E shtune, 27.04.2024, 04:09 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Mediokriteti i Edi Rames ne sy te shqiptareve

E marte, 01.02.2011, 08:59 PM


Mediokriteti i Edi Rames ne sy te shqiptareve

 

Nga Shaban Peraj

 

Menyra se si po zhvillohet sot politika te shqiptaret  deshmon per te saten here se diku peri na eshte ngaterruar dhe veshtire t’ia gjejme fillin. Racisti Dic Marty sulmon shqiptaret dhe UCK-ne, Edi Raman ne te njejten kohe sulmon institucionet e shtetit shqiptar, me cka iu dha rasti opinionisteve, po edhe atyre qe kete nuk e kane profesion te gjykojne per veprime, mosveprime te drejta te njerit apo te tjetrit karshi nje strategjie driteshkurter te atyre qe deshen te trazojne qetesine e shqiptareve.

Nje gje eshte e vertete se ai ishte i pari qe lajmeroi mesazhet e asaj cfare do te ndodh ne diten e 21 janarit, dhe per kete ka deshmi, ndaj mos te trazohen ata qe duan t’i japin perkrahjen, po edhe ky vet nuk ia vlene te behet kritizer duke pare si veprojne ata qe nuk diten si duhet sjellur. Edhe sikur te mos e vleresoje populli veprimin qe beri ai, ate e pau e gjithe bota. Per kete c’duhet me!

Ai e beri ate qe i kerkoi karakteri dhe tashme rreth kesaj katrahure lule nuk ka. Kjo mungese “mirendjellesie” qe ofroi ai eshte reaksion ndaj nje te mete dhe mangesi ne pergatitje te demonstrates. Tani per asgje nuk ka vlere dhe nuk ia vlene te rrezikohet jeta e qytetareve shqiptare per nje post, apo karrige te atyre qe pushtetin duan ta marrin ne kete menyre. Nese kjo nuk eshte e vertete, atehere nje ore e me pare duhet te heqin dore nga kerkesat ata qe nuk kursejne e qe nuk zgjedhin mjete per te irituar masen ne perpjekje per vellavrasje, jeta pertej saj nuk vlene te kembehet me nje post! Edhe sikur te ishte ne rruge te drejte, ai nuk duhet ta quaj shenje madheshtie konsideraten e popullit per te (nese ka)dhe nuk duhet mbrojtur pas pozites qe i jep nje pjese e opinionit. Ai keshtu ra ne naivitet per t’i pare te tjeret me te vegjel se veten duke deshmuar per nje shpirt te trazuar e duke shprehur fatkeqesi ne rrugen e gjerave materiale, ku shtypja dhe dermimi i mishit te mbetur qendron ne germadhat e kockave!

Respekti i te tjereve ndaj tij do ishte i pademshem  sikur te vinte vete, pa e kerkuar dhe pa e pritur, keshtu i lejoj vetes qe masa te qendroje ne vuajtje e mjerim karshi bemave dhe huliganizmit te shprehur ne diten e 21 janarit. Populli e pa nje shfaqje te tille, ndaj nuk pi uje thenia, se “ ka konsiderate” , sepse kjo qe dicka qe nuk duhet deshiruar per askend. Ai me te tilla veprime u nxiu zemren shume shqiptareve duke u mashtruar pas atyre qe nuk u ka mbetur vend ne shoqerine shqiptare. A ka menduar ndopak, se “krahas sherbimit te tij” ne po ate mase u vu ne prove si nga armiqte, ashtu edhe nga mjedisi! Mendo! Dhe te tregohej bujar ndaj miqve te cilet perdoren si element prove ne doren e tij! Do duhej te mos e bente veten te neveritshem per mjedisin shqiptar duke pretenduar se u ben sherbime si komb e duke ua perplasur sysh atyre qe ka nen vete per sherbimet qe u ka bere. Te mos harroje se c’ka bere, per kete eshte i ngarkuar me pergjegjesi. Nese nuk eshte i perkorur e i perulur ne raport me ate si i ka analizuar ceshtjet, le te mendohet se ne cdo hap ka per t’u shtrenguar nen kthetrat ngjyregjaku te egos dhe rrenqethjes.

Kurre te mo shape diskutime per “madheshtine e sherbimeve” qe ka bere, per “sakrificat e medha” qe ka treguar, dhe po qe se mundet te jete i pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime, per kete te flase. Per kete te flase ne menyre qe fjala e tij te zbukuroje zemrat e gjithe shqiptareve. Ndryshe me fjalet “dituria ime, nderi im “ kenaqe armiqte e merzite miqte. Te mos harroje se shqiptaret jane ata njerez qe kane mbaruar se kerkuari te drejtat permes shkaterrimeve, vandalizmit, per kete ata e kane gjetur altarin e vet dhe i kane qetesuar shpirterat e trazuar qe i kishin ne vitet e monizmit  e te ’97-tes.

Sa per ata qe lekunden pa pushim sa andej-ketej, ose jane nje sere foshnjarakesh qe nuk e njohin menyren e kerkimit, ose ca te patru qe i ngaterrojne kerkimet duke ua bere qejfin armiqve. Ai qe braktisi frontin dhe u nda nga turma duket se ka hy ne rrugen e humbjes qysh ne castin kur u nda dhe si dezertor e ka denuar veten para ndergjegjes historike dhe brezave te ardhshem. Ne cdo situate qendresa ne rrugen e nisur eshte shenje burrerie, ai nuk e kuptoi kete, ose nuk deshi ta kuptoje, ndaj vazhdoi sipas interesit duke hedhur viktima ata te papenduar pas egos se tij. Ketij duket se i ka ardhur dita qe duke e humbur ndjenjen e besimit te te tjereve ndaj tij hyjne dalengadale nen ndikimin e nje pale tjeter. Ky shpirt paralitike i tij ka humbur tere personalitetin e vet duke u kthyer ne element te demshem si per vete, ashtu edhe per bashkesine ku marrin pjese. Ai me kete deshmoi se eshte hapur pas postit, pozites, popullaritetit, dhe nuk e di se c’ka per te bere diten kur interesat e tia do t’i perfshije frika  dhe droja per te penguar vullnetet e mases.

Ai mendon te arrije esencen e tij duke u dhene zhvillim aftesive te tia, pa menduar se si mund ta beje kete pa u xhveshur nga kenaqesite trupore-materiale.

Ai deshiron te arrije te kenaqe kenaqesite shpirterore, pa e ditur se brenda tij vertiten njemije e nje te keqia.

Ai perfyturon te marre krahe per t’u ngjitur duke u sjellur si nje femije qe luan ne balte, nga ku mbeti i mberthyer ne baltovinen e kesaj katrahure.

Ai edhe sot prêt pa pra e ndjelle keq duke pritur shfaqjen e agimeve te reja, po si do t’i shohin agimet e reja pa e pajisur zemren me ideale te larta.

Ai kerkon t’u jape zgjidhje problemeve te grumbulluara, po si do t’i zgjidhe ata nese nuk ka qendrese per t’i luftuar.

Ai ben fjale per lartesimin e vatanit, per lumturine e njerezve, po si do t’i beje ata pa u dhene krahe brezave, arsim e culture ne menyre qe te avancohen te drejtat dhe lirite e qytetareve.

Deshiron te jetoje i lire, i pavarur e krenar  ne krah te popullit, po si do ta beje kete nese nuk e largon mediokritetin qe e ka mbuluar.

Ai shpreson dhe prêt te ndodhet pa pra ne sy te te tjereve, po si do te behet kjo kur njeqind here ne dite prish betimin qe ka bere.

Ai e sheh veten vete dhe kerkon cdokush keshtu ta shohe, po si do ta beje kete me gjendjen e tij mes shoqerise qe ngarkon mbi supe cdo dite nje mije e nje mekate te reja, kurse vete s’ beson dot asgje.



(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora