E hene, 29.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Fataliteti i Lis Bukuroca në një replikë

E diele, 06.02.2011, 08:09 PM


Fataliteti i Lis Bukuroca në një replikë

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Gabon kur e thua se pyetjet të shërbenin vetëm ty për të kuptuar, sepse me reagimin që më bëtë nuk kuptuat asgjë nga unë sepse u kuptuat dhe u dakorduat me vetën tënde përfundimisht. Ti thua se është naivitet qe populli dhe unë ti besojmë një lideri politik, dhe këtu harron fare, madje duke pretenduar se ky i „emancipuari yt“, mund të ekzistoj vetëm në botën tënde imagjinare. Për dije nuk ka te keqe të jesh imagjinar! Ndërsa bota reale akoma nuk ka arritur atë pretendimin tënd ku mund të qeveriset vetvetiu pa pasur nevojë për besim e kulte akoma. A s’ishte Gjorg Bush një besim dhe kult për amerikanet, mos më thuaj jo, për të bërë cinikun. Ne nuk jemi amerikan dhe Berisha ynë, nuk është Gjorg Bushi. Ti shqetësohesh se pse unë e kam dërguar kritikën time pa te pyetur ty se ku duhet ta adresoi, ndërsa harron se vet i dërgon kudo akuzat banale ndaj kryeministrit dhe sistemi demokratik, i botove pa me pyetur mua siç me quajte adhuruesit dhe përkulësit të kryeministrit. Më këtë ke nxjerr ne pah se autocensurën qe do ta bësh, por qe koha të ka mbaruar për vese të tilla autoritare. Do të të quaja i dashur, por tani nuk më bëhesh! Edhe ne Kosovë kishat shqiptare janë uzurpuar nga serbet lokal nga pakujdesi ynë islamofob, madje edhe më keq kanë marrë edhe territore. Drejtimi i kishës autoqefale Shqiptare drejtohet nga peshkopi por në pyetjen që më bëre aq të shkurtër nuk më pyetje se a e dija këtë gjë! E paske bërë ashtu qe të përgjigjeshe vet kështu. Ke çoroditur tej mase përgjigjet e mia, rikthehu dhe njëherë në përgjigjej për të parë se si ke manipuluar me të kuptuarit tënd, Nuk e kam thënë se është normale qe nafta ti shitet Serbisë, po e përsërisë dhe një herë përgjigjeje time: Pyetja është e pakuptimtë sepse qëllimisht abuzohet, abuzohet aq shumë edhe me naftën shqiptare e edhe me lidhjet e Berishës me Millosheviçin! Kjo më ngjan si abuzimi i takimit të Rugovës me Millosheviqin apo edhe të Fatos Nanos dikur. Pastaj se duhet shitur naftë, kjo mbase duhet shitur, po a duhet shitur Serbisë, përgjigjja ime do të ishte ajo qe dhashë më sipër se ishte interes ekonomik i shtetit, por qe nuk e besoi se ka një dokument të qartë qe e tregon se është shitur naftë Serbisë në kohen e luftës së Kosovës. Evropa jote qe nuk është aq larg nga aq larg sa jam dhe unë, numri me mbi 500 milion banorë nuk përbën siguri e plotë, e cila pas 11 shtatorit 2004 ka rënë. Nëse unë nuk jetoj me realitetin në Shqipëri ky argumenti yt i më sipërm të qon në hënë. Më akuzove si i adhurues dhe përkulës të kryeministrit, ndërsa harron vetveten se je po kaq adhurues dhe po kaq përkulës i Rexhep Qosjes, qe të tjerë të mos kenë guxim ta qortojnë akademikun ambicioz e socialist. Vota e popullit është sovrane ndaj i dal në mbrojtje sepse ajo votë i është destinuar në mënyrë legjitime kryeministrit aktual qe ti me krenarin sociale e quan pacient, dhe bëhesh mbrojtës i dhunës vandale dhe antishqiptare.

Më tregon disi i përçuditshëm, se je neutral, ndërsa shkrimi dhe reagimi nuk ta tregojnë çuditërisht këtë neutralitet për të cilin ke dëshirë po se bën dot. Duke lotuar mbi tri viktima qe akoma drejtësia nuk ka dhënë fajtorë (siç fajëson dhe ti Berishën), i dyshuari mund të mbahet i mbyllur edhe me vite të tëra për prova fajësie, por kjo nuk e bënë fajtor eksplicit pse ai mbete i dyshuar dhe i mbyllur. Ndërsa, ti e do këtë fajësi me çdo kusht sepse ke ambicie te majta dhe jo neutrale qe se paku neutrali ti besoj drejtësisë qe do të ishte pikërisht neutrale dhe apolitike. Ti akuzon kryeministrin dhe gardën e tij për vrasje! Dhe sillesh me inerci sikur këta nuk do të duhej të mbronin sistemin demokratik dhe vullnetin legjitim të popullit. Ti nuk e fsheh fare “neutralitetin” tënd, madje do ashtu siç do Rama të përmbyset Berisha dhe sistemi demokratik qe bota e njeh dhe e mbështet si të tillë. Edhe Joseph Dauel ua bëri të qartë se .”ai qe s’pranon zgjedhjet është vet diktator”. Partia Socialiste dhe Edi Rama vazhdon ti kontestoi dhe ti quaj zgjedhjet si të vjedhura, sepse janë nën ndikimin e aurorës së diktaturës. Partia Socialiste gjatë gjithë kohës ka treguar dhe ka dëshmuar një mohim intern, sepse nuk ka dashur të pranoj humbjen e dytë politike, më keq Edi Rama, ka qenë fatkeq dhe ka vendosur të gjej një zgjidhje neurotike për këtë fatkeqësi. Pra, neurotikët socialistë edhe po shfaqen herë me lot bollëk, dhe herë me dhunë e krim, nuk i fashit sentimentin revolucionar, për të përmbysë rendin publik ne favor të diktatit. Në këtë pikëvrojtim britmat dhe lotët e vonë nuk mund të jenë fakte për parregullsi në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, sepse KQZ-ja, ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Në disa raste, historia dënon që në fillim. Pamëshira e saj është tej hakmarrëse, madje nëse nuk tregon kujdese të veçantë duke mësuar asgjë. Kjo nuk do të thotë se përcaktimi nuk përbënë kurrfarë zgjedhjeje, por dihej fare mirë se Rama, duke zgjedhur njëanshëm nuk do të realizosh atë që ke zgjedhur, ndofta ky është pakompromisi më lirinë dhe demokracinë funksionale.

Ramën nuk është i kushtëzuar plotësisht që të zgjedhë këtë politikë obstruksioniste, sepse kishte mundësi të përfitonte nga Fatos Nano më shumë, edhe pse Nano, i dha gishtin, ndërsa ky moskursej pabesisht as dhe bërrylat.

Përpjekjet e Ramës edhe me dhunë nuk janë të mjaftueshme për të siguruar grabitjen e pushtetit të vendosur me demokraci funksionale ndërsa në një demokraci funksionale shpesh ka disa qindra njerëz që nuk duan demokraci. Ndërsa demokracia është kudo ku njeriu e ndjen atë që ofron ajo. Por demokracia përfundon nga momenti kur këta njerëz pozicionohen kundër saj. Këtu nuk ka dyshim se Rama është përbindëshi i demokracisë në Shqipëri, ndërsa nuk është i vetëm se ndryshe qiraxhinjtë e tij, e kanë frikë atë se mos ky po i le jashtë e ndërsa harrojnë se Rama nuk bëhet pa ta!

Rama akoma nuk ka sqaruar publikut se ku duhet vendosur shtetin, ai madje harron fryma e botës që përbënë të Drejtën, “Die Weltgeschichte ist das Weltgericht”. Ndaj Shqipëria nuk mund të jetë një histori që i takon vetëm gjykatës se Ramës, kjo histori është kolazhi historik i ecjeve ndërkombëtare të demokracisë botërore.

Rama të kujton neofashistin: sepse sot neofashistët nuk thonë “opozita popullore”, ata thonë ”populli është opozitar”, kjo është distanca dhe arsyeja që mban ky njeri.

Edhe replika e Lis Bukuroca, dikur Naser Aliu, që më shfaqet mua me tej empati, ndërsa duke i lënë vetës çdoherë simpati. Kjo të duket normale sepse empatia i drejtohet vetëm tjetërkujt. Lis Naser Bukuroca Aliu, pa mëdyshje se pajtohet me vetën, madje e gjithë kjo replikë e tij mund të jetë grafologeja më e bukur e shprehjes që bënë dhe di të bëjë.

Imagjinata jote se pse shqiptaret e duan Berishën, ka një shqetësim vetëm nerotikë që tregon se ti mund të sillesh edhe kështu si kjo: ” Në një gazetë kosovare shumë replikues i drejtoheshin Berishës me këto fjalë; “ Na thirr o Berishë, nëse ka nevojë ne vimë dhe te nimojna me çliru Shqipërinë nga grekofilët dhe serbofilet komunista!” E citova këtë mendim sepse nuk është i vetëm dhe shumë do t’ ishin në gjendje t’ i vrasin shumë shqiptarë për ta ruajtur Berishën. Kjo fjali të kujton rrëzimin e Nolit. Ai mendim flet për mosnjohjen e gjendjes reale në Shqipëri, gjë për të cilën vuan edhe replikuesi” shkruan ky Lis Bukuroca i fshehuri pas Naser Aliu.

Ja qe ky Lis Bukuroca dhe vetja e tij qe s’mban më mbi supe i quajturi ndryshe si Naser Aliu, e kanë të kotë të hedhin gurin dhe ta fshehësh dorën, kjo i nxjerri përfundimisht dhe se për mbështetjen fanatike të Ramës, bëjnë çmos vetëm e vetëm ti ngatërrojnë edhe shqiptaret e Kosovë, për hesape të tyre.

Po e përsërisë edhe njëherë për të sqaruar opinionin se si manipulon me fjalët tua në përgjegjëset e mia:

Pyeti- Lis Bukuroca - A pajtoheni Ju me shitjen e detit Greqisë?

Përgjigjet - Rexhepi – Është abuzuar aq shumë më këtë çështje nga partia socialiste dhe të tjerë, sa aq e lehtë të duket se si një pushtetar i një vendi ka aq të drejtë pushteti të shes çfarë të dojë nga atdheu i tij, edhe po të donte Berisha, kjo shitje nuk do të mund të bëhej, madje aq shumë tym ka pasur kjo punë, sa të dukej se e pat, ka pasur një marrëveshje politike ndërministrore qe e lehtëson interesin e dy vendeve sa i përket, gjithnjë interesit ekonomik te të dy vendeve, e pranoj se Greqia ka dashur të ketë dalje të lirë në këtë zonë sepse edhe ashtu më pak shfrytëzohej nga shteti shqiptar, ky det në drejtim të Greqisë. Nuk e përjashtoj fare mundësin qe kjo pjesë detare më pastaj të mund të jetë edhe interes i shtetit shqiptar në rritjen ekonomike të vendit pasi edhe Turqia të futet ne BE, Por marrëveshja ka kenë e përkohshme dhe koncensionale, e më gjithat kjo marrëveshje është anuluar më pastaj nga gjykata shtetërore. Kjo është e ngjashme ekonomikisht sikur Shqipëria që i dha Kosovës mundësin e shfrytëzimit në Shën Gjin. Por, e vërteta se tek ne politizohen aq shumë gjërat sa të duket qe pushteti mund të shes gjithçka dhe kudo.

 

Kjo është praktika komuniste e të kuptuarit të shtetit, e asaj natyrës detyruese të një pushteti utopik. Ndërsa utopia është një fabul mbi pushtetin ndaj nuk qëndroi më gjatë edhe fabula e rrëmbimit të pushtetit me dhunë, e fabulës moderne të Ramës se “populli opozitar do të marrë fatet e tij ne duart e veta”.

 

Ndërsa, për të mos mbet edhe me pak në borxh, po e kthej fare se Rexhep Qosja edhe ne shkrimin e dytë analitik u tregua aq neurotikë me i dhënë më shumë rimës nuk të vras tinës.



(Vota: 18 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora