E diele, 28.04.2024, 11:30 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Flamuri kombëtar mbi flamujt partiakë

E merkure, 02.02.2011, 08:59 PM


FLAMURI KOMBËTAR MBI FLAMUJT PARTIAKË

 

PERANDORIA GLOBALISTE

PO NXITË KONFLIKTE ARIFICILE BRENDA SHQIPTARËVE DHE KUNDËR SHQIPTARËVE

 

Nga Abdullah Prapashtica

 

Shqiptaret as një herë në historinë e vet nuk kanë pas konflikte të brendshme fisnore, fetare, politike apo krahinore, që të ketë arsye të mbahen të ndarë në më shumë shtete. Prandaj, çdo përpjekje e jashtme me i mbajt shqiptaret të ndarë, në ma shumë shtete, cenon të drejtën e këtij kombi në vetëvendosje, në pavarësinë, në sovranitetin dhe lirinë vet.

 

Për të arsyetuar ndarjen e shqiptarëve në disa shtete, nga bota armiqësore sllavo-greke dhe nga aleatët e tyre, po bëhen përpjekje agjenturore për nxitjen e konflikteve të brendshme mes shqiptarëve, përmes formacioneve mercenare, të ashtuquajtura parti politike. Këto konflikte artificiale po inskenohet si në Tiranë, si në Prishtinë, si në Shkupe dhe kudo tjetër mes shqiptarëve. Aktualisht Brukseli po sillet si me limonët e shtrydhur, me ata që i përdori me i imponua Ligjet e veta koloniale në vendin ton (monedhën, simbolet, festat, flamurin, himnin, Kushtetutën) , duke nxitur fushatë ndërkombëtare dhe kombëtare kundër udhëheqjeve të lëkundura e të korruptuara të Tiranës dhe Prishtinës, pasi që atyre ju ka skadua afati i përdorimit dhe kur ato kanë fillua të kundërmojnë !

 

Vëzhguesit e vëmendshëm politik kanë mundur të vërejnë në dhjetëvjeçarët e fundit se nga qarqet armiqësore antishqiptare intensivisht është punuar në krijimin e konflikteve artificiale mes shqiptarëve për të e mbajtur në fuqi ndarjen e tyre në më shumë shtete dhe për të nxitur ndarje të reja të territorit tyre etnik (përmes të decentralizimit). Fusha kryesore e krijimit të konflikteve artificiale është realizuar përmes te krijimit te qindra partive politike e OJQ që nga Presheva e deri në Sarandë, që nga Kumanova e deri në Ulqin. Partitë politike (pluraliste e moniste) janë shabllone të huaja të mbjella në vendin ton me e përça dhe me zhduk kombin ton, duke i larguar e t`huajur dhe duke armiqësua shqiptarët mes veti, përmes luftës për pushtet . Qëllimi i armiqve ishe dhe është që përmes partive politike dhe përmes ngritjes së flamujve partiak mbi flamurin kombëtar, popullatës shqiptare t`i shpërlahet truri nga identiteti kombëtar dhe të humbet ndjenja e realitetit për interesa mbipartiake nacionale. Pse në vendet tjera, me mentalitete e kultura tjera, funksionon sistemi pluralist kjo nuk do të thotë se mundet të kopjohet dhe te realizohet edhe në mesin ton, ku ka tjera norma kulturore e tradicionale.

 

Imponimi i flamurit të Ahtisarit nga ana e Brukselit, ku theksohen kufijtë serb të ish KSA të Kosovës, dëshmon se ata po përpiqen që të arrijnë shlyerjen e trurit ton nga identiteti i ynë kombëtar dhe imponimin e një identiteti tjetër artificial gjeografik krahinor i cili synon nxitjen edhe të konflikteve tjera ndër krahinore. Krijimi i simboleve të reja është në funksionin e këtyre ndarjeve, prandaj nga përbërja re e institucioneve të ardhshme pritet kthimi në gjendjen e para imponimit të këtyre simboleve të huaja dhe pikënisje nga Lidhja e Prizrenit e 1878!

 

- Republikës së Kosovës nuk duhet ti ndryshohen simbolet, por duhet i kthehen simbolet e veta kombëtare. Kosovës duhet ti kthehen simbolet dhe himni i vet kombëtar, identike me ato qe vlejnë për gjithë kombin shqiptar, duke përfshirë edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Lekun si monedhë kombëtare.

 

- Aspirata kryesore e shqiptarëve gjithmonë, ka qen dhe mbetet bashkimi i gjitha viseve shqiptare brenda një shteti, prandaj simbolet eventuale krahinore nuk munden të ngritën kurrë mbi ato kombëtare .

 

- Për arsyet objektive që mbretërojnë në Shqipëri, Kosova duhet të ruan nga veçorit e veta vetëm ermin REPUBLIKA E KOSOVËS me kufijtë administrativ ku përfshihen të gjitha viset shqiptare nën sundimin e ish RSFJ dhe duke hedhe poshtë kufijtë administrativ të ish KSA të Kosovës me të cilët Republika e Kosovës ishte nda mes Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi nga koha mbretërisë armike Serbo-Kroate -Slloven dhe nga koha e Jugosllavisë të diktatorit Tito.

 

- Të gjitha institucionet duhet ndërtuar në atë formë që të funksionojnë si njësi integrale të federatës së ardhshme të Shteteve të Bashkuara Shqiptare (SHBSH). Kosova si Republikë Shqiptare duhet të përgatitet që në federatën e ardhshme shqiptare të merr pjesë në të gjitha institucionet (në Kuvend, në Ministrin e Jashtme, të Brendshme, në Ministrin e Mbrojtjes etj) në proporcion me përqindjen e vet të saktë të kompetencave, në bazë të numrit popullsisë.

 

- Minoriteteve duhet garantuar ato të drejta që parashihen me Kartën e OKB për pakicat kombëtare dhe në proporcion me të drejtat që i gëzon e minoriteti shqiptar në shtet e prejardhjes së pakicave në vendin ton. Pra, ato të drejta që i gëzojnë shqiptarët në Turqi, në Greqi, në Bosnje, në Mal të Zi, në Serbi e Maqedoni etj, do ti gëzojnë edhe pakicat e këtyre vendeve brenda vendit ton.

 

Kategorisë së veçantë të kolaboracionistëve shqiptar me sundimet e huaja si dhe pakicave nacionale sllave e greke duhet kushtëzuar me suspendimin e të drejtave qytetare në kandidimi për detyra publike dhe në pjesëmarrje në votime, të atyre që kanë marr pjesë në gjenocid ndaj shqiptarëve dhe që në vitin 1999 kanë qen në moshë kur kanë mundur të marrin pjesë në luftë kundër shqiptarëve! Familjeve të tyre duhet garantuar të gjitha të drejtat qytetare pos punësimit në institucione shtetërore!

 

Aktualisht agjenturat sllave e greke përmes të individëve që takojnë reaksionarëve të paguar nga ata, në disa vende mike të Evropë, janë duke u marr intensivisht me përpjekje që të ftohin marrëdhënie miqësore mes Popullit Shqiptar dhe Popujve miq në Evropë që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

 

Serbia dhe Greqia sidomos janë të angazhuara ndaj shteti Zviceran i cili është ndër shtet e para që e ka përkrah dhe njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Ajo që na afron ne me këtë vend mik është ajo se Zvicra ka një histori të ngjashme me atë të kombit shqiptar. Zvicra edhe me statusin e vet aktual ndërkombëtar edhe me aplikimin e demokracisë është shembull i mirë të cilin duhet ndjekur shteti shqiptar në realizimin e disa segmenteve të demokracisë së brendshme dhe sidomos në drejtim të statusit ton neutral në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Por edhe me vendet dhe popujt tjerë miq të Evropës duhet ruajt raporte miqësore dhe nuk duhet identifikuar këto vende dhe këta popuj me disa paramilitar politike (gazeta, gazetar e politikan trafikant), të paguar nga Moska, Beogradi e Athina.

 

Sidomos duhet ruajtur raporte e mira me SHBA dhe Britaninë e Madhe, sepse pa këta miq Shqipëria dhe Shqiptarët do ta pësonin fatin e Çeçenisë! Duhet pas kujdes dhe takt ndaj miqve që ata të mos manipulohet nga intrigat përçarëse të klikave reaksionare të vendeve armike dhe të veglave të tyre brenda vendit ton.

 

Në këtë situatë që jemi është qëndrim i gabueshëm pjesëmarrja në këto konflikte të brendshme artificiale duke e anuar e përkrah njërën apo duke e sulmuar palën tjetër në përçarjet ndërpartiake që i takojnë një sistemi unik vasal. Kjo gjendje vetëm sa e zgjat agonin e këtij populli dhe të këtij vendi. Duke anuar dhe duke marr pjesë në intrigat ndërpartiake nuk arrihet kur far zgjedhje, por nxitet edhe me tej thellimi i përçarjeve që nuk qojnë as ku. Zgjedhja arrihet duke i ndal intrigat dhe përçarjet dhe duke kërkuar bashkimin politik mes shqiptarëve të vërtet të të gjitha subjekteve politike në një front unik, kundër sundimit të huaj kolonial sllavo-grek, kundër sundimit të Brukselit dhe kundër veglave të tyre. Mes shqiptarëve është vetëm një kategori që duhet luftuar pa kompromise! Ata janë bashkëpunëtoret politik dhe policor të armiqve të kombit ton. Ndërsa luftën e mendimeve për përparimin e kombit, nuk duhet shndërruar në armiqësi, por duhet kultivuar dhe respektuar deri në fund, sepse pa mendime të reja progresive as gjë nuk ecë përpara. Kritizimet duhet hedhur poshtë por duke e ruajtur kritikën që qon përpara. Marrja me intriga e me përçarje që nxisin armiqësi kundër shqiptarëve e mes shqiptarëve, pse ata kanë bindje tjera, është poshtërsi dhe tradhti ndaj interesave nacionale!

 

Rrugëdalje ka!

 

Përgjigjja dhe zgjedhja më e mirë kundër këtij komplotit të huaj të pseudo-demokracisë, të realizuar përmes të partive politike, është DEMOKRACIA AUTETNIKE NACIONALE, pa parti politike, si rrugëdalje e përmendur në kohët e fundit nga më shumë autor ! Kjo realizohet me zgjedhje të vërteta demokratike duke aplikua përfaqësimin proporcional territorial dhe profesional në tëra nivelet institucionale, me drejtësi e barazi absolute, duke filluar nga organizimi në Bashkësi Lokale dhe Organizata Punuese e deri në nivel kombëtar.

 

Duke i hedhur për toke flamujt partiak dhe duke e ngritur mbi ta sërish dhe përgjithmonë flamurin kombëtar, ne do ndahemi nga ky kaos pluralist i përçarjeve moniste dhe do të kthehemi në rrugën e drejt të përparimit kombëtar dhe drejt realizmit të aspiratave të demokracisë të vërtet, duke u barazua dhe afrua edhe me popujt tjerë të Evropës dhe Botës!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora