E shtune, 27.04.2024, 05:37 PM (GMT+1)

Mendime

Përparim Demi: Rreziku i imagjinuar shqiptar

E marte, 01.02.2011, 08:57 PM


Rreziku i imagjinuar shqiptar

 

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Konuzin, vlerëson se projekti “Shqipëria e Madhe” paraqet rrezik për rajonin e Ballkanit. Konuzin thekson, se në të kaluarën Ballkani ka përjetuar periudha të konflikteve të rënda të armatosura me baza nacionale. “Për këtë shkak, kundërshtimi sa më i shpejtë i idesë së shqiptaro-mëdhenjve dhe i ideve të tjera të ngjashme të rrezikshme është më mirë”, ka thënë Konuzin për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit.

 

Nga Dr. Përparim Demi

 

Ja se si vazhdon manipulimi i opinionit edhe sot e kësaj dite dhe shikoni se kush është autori i këtij manipulimi shekullor. Sipas politikës zyrtare ruse, shqiptarët janë ata që paraqesin rrezikshmëri. E thotë këtë ambasadori Konuzin, duke specifikuar se konflikte4 në Ballkan kanë bazë nacionalen Atë që haron ta thotë ky emisa2 i Moskës eshtë se gjatë luftës`Ballkanike, luftës së parë dhe të dytë  botërore, shqiptarët nuk kanë qënë palë ndërluftuese. Është e vërtet një gjë, që të gjitha këto luftra janë zhvilluar në teritoret e banuara nga shqiptarët dhe se dëmet e luftrave gjithmonë ranë mbi kurizin e popullsisë shqiptare.

Në luftën Ballkanike palët ndërluftuese ishin Sërbia, Bullgaria, Greqia, Italia, Mali i zi dhe Austria, në një kohë kur Shqipëria nuk kishte shtet akoma. Këto shtete luftuan ndërmjet tyre për ndarjen e teritoreve shqiptare ndërmjet tyre. Pas lufte Ballkani u quajt ”fuçi baruti”. Kush e cilësoi si të tillë, dipllomatët europian pasi nuk gjenin dot zgjidhje, që të kënaqte lakmit e këtyre shteteve. Atyre nuk u vajti kurrë në mëndje të krijojnë shtetin e vërtet shqiptar dhe të refuzojnë pretendimet e shteteve ballkanike fqinje të Shqipërisë. Njohja e shtetit Shqiptar ndodhi për arsye të mospajtimit dhe kundërshtimet që kishin, sidomos agresiviteti i Sërbisë dhe Greqis që kërkonin llokmën e madhe, gjë që zëmëroi Italinë, Austrinë dhe Bullgarinë. Pas luftës ballkanike, prap iu rikthyen ndarjeve të teritoreve të Shqipërisë londineze, por ishte ndërhyrja e vendosur e presidentit Willson që e pengoi këtë në konferencën e Parisit.

Bullgaria u përplas me Sërbët në teritorin e Shkupit dhe Kumanovës, dhe me Grekun në zonën e Prespës dhe Korçës. Italia luftoi me grekun për Vlorën dhe bregdetin. Kështu u dogjën fshatrat shqiptare dhe u vranë shqiptarët pa  i shpallur luftë kurkujt. Çetat shqiptare u përpoqën sa mundën të mbronin  popullsinë civile nga shfarosja që bënin trupat pushtuese në teritorin shqiptar. Si sërbët dhe grekët duke përfituar nga gjëndja, krahas luftës së frontit që kishin, nuk haronin të vrisnin sa më tepër shqiptarë civil për të siguruar tokë të lirë për kollonët e tyre. Kuptohet rezistenca shqiptare ishte e pafuqishme të përballonte ushtritë e armatosura deri në dhëmb të fqinjëve të tyre. Pra kush përbënte rrezik për Ballkanin ? Sipas rusit – shqiptarët nacionalista. Jam i sigur që për ta sikur shqiptarët të mos egzistonin nuk do kishte luftë në Ballkan, ky ishte faji jonë, që egzistonim. Do ti thoshja këtij zotërie se gabohet rëndë, pasi lakmitë e fqinjëve tanë nuk mbaronin dhe ata prap se prap do luftonin ndërmjet tyre për teritoret që pretendonin. Rusët, genocidin ndaj shqiptarëve e quajtën si diçka normale, si një e drejtë e Sërbisë dhe e Greqisë, pasi ata janë mësuar me pogromet e tyre ku humbën jetën me miliona muzhikër nëpër stepat e tyre. Spastrimin etnik ata e quajn plotësisht të justifikueshëm pasi këtë praktikë e kanë zbatuar me shekuj në vëndin e tyre, që nga koha e carëve dhe deri tek Stalini.

Ambasadori rus na akuzon se ngulim këmbë të jetojmë të lirë, kjo për të përbën një rrezik të madh për Ballkanin. Bashkimi i shqiptarëve e trëmb, pasi nuk është i sigurt për interesat ruse në Ballkan. Me prepotencën e një fuqie të madhe ushtron presion ndaj Europës, duke e paralajmëruar për ”rrezikun” imagjinar dhe pasojat që do rrjedhin prej tij. Për këtë pikë ka arsye pasi shqiptarët proamerikanë i bëhen pengesë. Do e këshilloja këtë politikan megalloman të zgjidhë problemet që kanë me çeçenët dhe gjeorgjianët, pasi pikërisht është politika e tyre kolonialiste që vazhdon tëprodhojë viktima si në jug ashtu dhe në qëndër të Moskës. Lej ta lënë Ballkanin e qetë se jemi vetë zot dhe do dimë ti zgjidhim problemet tona. Iku koha e luftës ballkanike kur s'kishim shtet dhe skishim asnjë përkrahje. Duan apo nuk duan, do e marrin parasysh faktorin shqiptar në zgjidhjen e çdo problemi ballkanik. Europa po nuk e ka kuptuar këtë nuk do jet kur rehat me këtë zonë juglindore të saj. Ka ardhur koha që kjo të shtrohet për zgjidhje definitive dhe përgjithmonë. (Bukuresht, 30.01.2011, ORA News)



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora