E diele, 28.04.2024, 02:15 PM (GMT+1)

Mendime

Kadri Mani: Letër e hapur Kryerares së Konfederatës së Zvicrës, zonjës Micheline Calmy- Rey

E merkure, 02.02.2011, 08:58 PM


Letër e hapur Kryerares së Konfederatës së Zvicrës, zonjës Micheline Calmy- Rey

 

Zonja Kryetare dhe Shefe e Diplomacisë zvicerane, Micheline Calmy- Rey, a jeni demokrate Ju dhe shteti Juaj zviceran!?

 

Nga Kadri Mani

 

Guximi i ministres zvicerane Micheline Calmy- Rey

 

Kam një simpati të veçantë për Zvicrën dhe ministren e saj të jashtme, Micheline Calmy- Rey, jo sepse më ka dërguar një letër të ngrohtë, por sepse është e guximshme dhe e prerë kur ka të bëjë me çështjen e interesave të vendit të saj. Atë e respektojnë edhe përfaqësues të partive të tjera politike, të së djathtës dhe të majtës, për probleme që lidhen me interesat kombëtare.

Alfred Papuçu, 28.7.2009

-------------------------------

 

E nderuara zonja Kryetare, te gazeta prishtinase “Express”, e datës 31 janar 2011, f. 5 është përcjellë një deklaratë Juaja nga e përdistshmja zvicerane “Zentralschweiz am Sonntag” se Berni zyrtar mendon t’i shtojë ndihmat për Kosovën.

Ju falenderojmë!

Por (ah kjo-por!), nuk po na duket se Ju as shteti Juaj të jeni, vërtet, demokratë!?

Ju as Dik Marty, me asnjë fjalë nuk i keni përmendur aspiratat e popullit tonë shqiptar për çlirim nga robëria serbe, që këtë robëri të zezë e kanë provuar edhe kroatët e sllovenët në Mbretërisnë e zezë SKS, me ç’rast po përmend mbytjen e Dr. Milan Shufflay-t me shufër hekuri në kokë! Mbytjen në burg të Fazli Greiçevcit e të Shaban Shalës... vrasjet e deputetëve kroatë e shqiptar në Parlamentin serb në Beograd... dhe mbytjen e Dedë Gecajt (1957) në burgun e St. Galenit!?!

Se Shteti Juaj juridik i paska dhënë urdhër Kompanisë Google, e cla i paska shlyer gjurmët e krimit të burgut!?- thekson e nëjta gezetë f. 8 e 9, dhe avokati i familjes Gecaj, z. Kolë Krasniqi, me të drejtë po ju dyshon, ngase edhe bijën e të ndjerit të mbytur, ia kanë fshehur- zhdukur!?

Unë si gazetar dhe si prind i bijës time, Jeta, moshatare e viktimës së burgut të St. Galenit, ka mund të na ndodhë, në shtetin tuaj juridik-mashtrues me reklama laramane!

Te e njëjta gazetë f. 9, zonja Sonja Biserko e përgenjeshtron Dik Marty-n se po i llomotit të njëjtat akuza pa një bazë reale!?- të kuptohemi drejt, se nuk mbroj të apostrofuarit, të cilën nuk janë siç mendoni Ju:”për figurat kyçe të politikës së kosovës”!

Figurat kyçe të UÇS-së janë të vrarë me atentate, këta të tashmit janë të instaluar mga Tirana.

 

Senatori që kundërshtoi pavarësinë e Kosovës

 

Delegacioni i Këshillit të Evropës për hetime po udhëhiqet nga senatori zviceran, Dik Marty, i cili njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës. Në kuadër të hetimeve, Mraty ka viztiuar Serbinë, pas të cilës do të qëndrojë edhe në Shqipëri për mbledhje faktesh mbi akuzat. Ish-prokurori zviceran, Dik Marty, e konsideron Kosovën si burim e transim i tafikut me njerëz, armë e drogë si dhe qendër të krimnialitetit të organizuar. “Unë nuk besoj që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e pafajshme. Nuk mund ta mohoj se Kosova  është bërë në një nga qendrat më të mëdha të krmit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit me armë dhe qendër e drogës”, pati thënë Mrati në një intervistë për “TagesVnzeiger”, më 20 shkurt 2008.

Në një tjetër intervistë në gjuhën frënge për “voltairenet.org”, Mraty ka thënë se bombardimi i Serbisë ka qenë i gabueshëm, se nga Kosova janë larguar me dhunë 250.000 njerëz, dhe se me pavarësinë e Kosovës është shkelur rëndë e drejta ndërkombëtare.

Marty ka nisur vizitën e parë në rajon, në atë që e quan mision faktmbledhës, për të dëshmuar hipotezat e ish-prokurores së Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte, se UÇK-ja ka shitur organet e civilëve serbë.

Marti ka qëndruar dy ditë në Srebi, ku ka takuar ministra serbë dhe prokurorë të

Prokurorisë për Krime Lufte në Beograd, me të cilët ka biseudar për këto çështje. Pas një takimi dyorësh me prokurorin serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, është thënë se kjo prokurori i ka dorëzuar Marty-t dëshmitë e veta për të ashjtuquajturën “Shtëpia e verdhë” në Shqipëri.

Marty do të vazhdojë vizitën e tij në Shqipëri, por ende nuk është e qartë nëse do të vijë edhe në Prishtinë.

R. Bala

 

“Gazeta KOSOSVA SOT, e datës 6 gusht 2009, f. 4)

 

Sikur puna e zotit Dik Marty, kundërshtare dhe armike e Pavarësisë së Kosovës qe edhe Karla del Ponte, të cilën Ju nuk e keni dënuar, por edhe e keni graduar!?!

U miratue Raporti i Dik Marty- me 168 vota për  8 kundër dhe nja 14 as asnjëjës.

Zonja Krytetare, kur senatori Juaj Dik Marty llomotit si një haner mbi çati, herë akuzon disa persona e herë komplet UÇK-në!?- e Ju heshtni, në baza “demoktarike”!? Kur dihet se Zvicra tradicionalisht ka qenë mike me Serbinë fashiste; kur krime të ngjashme sot po ndodhin në shtetin Tuaj, kur dyshohet se ushtria zvicerane ka marrë pjesë krahas ushtrisë fashite serbe në rrethimin e Shkodrës!?- dhe sërish Dik Maery ka fëtyrë të thotë se bombardimi i Serbisë ka qenë i gabueshëm!?!

Desha të Ju pyes, a keni fëmijë?- dhe sikur të Jua grabitnin policia shtetriore, si do të vepronit, apo mbase do të heshtnit sikur në rastin e vajzës kosovare?

Mbase senatori Dik Marty paska pas ethe që ede më tutje t’i ngrohë duart në flakët e Bosnjës e të Kosovës?

E nderuara zonja Kyetare, a duhet të Ju besojmë edhe më tutje?



(Vota: 12 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora