E premte, 02.05.2025, 04:28 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kohavizion & Koha Ditore - informim i nivelit profesionist euro përëndimor demokratik

E premte, 04.02.2011, 08:57 PM


KOHAVIZION & KOHA DITORE – INFORMIM I NIVELIT PROFESIONIST EURO PERËNDIMOR DEMOKRATIK

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Populli më i politizuar dhe më i përqarë karshi, dhe për politikën doemos se jemi ne shqiptarët. Nuk është e tanishme ka vite e decenie që jemi të tillë, sigurishtë që do ishim edhe përpara por mundësit nuk ishin të tilla falë konfiguracionit politik të kohëve të kaluara. Ndoshta e them në fillim se është shumë mirë që jemi të politizuar dhe të elektrizuar nga politika, se kështu bëjmë të mundshme të ardhmën e mirë për qytetarët shqiptarë kudo në trojet etnike siç e kemi për qejfi të themi ne. Nga ana tjetër duke parë realitetin nuk del ashtu, ngase ne që nuk përputhemi politikishtë nuk jemi më vetëm konkurent politik por bëhemi padashje ose me dashje armiq politik, mjerim i llojit të vetë të shekullit të ri kur sot kemi dy shtete shqiptare në globin tokësor.

 

Të gjithë jemi politikaj, të dijshëm të drejtë dhe çka më së shumti thuhet se që të gjithë jemi patriot dhe kombëtarë, jemi për shtetin dhe jemi për ligjin që sundon shtetin dhe qytetarin, ndersa në realitet sjemi as për shtetin e as për qytetarin edhe pse vetë jemi qytetarë të po atij shteti. Kosova e jonë shteti më i ri në botë ka më së shumti parti per krye banori, ka më së shumti gazeta dhe TV në krye banori, ka më së shumti OJQ në krye banori, ka më së shumti automjete luksoze të politikajve në krye banori dhe sigurishtë ka më së shumti fukarenjë dhe të papaunë në krye banori, ky është realiteti kosovar besa edhe shqiptarë në përgjithësi aty ku udhëheqin shqiptarët me patriotizëm çiftelijash.

 

Me këtë rast do të ndalem në një fushë e cila është me një rendësi jetike dhe kryesore për funkcionimin e një shoqërie të shëndosh dhe të një shteti të mirë organizuar, e ajo është, informimi, pra mjetet e ndryshem informative apo siç quhet me gjuhën e demokracisë fuqia e 7 të e botës. Dihet botërishtë se kemi aq shumë mjete të ndryshme informative të të gjitha llojeve sa që duket se jemi 100 milion banorë. Kjo qështja e gazetave dhe Tv ve në një farë mënyre është sikur ai sindromi i shtëpisë shitore. Shumë mjete informimi janë vetëm zëdhense të individëve dhe pushtetarëve pra klaneve të ndryshme, dhe sigurishtë këtu kemi të bëjmë e dhe me shpërlarje parash ngase në Kosovë çdo gjë është e mundshme, në tërë këtë tollovi kemi për momentin vetëm një medium dhe një gazetë të fortë ditore e cila po përballet me hallet e qytetarëve dhe me dredhit e pushtetarëve, vërtet është një medium dhe një gazetë që të bënë të ndihesh paksa i relaksuar mdaj qoroditjeve kosovare, kjo dritare televizive dhe kjo gazetë ditore me mund dhe me këmbëngulje po tregojnë se është e mundur që edhe në Kosovë të kemi medium të lirë dhe jo të mbikqyrur komplet nga qeveria dhe klanizmi i llojit të vet alla kosovarqe. KTV dhe Koha Ditore ka kohë që qytetarëve kosovar po iu përcjellin informim deri diku autonom pra të pavarur, po përcjellin me vëmendje dhe me guxim të madh dobësit dhe mangësit si individuale ashtu edhe grupore e klanore deri te ato pushtetare. Këto dy mjete informative për momentin janë vënë në një pozitë kur shikuesi dhe lexuesi e pret me padurim informimin e tyre në një anë dhe nga ana tjetër sigurishtë që këto dy mjete informative kanë edhe kërcënime dhe frikësime të natyrave të ndryshme, por po shihet se sot kemi të bëjmë me gazetarë dhe redaksi profesionale të udhëhequr nga ndërgjegja e pastër se qytetarit kosovar duhet të i ofrohet realiteti sado idhimbshëm që është. Kohavizion dhe Koha Ditore dita ditës po tregojnë se udhëhiqen nga parimet dhe principet njerëzoer, pra nga truri dhe mendja e shëndosh e jo nga barku e të korruptuarit nga pushteti, këto dy mjete informimi kanë bërë që lexuesit dhe shikuesit të jenë për çdo ditë kujdestar të një informimi që është afër me atë të botës perëndimore demokratike, dhe nuk është për tu çuditur kur një gazetarë dhe publicistë  i kësaj gazete është ndër më të njohurit dhe më profesionistë në shkrimet shqiptare,  është edhe gazetarë i njohur në shtetin më demokratik në botë në Zvicerr, dhe shkrimet e tija në gazetat zvicerrane zënë vendim më mëritot edhe si kollumne dita ditës, pra edhe te Koha Ditore po shofim një lëvizje jo vetëm profesionale por edhe intelektuale, ngase shoqëria e shëndosh krijohet nga informimi  i drejtë dhe i shëndosh.

 

KTV është Tv i vetëm në trojet shqiptare që lajmet i fillon me një redaktim profesionistë, jo si në kohën komuniste ku vetëm pushtetarët e zinin 30 minutshin e paraparë, jo KTV fillon dhe mbaron lajmet si një TV i perëndimit, pra me lajmet që janë aktuale nga përditshmëria qytetare e jo nga dëshira pushtetare, KTV po sjell frymë të re në informim dhe duhet të përkrahet shumë, duhet shikuar shumë dhe duhet gëzuar se ja kemi një mjet informimi ku lajmet nuk fillojnë me Thaqin e mbarojnë me Thaqin dhe Qeverinë, por fillojnë me përditshmërin dhe mbarojnë me realitetin tonë.

 

Marrë në përgjithësi KTV dhe Koha Ditore sot për sot po kryejnë një detyrim të madh ndaj shikuesit dhe ndaj lexuesit, duke sjellur para tyre të mirat e pakta dhe të këqijat e shumta që i kemi ne si shoqëri dhe si popul,l e që për fat të keq pa u luftuar të këqijat nuk ka ardhmëri të sigurtë, pa ajër nuk jetohet ndersa pa informim të drejtë dhe profesionistë nuk përparohet, të tjerat fitohen me punë e ndershmëri, dëshirojmë të vazhdohet kështu nga ky medium, është edhe dëshirë e shumicës shqiptare të shohin KTV dhe të lexojnë Koha Ditore.

 

Nëse jemi të politizuar ne si shoqëri, mediumi Koha po tregon se ajo nuk është e politizuar, por është në anën e qytetarisë kosovare, dhe ardhmërisë së tyre

 

Vërtet po ecin me kohën...



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx