E premte, 02.05.2025, 09:57 AM (GMT+1)

Mendime

Sotir Malëshova: Ec pakëz më drejtë, o zonjë!

E shtune, 05.02.2011, 01:47 PM


Ec pakëz më drejtë, o zonjë!

 

Kam lexuar një shkrim të zonjës Flutura Açka, me titull “Atdhe i tradhëtuar” dhe prisja të lexoja se nga kush ishte tradhëtuar Atdheu. E gjeta të shkruar fare qartë: ishte tradhëtuar nga Edi Rama e nga shoqet e miket e miqtë e Fluturës, se nuk ishin midis turmës së protestuesve, për të ndaluar gurët ndaj policisë së armatosur e me gishtin në këmbëz të armëve. E vërteta është se ata edhe mund të ishin atje, por dua t’i them Zonjës Flutura se nëpër botë (e ne s’jemi jashtë kësaj bote, domethënë këtij planeti), bëhen edhe demonstrata e protesta spontane, nga vet populli, pa udhëheqës e udhërrëfyes. As më thoni: shqipëtarët përjashtohen nga këto lloje? Veç kësaj mbase ua ka zënë syri disa demonstrate të dhunëshme, sin ë Francë, Angli, Gjermani e Itali. Madje në Itali pushtuan edhe institucione. Dhe shteti veproi: goditi me shkopa gome (se edhe protestuesit me shkopinj godisnin) e arrestoi. Pa më thoni a u vra ndonjën qytetar në këto shtete? Edhe ti, zonjë, e di se ku janë vrarë e po vriten: ne Irak, në Tunizi, në Egjipt dhe… në Shqipërinë tonë të përbashkët, e cila është e të gjithëve dhe jo e ndonjë individi, qotë President, Kryeministër a djall me brirë…

Më bëri përshtypje se në shkrimin tënd nuk thua asgjë për vrasësit, gjë që do të thotë se je përkrah tyre. E di ç’më kujtuat? Një skeë të dikurshëm të Estradës së Fierit. Njërit I kishin vjedhur lopën dhe po u ankohej një grupi, miqsh, shokësh e fqinjësh. I bënë një thes me pyetje:

-Ku e kishe lopën?

-Në haur?

-E kishe lidhur?

-Po

-Po ndonjë qen kishe lidhur ted era e haurit?

-Jo

-E kishe mbyllur ferën me çelës?

- Jo, e pse ta mbyllja me çelës, lopa nuk dilte…

Aq u desh dhe iu sulën:

-Vet e ke fajin që nuk ke lidhur qen ted era e haurit!

-Ti e ke fajin që nuk e paske mbyllur derën me çelës!

Ai që i kishin vjedhur lopën, bërtiti sa i hante fyti:

-Amani, ore, po ai që vodhi lopën nuk paska faj?...

Kështu, zonjë e mirë.

Tjetër: Në demonstratë ata njerëz kishin dalë se vuajnë varfërinë, vuajnë papunësinë, vuajnë shpirtërisht se dëgjojnë broçkullat e qeverisë për “përparime” ekonomike… E gorrica të tjera. Qerveritarët kanë hak se i kanë rrogat firifiu, kurse pensionistëve u mjafton vetëm të hanë bukë e djathë e bukë e kos, o zonjë. Por edhe ju nuk vuani, se kini bisnes. E paçi dhe e gëzofshi, por mos thoni se në demonstratë njerëzit dolën e dalin se I thërret Edi Rama, apo ata të tjerët. Mos thoni kështu, se edhe na fyeni, duke na krahasuar me kopetë e bagëtive…

Thoni edhe shprehjen “…hobetë e gurëve mbi shtetin e të gjithëve”. Jo, Zonja Açka,  demonstrate nuk u bë kundër shtetit, por kundër pushtetit dhe ky pushtet nuk është i të gjithëve, është pushtet i një pakce, që zaptoi institucionet e shtetit me vota të  vjedhura.

Edhe atë Ina Ramën e sulmon kot. Qenke në një linjë me zotin Berisha, i cili ç’nuk po vjell kundër saj, ngaqë do të dënojë të vrarët dhe jo vrasësit.

Ec pakëz më drjtë, Zonja Açka, mos ano atejë nga s’duhet, se fyen shumicën ë këtij populli të vuajtur

Unë jam Sotiri. Sotiri nga Malëshova. Po nuk të kujtohem, nuk prish punë. Punë prishin ato që të thashë, që për mua bien erë mbrojtjeje vrasësish.

                                                                       

Sotir Malëshova,

Me banim kufi me Elbasanin (ardhës aty ku banoj)



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx