E diele, 28.04.2024, 06:07 PM (GMT+1)

Mendime

Bardh Frangu: Presidenti?

E merkure, 02.02.2011, 08:57 PM


Presidenti?

 

Topi prej leckash

 

Nga Bardh Frangu

 

Gota ka kohë ishtë mbushur me të palarat e Berishës dhe Ramës. Ajo u thye dhe u derdh më 21 janar. Rrugët u ngjyrosën me gjak, ashtu siç kishte planifikuar bojaxhiu Rama. Berishës nuk i mjaftuan armiqtë nga opozita dhe luftën ndaj shtrigave e barti edhe në institucione më të rëndësishme të shtetit. Në këtë pisllëk të paparë politik, presidenti Topi u soll si ajo "zonja" që kishte krehur flokët, ndërsa po digjej katundi. Nga dimesioni njerëzor nuk shpjegohet vonesa e përcaktimit te tij pas gjithë atij sulmi barbar mbi institucionet, ndërsa nga dimensioni politik ishte një sjellje krejt normale. Kjo për faktin se poltika jonë ka kohë ka dëshmuar që politikanët nuk janë njerëz. Dhe nuk mund të jenë, ndërsa amoraliteti është bërë shenja më e dukshme e tyre. Presidenti Topi u soll si një person tepër i vokët. për këtë. Stanesku ka një thënie lapidare: "Mjer ai qe nuk është as i ftohtë e as i nxehtë; ne atë që është i vakët do të pështyjë edhe perëndia". Është e njohur thënia se lepurit nuk mund t'ia fusësh zemren e luanit, sepse nuk e zë. Kur kihet parassysh drama rreth zgjedhjes së tij dhe pazarlleqet që u bënë, presidenti Topi nuk është më shumë se një top i bërë nga leckat politike.

Tepër i vakët ishte edhe fjalimi i tij drejtuar shqiptarëve. Madje në raport me situatën e krijuar dukej edhe tepër cinik. Për presidentin Topi nuk ka fajtor. Të gjithë janë ose të fajshëm, ose të pafajshëm. Ai në këtë mënyrë luan rolin unifikues të së keqes, e cila vetëm sa bëhet një barrë më e rëndë në kurrizin e shqiptarëve. Topi ka në duar fatin e Shqipërisë. Po të kishte pak guxim qytetar, pak guxim intelektual dhe pak guxim politik, do ta gjendte zgjidhjen menjëherë; do ta dëgonte vendin në zgjedhje të parakoheshme. Kjo do të ishte edhe zgjidhja më pak e dhembshme për fatin e Shqipërisë. Në këtë rast do të humbiste vetëm Topi, por gjithsesi do të fitonin qytetarët, të cilëve edhe u drejtohet ai. Por edhe Topi, njësoj si Berisha dhe Rama, pranojnë të jenë edhe në ballë të një Shqipërie të shkrumuar. Topi nuk ka asnjë argument të mos e bëjë këtë. Ai do të mund të vepronte ndryshe, sikur të ishte më i drejtperdrejtë dhe të dëshmonte se angazhohet për të mirën e qytetareve. Ai, ndersa flet si garant i nje shteti ligjor, do te duhej te kerkonte nga Rama qe të ndalte dhunën dhe të niste seriozisht angazhimet për zgjdhjet vendore. Ka tre muaj deri në zgjedhje, ndërsa Rama është kategorik që t'i bojkotojë ato, për ta shndërruar muajin maj në një muaj përnjlmend të kuq, siç edhe njihej nga pararendësit e tij. Në maj, zoti Topi, nuk do të ketë baklada, por do të ketë flakë tepër të rrezikshme për Shqipërinë. Duhet guxim, zoti Topi, që t'ia thuash në sy edhe Ramës, edhe Berishës, se kështu nuk nëpërkëmbët fati i një vendi dhe i një populli. Nëse je i sigurt dhe besoj se je, se nuk mund ta ndalësh Ramën e tërbuar, tërhiqu nga karriga e vakët dhe maji le të jetë muaj i shpërblimit për socialistët; le të bëhen edhe zgjedhjet qendrore me ato lokale. Të siguroj se më keq nuk bëhet. Të siguroj se në këtë rast do të humabsesh vetëm ti, por jo edhe shqiptarët. Deshmo para shqiptarëve se më e rëndësishme është Shqipëria. Ke mundësi që ta bindesh edhe Berishën, ish shefin tënd të partisë, që në një vend që ende nuk ka mësuar normat elementare të demokracisë, shkaku i mbeturinave të mëdha nga ish sistemi, zgjedhjet janë sprovë e mirë për shendetin demokratik. Në fakt ti edhe mund ta detyrosh.

Çdo gjë mund të bësh, z. President, por ama nuk ka pikë kuptimi t'i mbash peng shqiptarët me moralizimet dhe apologjitë tuaja.



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora