E hene, 29.04.2024, 10:45 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Si guxon redaksia e ''Bota Sot'' të dizinformojë për Presidentin Ibrahim Rugova?!!

E enjte, 03.02.2011, 08:59 PM


SI GUXON REDAKSIA E " BOTA SOT " TË DIZINFORMOJË PER PRESIDENTIN IBRAHIM RUGOVA?!!

 

Nga Selim Mustafë Hasanaj

 

Në faqen “BOTASOT” on line, në rubriken “DIASPORA”, prej 29 janarit asht një shkrim me titull: " IBRAHIM RUGOVA LINDI PASI JA VRANË BABANË"

 

Ky shkrim asht një reagim editorial mbas shkrimit të shqiptaro - amerikanit Harry Bajraktari, shkrim që nuk kam pasë rast me e lexue. Tek “BOTASOT” on line thuhet: " ...e verteta është se Presidenti Ibrahim Rugova u lind pas vrasjes së babait të ti Ukës dhe mixhes Rrustës nga çetniket serb. Ky permirsim bëhet per ta sqarue lexuesit të verteten e biografisë së jetes dhe vepres së presidentit Ibrahim Rugova."

 

Ky "përmirsim" redaktorial i lejuem të publikohet në “BOTASOT” on line, pa emen autori, asht thjeshtë pjellë dhe vner i fantazmave antikombtare i grupeve mafioze, masonike, islamike - envero - komuniste, njerëz të pacipë, që tue zbatue parimin “shpif, shpif, se diçka do të mbesë”, kanë mbushë me qindra e qindra faqe të internetit me shpifje nga ma të poshtërat e ma denigruese për personalitetin ma të madh të shekullit që lamë mbas për mbarë poppullin shqiptar.

 

Anonimët e "misteriozët" me nofka si Tano Turku, Veton Podguri, apo përbindshat gjakprishun si Sheradin Berisha, moderator i saidit "PASHTRIKU.ORG" etj., përditë shkruejnë kësi poshtërsishë, e që ja tash, pa emen autori, e gjejmë të publikueme edhe në “BOTASOT” online në rubrikën DIASPORA.

 

Me ç’fytyrë “BOTASOT” guxon e u bahet krah shpifarkëve, vnervjellësve të tillë?! "Përmirsim" që keni lejue të botohet në reagim ndaj shkrimit të Harry Bajraktari duhet ta fshini menjëherë.

 

Si thash, nuk e di çfarë ka shkrue Harry Bajraktari, nuk kam pasë rast me lexue atë shkrim, por më duhet të reagoj ndaj shpifjeve e të mos çorientohen njerëzit e thjeshtë, lexuesit e ndershëm, nga ky shtrembënim i së vërtetës për njeriun ma të madh të historisë sonë të re: ZOTI JU VRAFTË E PAÇI FAQEN E ZEZË!

 

Dr. Ibrahim Ukë Rugova, Presidenti historik i Dardanisë dhe lideri shpirtnor i popullit shqiptar në fundshekullin që lamë mrapa, asht njeriu që u priu proceseve për rrëzimin e sistemit monist stalino-fashist në ish Jugosllavi, sepse në Dardani filloi rrënimi i ish monarkisë komuniste jugoslave. Ndikimi i tij qé i fortë edhe në Shqipni, sepse shqiptarët e Shqipnisë londineze panë mundësinë e lëvizjes për liri, si po e bante gjysma e popullit shqiptar nën pushtimin serbosllav dhe u trimnuen edhe ata, u ngritën dhe rrëzuen sistemin diktatorial të pesë dekadave të përbindshit Gjirokastrit.

 

Njeriu i urtë e trim i Shqiptarisë, Ibrahim Rugova, leu me 02 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut prej prindëve Sofë dhe baba Ukë Rugova. Nana Sofë ishte bija e rugovasit QERIM RUGOVA nga fshati LLUKAFC I BEGUT, fisi Kelmend, barku Muriq i Rugovës kreshnike, ndërsa baba Ukë ishte djali ma i vogël i Rrustë Sadrisë, të birit të Sadri Elezit,  fisi Kelmend, barku Lajq i Rugovës kreshnike.

 

OZNA famëkeqe jugosllave arrestoi, dhe prej asaj ditë ma nuk iu dijtën gjurmët, Babë Ukën dhe gjyshin Rrustë me 10 janar 1945. Pra, kur OZNA arrestoi baben dhe gjyshin e Ibrahim Rugovës, Ibrahimi ishte bebe 39 ditëshe.

 

Nuk e kishte Ibrahimi (sikur shkruen në “BOTASOT” on line) mixhë (shprehje kjo boshnjake) Rrusten, por e kishte gjysh, sepse Rrusta ishte baba i babës të Ibrahimit, baba i Ukës.

 

Shpresoj se së paku mediat serioze, si “BOTASOT”, në të ardhmen nuk do të bienë viktimë e të bahen vegël, me ose pa dashje, e dizinformimeve poshtruese e shpifarake si ky  “përmirësim” redaktorial.

 

Sarpsborg - Norvegji: 02.02.2011.



(Vota: 17 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora