E shtune, 27.04.2024, 05:25 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Kosova tani më është bërë shtet e shtetasin e saj nuk mund ta ruajnë ata qe bëjnë be në krye të Kosovës

E marte, 01.02.2011, 08:57 PM


Kosova tani më është bërë shtet e shtetasin  e saj nuk mund ta ruajnë ata qe bëjnë be në krye të Kosovës e bashkëpunojnë me sigurimin shtetëror serb kundër saj.

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Ishë Minator i Kombinatit Trepça.

 

Ne Kosovë janë formuar shumë parti politike e shoqata te ndryshme te gjitha këto parti politike e shoqata te formuara te gjitha po aludojnë se janë formua për te mirën e popullit te Kosovës por e mira s’po duket askund, si po duket partitë dhe shoqatat e shumta po sjellin probleme, zënka, mos marrëveshje e deri te shpifjet intrigat e ndryshme qe Kosovën po e ngufatin dhe ne shumë çështje po vene numron.

Populli i Kosovës ka dhanë shumë provime te ndryshme gjatë okupimit, dhe asnjëherë nuk ka kursye asgjë për lirin dhe pavarësinë e Kosovës, sepse populli ka qen i vetëdijshëm se për liri duhet te ipet edhe ajo ma e çmueshmja, pastaj edhe sodë jemi këtu ku jemi.

 

Partitë politike formohen me qellim qe te garojnë se cila do ta marr pushtetin shtetëror përmes votës se popullit pra cila parti merr ma se shumti vota ajo parti e gëzon edhe te drejtën qe ti themeloj institucionet. Partitë ne pushtet krahas privilegjeve te shumta qe i gëzojnë kanë edhe përgjegjësi te mëdha sepse përgjigjen për veprimet dhe mos veprimet te cilat duhet ti ndërmerren gjatë mandatit. A u veprua ne Kosovë ne ketë menyr gjatë këtij dhjet vjeteshi sa janë ne pushtet partitë politike te deri tanishme sepse nuk dua ta veçoj as njërën, sepse te gjitha njëfarë forme kanë qen afër pushtetit mos paçin qen ne koalicion me pushtetin.

 

Popullit te Kosovës ju kanë mbyll shumë dyer qe mbyllja e këtyre dyerve popullit i ka kushtua shumë shtrenjte dhe poj kushton edhe nuk po duket dritë diku ne fund te tunelit qe vërtet dot dalim prej kësaj gjendje net e cilën gjendemi. Pastaj, edhe një pjesë e madhe e popullatës e kanë hup besimin ne institucionet e vendit dhe janë vu ne lëvizje përmes rrugëve ilegale ja kanë mësy  shteteve perëndimore, për te kërkua shpëtimin qe shumë prej tyre neper këto rrugë po e gjejnë vdekjen. Kosovën e ka përfshi papunësi e madhe si pate shkollë si spate nëse nuk i takon ndoni klani partiak te safitë te par punën nuk bën as ta ëndërrosh. Pastaj, po i përmendi disa veprime te udhëheqjes kosovare qe nuk kan guxua te lëshohen ne aventura te tilla, qe interesat partiake ti qesin para interesave shtetërore sovraniteti i Kosovës po shkelet shumë rënd e mos veprimi i pushtetit ne ter territorin e Kosovës po i trimëron ato rrymat kriminele anit shqiptare qe te marrin veprime kundër shtetit te Kosovës. Pavarësia e Kosovës nuk mbrohet duke i shitur pasurit  e Kosovës siç thotë populli për një copë bukë, pavarësia e Kosovës nuk mbrohet duke e bllokua bujqësinë, nuk mbrohet duke  e paralizuar shëndetësinë nuk mbrohet pavarësia e Kosovës duke ua shkel te drejta legjitime te qytetarit te Kosovës por edhe te drejtat edhe te femiut te Kosovës. Pavarësia e Kosovës nuk mbrohet duke lejuar qe rrymat kriminele serbe duke bërë spastrimin etnik te territorit ne pjesën veriore te Kosovës, pra, te gjitha këto kanë ndodh dhe po ndodhin para syve te atyre qe po thonë qe pushteti kosovar u shtri ne ter territorin e Kosovës duke u përpjek qe popullatës tja mbyllin sytë, kurse me deklarata te tilla duke i shkaktua dëm Kosovës edhe ne arenën ndërkombëtare.

 

Tani ata te ashtuquajturit miqtë e Kosovës po e tregojnë fytyrën e tyre te vërtet kundër Kosovës kur është fjala te targat e automjeteve te Kosovës dhe përdorimin e tyre ne ter territorin e Kosovës dhe lëshuarja e targave serbe ne territorin e Kosovës qe këto targa serbe atakojnë direkt sovranitetin e Kosovës. Këta te Evropës dhe EULEX-i ne ven qe te thërrasin Beogradin qe te hjek dorë  nga futja e targave te veta ne përdorim ne territorin e  Kosovës ata e thërrasin Prishtinën dh Beogradin qe mos te krijon tensione te pa nevojshme pra kjo këshill drejt perse drejti i jep përkrahje Serbisë për veprimet  e veta qe poj bën kundër  sovranitetit te Kosovës me futjen e tagrave serbe ne Kosovë. Pra, te gjithë ata qe Prishtinën tentojnë ta barazojnë me veprimet e Beogradit ku Kosovës ja shkel sovranitetin këto sjellje edhe deklarata janë anti kosovare dhe tendencë qe ne Kosovë te lejohet te hyn dreqi dhe i biri dreqit e udhëheqja e Kosovës thirret qe ti shtinë veshtë ne lesh dhe te shukat sepse tani veç janë mësua qe tua u bajn me gisht këta te huajt e këta tonet te shukatin kurse ne mes vetit tregohen trima qe kush qe i qet ne rrugë nuk ka. Një shtet i cili e ka kushtetutën pa mar parasysh kush çka thotë udhëheqja e ati shteti duhet gjithë se si ti përcaktoj rregullat e renit shtëpiak ne shtetin e vet e jo te krijon te tjerët te cilët janë këtu ashtu qysh ju konvenon atyre. E pastaj te deklarohen qe shqiptarët nuk po munden me kontrollua territorin e vet.

Pra, te gjithë ata te cilët janë ne Kosovë dhe donë me respektua renin dhe ligjim e Kosovës le të urdhërojnë janë te mirëseardhur ata qe zdon munden  me shkua kah te donë se ne jemi ata qe nuk duhet tu lami ven këtu. Sepse nëse u lejojmë vetëm dëm na shkaktojnë e asgjë tjetër.

 

Po kthehem prap te targat dhe lejimi i tyre ne qarkullim për territorin e Kosovës kjo lëvizje sjell shumë rreziqe për sigurinë e qytetarëve te Kosovës se pari unë mendoj se vrasjet qe janë bërë ne Kosovë e qe ende nuk janë zbulua frikohem qe këto vrasje janë bërë nga kriminelet qe lëviznin me automjete me targa te vjetra e si pengojke askush ne emër te rahatisë se rrejshme ne shtëpi. Apo tregimi i një modernitet te pushtetit kundrejt pakicave kjo metodë e sjelljes se pushtetit kosovar ka qen shumë e gabueshme sepse me këto automjete janë bërë shumë lloje te krimit pastaj për mos zbatim te ligjit ne ter territorin e Kosovës dikush duhet te bart përgjegjësi. Ne pjesën veriore janë ndërtuar disa pompa te benzinës te standardeve te teknologjive te fundit .Qytetaret shkojnë e furnizohen natë pjesë atje se nafta dhe benzina shumë ma lirë nëse qytetari i merr vetëm 10 litra ne ndoni kanistër policia doganore qytetarin e  akuzon për kontrabandë me delivate pra ne ven qe ato pompa te benzinës te mbyllen dhe mos te lejohen as mu ndërtua qytetari shqiptar dënohet pse po merr benzinë ne pompën e cila është brenda territori te Kosovës.

 

Kjo sipas mendimit tim nuk është ne rregull sepse nëse dikush duhet te pengohet e te dënohen duhet te mbyllen pompat te cilat nuk kanë licencë pune e qytetari i cili furnizohet ne këto pompa ska pse te dënohet. Po këtu ekziston një lidhshmëri mes kontra bandistve shqiptar dhe serb ku fitimin e kanë te përbashkët dhe pompat i kanë te përbashkëta dhe po punojnë për mrekulli thua se s’kemi qen ne luftë me serbi fare. Pastaj kontra-bandistat me derivate i kanë korruptua edhe disa pushtetar dhe te gjithë se bashku po përfitojnë kurse qytetari i shkret po pëson sepse qytetari është i detyruar te shkoj aty se nafta e benzina aty shiten 40 për qind ma lirë pa i pengua askush as UNMIK-u ,as KFOR-i as EULEX-i e as Policia e Kosovës kurse qytetari qe shkon e furnizohet aty aj dënohet.

 

Pastaj ti shikojmë kontradiktat brenda vet partive politike disa po mendojnë se ata duhet te jen te përjetshëm ne krye te partive te tyre gjë qe këta nuk e mendojnë edhe anëtarët e partive sa here te bahen ndryshime kuadrovike brenda partive dalin fraksione nga ajo parti tu e themelua parti te reja qe koha po dëshmon qe këto veprime janë humbje kohe sepse me rastin e zgjedhjeve asin fraksion i dalur nga cila do parti ska mujtë me kalua pragun e përcaktuar me ligj. Pra, si po shifet brenda vet partive mungon aji uniteti i vërtet, mungojnë programet e mirëfillta për dalje nga gjendja e vështir ne te cilën gjendemi mungon kritika dhe vet kritika e çka është masë tragjikja për shumë parti tona politike janë inkuadruar shumë shqip folës qe bëjnë be ne dëshmoret e kombit a ne realitet punojnë për sigurimin serb, nuk lejojnë marrëveshje kurfare. Pra, këta me frazat e tyre te gjithë i bëjnë te keqi okolla vetit vetëm veten e paraqesin si te mirë e patriot te kësaj toke. Ky soj i njeriu ne skenën politike kosovare duhet gjithsesi te  demaskohet mos te lejohet te operoj brenda partive politike se po rrezikohet nga ta stabiliteti politik i vendit. Pra, gjatë zgjedhjeve dhe para zgjedhjeve e masë zgjedhjeve janë ne gjendje ta dëgjojnë zotrin e kurrë mos te lejojnë stabilitet institucional ne Kosovë. Tani ne Kosovë përfunduan zgjedhjet mundem  me than zgjedhjet përfunduan ashtu siç patëm kohë ti përgaditim ashtu sa patëm hapsin ligjore dhe kushtetuare.

Për kohen e mbajtjes, mbi te gjitha zgjedhjet  kaluan pa eksese dhe konflikte nder qytetare. Zgjedhjet treguan se vërtet qytetaret e Kosovës e donë vendin e vet dhe janë te interesuar qe ne Kosovë qytetaret e saj te jetojnë mirë e pa brenga por tregun edhe se kujt i besojnë më së tepërmi për ta udhëheq gjatë periudhës katër vjeçare.

 

Tani topi duhet te qetësohet, dhe te fillohet me punë për ti themelua institucionet sepse tani më veç ka ardhur koha, Kosovën e presin sfida shumë te mëdha prandaj kërkohen njerëz qe vërtet din dhe munden mu ballafaqua me këto sfida. Një nder sfidat kryesore është edhe dialogu me Serbin qe në njëfarë forme Serbia po përpiqet me disa miq ndërkombëtar te saj ketë dialog ta qes prej rrafshit teknik me rrafshim politik. Pra, kërkohen ekspertë qe vërtet kanë provoj ne rrafshin e dialogut dhe din ta koordinojnë punën mirë me Shtetet e Bashkuara te Amerikës sepse si po  duket vërtet te vetmin mik ne bot e kemi Amerikën e s’kemi tjetër.

 

Evropa dhe disa shtete ne te  poja dhanë krahin Serbisë duke harrua se Srebrenica ka qen përgjegjësi nga Kombet e Bashkuara te një shteti evropian .Pastaj mbrojtjen e ati territori trupat e ati shteti evropian e dezertuan pastaj Diku dhe këshilli i Evropës ka qen dashur te hapin hetime kundër atyre qe e dezertuan detyrën e marr nga Kombet e Bashkuara per shkak se 8000 vet u vranë ne at territor qe duhej te mbrohej e nuk u mbrojt . Por, kështu e ka drejtësia evropiane dhe e ka pas çdo here, kundër te ligut e te drejtit bahen raporte te rrejshme me qellim te arsyetimit te krimit te cilin e ka bërë i forti kundër ti. Kurse ndaj veprimeve fashisoide te ndërmarra nga ana e Serbisë ne Kosovë dhe Srebrenic këshilli i Evropës po hesht e nuk po debaton e s’po autorizon prokuror hetimesh pastaj Evropa po e luan lojën e te fortit ne ketë drejtim e për drejtësi s’po e ka dert, pastaj kam fillua te frikohem nga qëndrimet e zyrtare te këshillit te Evropës? Sepse për masakra dhe gjenocid qe ndodhen ne Kosovë e Srebrenicë por edhe ne Kroaci e qe ketë krim e kryen forcat serbe për këto te bame po akuzohen krejt pesë gjashtë ushtarak e politikan serb e me kaq po përpiqet drejtësia ndërkombëtare t’ja ve kapakun gjykimit te kriminelëve e ti ngushëlloj viktimat me kaq dhe po thërret qe pa e pagua haraçin kriminelët te dëmtuarit ti harrojnë krimet. Kurse Evropa dhe këshilli i saj hesht rreth zhvillimit me ketë formë te gjykimit te kriminelëve shtetëror serb.

 

Kurse këshilli i Evropës duke e aprovua raportin e Dik-ut po tenton qe mbi shqiptaret e Kosovës ta hedh një far fajësie kolektive për ata serb qe pësuan e s’po dihet ende nga kush a sipas te gjitha gjasave pjesë e madhe e tyre janë likuidua nga forcat paramilitare serbe vetëm sa me i arsyetuar krimet e bëra mbi popullatën shqiptare duke u than bashkë kombasëve te vet serb ja pra për nji serb ne i vramë tridhjetë shqiptar. Por, vlerësimet e këshillit te Evropës kështu e kanë seancat e saj fort kanë te ngjara me seancat e komitetit qendror te LKJ-ës dikur kur diskutonin krejt mbi bazën e shpifjeve e merreshin qëndrime anti-shqiptare ne ven qe te zgjidhej problemi krijohej problem edhe ma i madh 

 

Raporti i Dik-ut shumë këndë e habiti e e demoralizoj duke menduar se po i hup imazhi i Kosovës, Kosovës kurrë nuk do ti hup imazhi sepse Kosova luftoj për liri luftoj ushtri me ushtri ballë për ballë UQK-ja nuk vrau gra e fëmi nuk vrau pleq e plaka nuk dhunoj femra serbe, nuk dogj e as nuk plaçkiti civil serb .UQK-ja luftoj brenda territorit te Kosovës për ta mbrojt popullatën e Kosovës dhe te gjithë te tjerët qe ishin te rrezikuar nga regjimi serb.

 

Pastaj tendenca për te barazua krimin e organizuar shtetëror serb kundër popullatës shqiptare me disa serb te cilët kanë psuar e nuk dihet nga kush e shumë prej tyre kanë pësuar edhe nga vet regjimi i tyre vetëm e vetëm për te ja m’veshë UQK-ës padrejtësisht po tentohet ti mëveshë UQK-ës kjo tendencë është tendencë e çmendur qe bota s’po donë ta kupton realitetin ashtu qysh ka ndodh po po donë tua m’veshë krimet atyre qe qen viktima kurse kriminelin po donë ta liroj nga përgjegjësia, kjo sot duhet te jetë e pa lejueshme për boten bashkëkohore por edhe Evropën sepse aty ku nuk ka drejtësi nuk ka edhe ardhmëri te sigurt.

 

Tani sot për çdo qytetar te Kosovës zilja po bjen po thërret zilja e historisë si për ata qe e fitun besimin e popullit si për ata qe nuk kërkuan besim nga askush po deshën te mbesin qytetar te rëndomtë te Kosovës . Populli i Kosovës donë punë donë liri donë arsim donë kulturë donë shëndetësi donë bashkëpunim me fqinjit e vet donë barazi ne Evropë donë liri te lëvizjes sepse përfaqësuesit e këti populli atje ku kanë punuar dhe vepruar kanë treguar kulturë te lart pune dhe sillje. Pra partitë duhet te bajn koalicione për ti themelua institucionet sepse Kosova ka nevojë për to ato duhet ti themelojmë dhe ti ruajmë sepse për to tan jetën kemi luftue ne edhe te paret tan. Pastaj kurrë nuk jemi frikua nga drejtësia por jemi frigue çdo here nga padrejtësia ne duhet ta ndërtojmë vendin mbi bazën e ligjeve e kushtetutës e te jemi shembull se si duhet respektuar e drejta e çdo qytetari, kurse atëherë kur dikush vjen ne kundërshtim me ligjin për shkak te ndoni vepre pa marr parasysh kush ne duhet te mësohemi ta dënojmë dhe gjykojmë vet e për gjana te tilla nuk duhet te kerkojmi zotri qe ti ankohemi duhet te mësohemi qe një here e përgjithmonë ne token ton te jemi zotëri vet kur te veprohet ashtu Kosova bahet terheqese për investitor te huaj se Kosova ka nevojë për vende te punës se qe dhjet vite çlirim ne Kosovë vetëm është mbyll punë e nuk u hap punë.

 

Evropa ne Kosovë po dëshiron te jetë prezent por Evropa kosovaret nuk po i donë ne gjirin e saj, tani Evropa i ka përcaktua disa rregulla qe duhet plotësuar qe te munden qytetaret e shumë shteteve ballkanike te qëndrojnë ne Evropë pa vizë. Mirëpo për shqiptar Evropa ka qit kushte te posaçme se di pse këto kushte Evropa ka qen dashur tua qet shteteve qe bën gjenocid mbi shqiptar e jo shqiptarëve te Kosovës qe qen viktimë e regjimit serb.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora