E shtune, 27.04.2024, 08:44 PM (GMT+1)

Mendime

Selatin Novosella: Pa Adem Jasharin dhe Adem Demaçin nuk mund të shkruhet historia e Kosovës

E enjte, 03.02.2011, 08:09 PM


PA ADEM JASHARIN DHE ADEM DEMAÇIN NUK MUND TË SHKRUHET HISTORIA E KOSOVËS

 

Nga Selatin Novosella

 

Në vend të hyrjes

 

Viti 1936 për kombin shqiptar do të jetë një vit tepër i veçantë për faktin se në këtë vit lindën tri personalitete të njohura, emblematike dhe të papërsëritshme, secili në lëminë e vetë: Adem Demaçi, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja. Derisa Ismail Kadare do të bëhet shkrimtari më i njohur shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, (si poet dhe romansier); kurse Rexhep Qosja do të jetë ndër studiuesit më të spikatur të letërsisë, (si kritik, eseist, analist, publicist dhe prozator); Adem Demaçi, ndërkaq, do të shkëqejë, në fushën e veprimtarisë kombëtare-politike, duke u bërë organizatori dhe promotori i Lëvizjes Çlirimtare në Kosovë dhe, gjithandej, territoreve shqiptare jasht(ë) kufijve politik(ë) të Shqipërisë londineze.

Me aktivitetin atdhetar të Adem Demaçit dhe me burgosjen në vitin 1958; me udhëheqjen e Organizatës “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, në vitin 1963; me dënimin me 15 vite burg të rëndë, në Procesin e Prishtinës, në vitin 1976; me qëndrimin e tij të papërsëritshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe angazhimmet e tij si Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1998 dhe 1999, ai do të bëhet, kështu, personaliteti i cili do t’i përfaqësojë ëndrrat, dëshirat, synimet, vullnetin dhe kërkesat e shqiptarëve për liri dhe ribashkim kombëtar.

Personalitetin atdhetar të papërsëritshëm të Adem Demaçit do ta kompletojë edhe krijimtaria e tij artistike dhe publicistike. Duke qenë autor i romanit të parë në Kosovë, në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, “Gjarpinjtë e gjakut”; autor i shumë tregimeve, të përmbledhura në librin “Kur Zoti harron””; i romanit në dorëshkrim, të konfiskuar nga policia serbo-jugosllave me rastin e një prej burgosjeve të shumta të tij; i romanit “Libër për Vet Mohimin”, i botuar në vitet e 90-ta; i poemthit “Tung vargu im” i botuar ë vitin 2002; të romanit të ri “Heli dhe Mimoza”, si dhe i një numri shumë të madh të analizave, komenteve, të opinioneve dhe, sidomos, të intervistave, Adem Demaçi, kështu, do të jetë njëri prej personaliteteve tepër të veçanta shqiptare.

Shembulli jetësor i Adem Demaçit, me plot të drejtë, atë e ka shndërruar në NJERI INSTITUCION, çka nuk mund të thuhet, qoftë edhe për një njeri tjetër në Kosovë. Emri i Adem Demaçit do të qëndrojë, gjithnjë, natyrshëm dhe dinjitetshëm, pranë dhe krah për krah emrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Andaj, mund të kostatohet, me të drejtë, se: pa jetën dhe veprën e Adem Demaçit dhe të Adem Jasharit nuk mund të shkruhet  Historia e Kosovës e pjesës së dytë të shekullit XX.

 

Serbia dhe ish-Jugosllavia kishin vënë embargo ndaj emrit të Adem Demaçit

 

Pushteti serb de ai jugosllav, me decenie të tëra, kishin vënë embargo ndaj emrit të Adem Demaçit. Për këtë pushtet mjaftonte që vetëm të përmendej emri i Demaçit ose t’i gjendej libri i tij “Gjarpinjtë e gjakut”  dhe të dënoheshin njerëzit me vite burg të rëndë. Për këtë pushtet ishte e mjaftueshme edhe vizita e rastit që mund t’i bëhej Demaçit, në mes burgjeve të gjata, dhe vizitori të kërcënohej, të burgosej, të torturohej në kthinat e UDB-së apo të largohej nga shkolla, fakulteti apo nga vendi i tij i punës.

Pa marrë parasysh këtë embargo, të rreptë dhe të çelikt(ë), të pushtetit serbo-jugosllav ndaj emrit të Adem Demaçit, pa marrë parasysh pasojat që u rrinin mbi kokë shqiptarëve, emri i tij do të jetë gjithmonë i pranishëm në odat tona, në mësimin e rinisë sonë shkollore, në shtypin ilegal të Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës. Ky emër i armikur numër Një të pushtetij serbo-jugosllav do  të brohoritet, fuqishëm,  gjatë demonstratave të para kosovare të pas Luftës së Dytë Botërore, më 27 nëntor 1968, duke u kërkuar edhe lirimi i Demaçit nga burgu 15-vjeçar që po vazhdonte ta vuante në burgjet e pushtuesit. Kjo do të jetë hera e parë që emri i Demaçit do të shqiptohet e brohoritet hapur para syve të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, para UDB- ashëve dhe policisë së pushtuesit dhe spiunëve nga aradhët e shqiptarëve. Kështu, më në fund, do të hiqet embargoja e dhunshme ndaj emrit të Adem Demaçit.

Heqja e kësaj embargoje nga emri i Demaçit, definitivisht, do të bëjnë  demonstratat historike të vitit 1981. Edhe pse kjo kishte ndodhur edhe më parë, megjithatë, pa demonstratve të vitit 1981, me qindra e mijëra atdhetarë të inkuadruar në Grupet, Organizatat dhe Partitë ilegale politike, do të betohen, pranë flamurit kombëtar dhe pranë fotografisë së Adem Demaçit, se do të ndjekin dhe ata rrugën e Lirisë të cilën e kishte trasuar Demaçi dhe brezat para tij.

Erërat demokratike që do të fryesjnë në vitet 90-ta të shekullit të kaluar edhe në hapësirën e Kosovës, erëra që nuk do të sjellin dot edhe lirinë kombëtare, do të heqin, përfundimisht, këtë embargo ndaj emrit të Adem Demaçit, duke u bërë emri i tij, kështu,  i pranishëm në gazeta, revista, radio, televizion, tubime, përvjetorë, manifestime, kremte dhe festa kombëtare.

Për Adem Demaçin tash do të flasin të gjithë.

Do të flasin kryetarë të shteteve, të parlamenteve, të qeverive, të Akademive të Shkencave dhe të Arteve, të partive politike.

Po ashtu, do të flasin e shkruajnë për Adem Demaçin: historianë, artistë, shkrimtarë, kritikë të let[rsisë dhe publicistë.

Për Demaçin, më në fund, do të shkruhen poezi, do të këndohen këngë të zgjedhura dhe do të shkruhen libra rë veçantë.

Tashmë, Adem Demaçi, do të jetë pjesë e jetës sonë, duke bartur meve virtytet më të larta njerëzore, etike, kulturore dhe kombëtare.

 

Nuk ka Adem Demaçi nevojë për ne, por ne kemi nevojë për të

 

Gjatë një pushimi, në mes të seancave të Simpoziumit Ndërkombëtar për Skënderbeun, i mbajtur në Prishtinë, në vitin 1968 (historiani), shkencëtari i njohur, Aleks Buda, do të na thotë: (disa të rinjve që e kishim rrethuar atë në ndrtesën e Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej ky Simpozium), se: Çdo gjë që e bëjmë, tashti, për Skënderbeun në këtë 500-vjetor të vdekjes së tij, (siç janë: kopozimi i këngëve, shkrimi i poezive dhe romaneve, luajtja e dramave de filmave artistik dhe dokumentar, mbajtja e Sesioneve dhe e Simpoziumeve për kryetrimin Skënderbe) ne, realisht, e bëjmë për veten tonë, për t’i shërbyer realitetit”.

Ne, si të rinj idelistë që ishim, nuk e kuptonim, sa dhe si duhetmesazhin e këtyre fjalëve të këtij shkencëtari dhe Kryetart të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Kujtoj se kalimi kaq jeshturazi i shënimit të 70-vjetorëve të këtyre tre kolosëve tanë, Adem Demaçit, Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes, nuk na bëjnë shumë për derë. Andaj, Demaçi, Kadare dhe Qosja, nuk kanë nevojë për ne, por ne kemi nevojë, tepër të madhe, për këto personalitete unikale dhe emblematike të ketës kombëtare, kulturore, shencore dhe letrare.

Gjithashtu, për jetën dhe veprën e Adem Demaçit, kanë folur edhe bashëvuajtës në burgjet jugosllave si dhe shkrimtarë, politikanë, disidentë të njohur politikë, gazetarë, filozofë, shlencëtarë dhe personalitete të shumta të huaj: serbë, kroatë, sllovenë, boshnjakë, amerikanë, kanadezë, gjermanë, etj., në mesin e të cilëve edhe: Madeleine Albright, Vladimir Shekst, Millovan Gjillas, Mihallo Mihajllov, Milan Nikoliq, Lazar Stojanoviq, Mlan Vasiq, Fahrudin Radiqiç, Matjazh Hanzhek, Xhzef Diogardi, Hans Joakim Lanç, Rober Els, Berit Beker, etj. Duke dhënë, këtu, vetëm disa fragmente të mendimeve  të personaliteteve të ndryshme për jetën dhe veprën e Adem Demaçit, le të kuptohet kjo si një kontribut, tepër modest, në vend të urimit për 70-vjetorin e lindjes së Bacës sonë të madh, Adem Demaçit.

Për angazhimet e Adem Demaçit në fusën e përpjekjeve të tij për lirinë e popullit shqiptar, për të drejtat e njeriut, për kontributin në lëminë e publicistike dhe atë krijuese-artistike, deri tash, sa kemi njohuri, i janë ndarë këto Çmime dhe Mirënjohje:

1.Anëtar Nderi i PEN-it danez, Adociacion Botëror i Shkrimtarëve, më 30 maj 1989.

2.Çmimi “SAHAROV” i Parlamentit Evdopian, në vitin 1991.

3.DIPLOMË NDERI nga Asociacioni Ndërkombëtar i Edukatorëve për Paqe Botërore, më 28 qershor 1992.  

4.Çmimi “Lizel dhe Lio Aitinbegr” i Universitetit të Osllos për vitin 1995.

5.Mirënjohja “ÇLIRIMI I PRISHTINËS” i ndarë nga Komuna e Prishtinës, më 28 nëntor 1999.

Duke i ikur rrezikut që të marr rolin e mësesit, megjithatë, le të më lejohet ta shpreh mendimin tim, krejt lirshëm,  se në 70-vjetorin e lindkes së Adem Demaçit, do të duhej të bëheshin, së paku, tri aktivitete: një, të botohej e tërë krijimtaria e tij letrare – romanet “Gjarpinjtë e gjakut”, “Libri për Vet Mohmin” dhe #Heli e Mimoza”, poemti “Tung vargu im”, si dhe përmbledhja e tregimeve “Kur Zoti harron”. Të botohen shkeimwr publicistike, në disa vëllime, me analiza, opinione dhe intervista të zgjedhura të tij; dy, të shkruhej një monografi shteruese për jetën dhe veprën e Adem Demaçit dhe tre, të mbahej një Sesion Shkencor kushtuar 70-vjetorit të lindjes dhe 50-vjetorit të veprimtarisë së Adem Demaçit, të vetmit personalitet shqiptar të gjallë që, me prot gojën mund të thuhet se është-INSTITUCION MË VETE.

Pse nuk ndodh kjo, përgjgjen le ta japin institucionet e Kosovës, ato të kulturës, të shkencës dhe instituconet shtetërore. Andaj, andaj, le të jetë ky libër si një vërejtje apo akuzë ndaj atyre që ishin përgjegjës, të obliguar de të thirrur që të bënin diçka të vogël për këtë personalitet unikat të popullit shqiptar, ndonëse çka do që të bëhej për të, do të ishte tepër e vogël, në krahasim me veprën e këtij kolosi.

 

Prishtinë, Nëntor 2006

 

/Selatin Novosella: “DEMAÇI METAFORË LIRIE”, Prishtinë, 2006, f. 18-24/

 



(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora