen,, u botua në Shkup në vitin 2000, e që në 5000 ekzemplar u ribotua në Tiranë nga SHB ,,Koha,,...
VItin e kaluar në Tiranë u botua sërish një përmbledhje me poezi me titull ,,Lugje të verdha,,.Kurse në gjuhën maqewdonishte u botua libri ,,Balkanski Drajfus,, (Drajfusi ballkanik). Sivjet gati për shtyp kam librin ,,Sfidë prangave të UDB-së,, dhe ,,UDBJA DHE SHQIPTARËT,, etj.
Sot jetoj në Çegran dhe Shkup, drejtoj një television privat lokal ,,Zëri i Çegranit,,...Merrem me shkrime, si zakonisht, dhe herë-herë banoj në Tiranë !