Mendime
Hysni Bytyçi: Politikanët me dinjitet japin dorheqje
E premte, 04.02.2011, 08:54 PM
Politikanët me dinjitet japin dorheqje
Nga Dr. Hysni Bytyçi
Në vitin 1972 Intelengjenca gjermane e zbuloi një agjent të Republikës Demokratike Gjermane [DDR] në kabinetine kancelariti, Vili Brant. Të nesermën kacelari, Veli Brant dha dorhjëqje të parevokushme, tha: e ndijë një përgjehjësi morale dhe nuk mundi ma tej ta udhëheqi qeverin. Ai nuk mbeti ma tej kancelar, poor mbeti njeri me moral të lart, ai në vend të par e vuni në vend të par, jo personalitetin e vetë.
Në vitin 1968 kryetari i famshëm francez, Sharl De Gol, propozoi në reformë shoqërore dhe tha: nese në referendum francezët nuk e përkrahin reformën e propozuar e kuptoj se e kam humbë mesimin dhe largohëm. Referendumin nuk e përkrahën francezët, Sharl De Gol dha dorhjeqje dhe kur nuk u muerr me poltike deri vdiq.
Kryeministri i Shqipris sot i ka 15 pika përgjëgjësie morale dhe politike, pr as që i shkon mëndja për ate që e bënë Vili Branti dhe Sharl De Gol!
Sali Berisha, si politikan, ka bërë këto veprime me të cilat nuk pajtohem dhe nuk do të pajtohem asnjëherë:
1) Ka furnizuar me deriavate të naftës shtetin vrastar Millosheviqit në kohën kur e gjithë bota pati vënë embargo (ndalesë) shitjen e naftës këtij shteti; (këtë s’e ka pranuar deri në çastin kur ish kryetari i Malit të Zi, Bullatoviqi, e botoi librin e tij me kujtime);
2) Ka përgjegjësinë më të madhe për shkatërrimin e shtetit shqiptar më 1997 ku u vranë me qidra njerëz, u shkatërruan e u dogjën me miliona dollarë pasuri; kur armatimi edhe ai ma modern përfunoj ne shkrimtorën e Nikshiqit si pjesë metali të vjetra.në këtë kohë ky njeri thoshte se paratë e shqiptarëve janë më të sigurtat në botë.
3) Në kohën kur shqiptarët në Kosovë burgoseshin e vriteshin për republikën dhe për pavarësinë e Kosovës ai thoshte se shqiptarët në Kosovë duhet të jenë të kënaqur me statusin e pakicës, e të drejtave të njeriut dhe se duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë (për këtë Ibrahim Rugova i ndërpreu marrëdhëniet e ngrohta me Berishën);
4) Ka përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për tragjedinë e Gërdecit ku u vranë 26 persona dhe u shkatërrua një fshat i tërë, jo vetëm si kryeministër por edhe ngaqë djali i tij ishte drejtpërdrejt i ndërlikuar me këtë sandal. Njeriu i cili bëri denoncimin, duke përmendur emrin e Shkëlzen Berishës, u vra (Kosta Trebicka)! Ministri i Mbrojtjes, poashtu përgjegjës për këtë tragjedi, në vend që të dënohej, ai është prapë ministër!
5) Ka përgjegjësi për keqpërdorimin e Gardës dhe takimin me udhëheqës ushtarakë sepse këtë, sipas kushtetutës së Shqipërisë mund ta bëjë vetëm kryetari i shtetit;
6) Ka përgjegjësi për mosrespektimin e urdhëresës se Prokurores së Përgjithshme për arrestimin e gardistëve; për gënjeshtrën se vrasjet i kanë kryer njerëz të Edi Ramës, megjithëse ekspertiza tregoi qartë që vrasjet janë kryer nga gardistët, gjë që doli të jetë e vërtetë më vonë;
7) Ka përgjegjësi për fyrjet ndaj kryetarit te shtetit, të kryeprokurores, të shefit të SHIK-ut dhe të deputetëve shqiptarë me fjalë që edhe një shef i prostitucionit në Amerikën Latine do të turpërohej;
8) Ka përgjegjësi që Damir Fazliqin, nipin e shefit të Shërbimit Sekret të kohës së Millosheviqit, Stanishiq, e ka futur në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë dhe ka bërë një varg kontratash milionëshe më këtë njeri kriminel e antishqiptar;
9) Ka gënjyer duke thënë me qindra herë se nuk ka patur KURRË asnjë kontakt me familjen e diktatorit Enver Hoxha; por fotografitë e publikuara javëve të fundit me të birin dhe nusen e diktatorit Hoxha në liqenin e Pogradecit demantuan plotësisht këto thënie si gënjeshtra të kulluara;
10) Ka përgjegjësi sepse e kishte arrestuar Adem Jasharin!
11) Ka përgjegjësi jo vetëm ngaqë ShIK-u i tij ka arrestuar dhe ka mbytur duke e torturuar Remzi Hoxhën, një atdhetar nga Kosova, por ngaqë as deri sot nuk ka bërë asgjë për ndriçimin dhe dënimin e atyre që kryen këtë akt kriminal. Përkundrazi, njerëzit përgjegjës për këtë ende mbajnë funksione të larta në regjimin e tij.
12) Ka përgjegjësi që vajza e tij dyshohët se është e ndërlikuar në afera të shitjes së tokave bregdetare, e cila pas kthimit nga Kosova doli se është tashmë milionere!
13) Ka përgjegjësi që ka bërë marrëveshje me Greqinë për t’ia dhënë
14) Ka përgjegjësi për ndërtimin e varrezave greke dhe lejimin e punës së Janullatosit i cili me dhjetëra here ka treguar hapur se është antishqiptar! Sali Berisha asnjëherë nuk ka kërkuar hapjen e shkollave shqipe në Greqi si që janë hapë shkollat greke në Shqipëri!
15) Ka përgjegjësi që në regjistrimin e ri të popullsisë ka futur rubrikën e fesë e të etnisë, rubrika që ka kërkuar Greqia por të cilat edhe sipas rregullave të Bashkimit Europian nuk janë obligative. Për më tepër këto kërkesa nuk i respekton vetë Greqia!
Sali Berisha ka edhe me qindra (pa)përgjegjësi të tjera për të cilat, në çdo shtet normal, ose s’do mund të merrej më me politikë ose tashmë do të ishte në burg! Ky njeri është në gjendje të gënjejë, të plaçkisë, të mashtrojë, të fyejë e të bëjë gjithçka pa u turpëruar për asnjë nga këto veprime. Një njeri i tillë, jo vetëm që është i padinjitetshëm, por është edhe njeri shumë i rrezikshëm për interest e shtetit dhe kombit shqiptar në përgjithësi.