E premte, 03.05.2024, 04:47 AM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Përgjegjësia e te parit, ne politikë, është e pashmangshme

E premte, 04.02.2011, 08:58 PM


Përgjegjësia e te parit, ne politikë, është e pashmangshme

 

Nga Dr.sci. Ymer Halimi

 

Kërkesa për “qeveri me duar te pastra” është jetike në këtë kohë, por duart e pastra ne politikë nuk përfaqësojnë edhe ndërgjegjeje te pastër e cila është thelbësia e një politikani apo politike te mirëfilltë demokratike. Ndërgjegjja është implicite, por shtysë i veprimit te kujt do qoftë qe është e ndarë nga duar te pastra?! Ata që kanë duart e papastra mund ta kenë ndërgjegjen e pastër për shkallën e vetëdijes, sepse zbatojnë urdhër, në hierarki, te atyre që u duken duart e pastra, por që kanë ndërgjegjeje te papastër.  Prandaj, do te ishte mirë që kërkese “për duar te pastra” te qeverisë, karshi disa proceseve që janë e po zhvillohen ne Republikën e Kosovës, tash e sa vite, te kërkohet  edhe “ndërgjegjeje te pastër”?!

Papastërtia ne politikë, te ne, ka zanafillë më të hershme. Si do që të jetë, papastërtinë e pushtetarëve tanë e ka kontaminuar ne masë edhe “perëndimi”. Sepse, për qëllime të caktuara, sipas nevojës se tyre,  kanë stimuluar procese e individ që tash veç janë bërë “problem” për procese demokratike.

Shtrohet pyetja: ç’fare do te ndodhte po  te pastroheshin listat e kandidatëve para zgjedhjeve e jo siç aludohet tash?!. Rezultati i zgjedhjeve do te ishte tjetër. Prurjet elektorale te të përfolurve për ca parti janë te pakontestueshme. Prandaj ky është edhe një veprimi i qëllimshëm. Atëherë si te mos pranohen edhe individ fitues te procesit zgjedhor?! Mos “pranimi” apo “sugjerimi” për te mos i pranuar rezultate për individ është kundërshtues me “normën demokratike”, karshi papastërtisë se zgjedhjeve.   Fejs dhe Dell, për të mos lejuar veprim te dyfishtë, atëherë shpalosni argumentet, mos hezitoni, po që së i keni, për ndryshe sugjerimi i juaj merret se është qëllimi për të eliminuar dike politikisht. Nuk është një ministër ne dorëheqje, por disa, e që kanë duar e ndërgjegjeje te papastër, ndoshta edhe më shumë se ai që sulmohet haptazi.

Loja me rregulla te dyfishtë, tash e sa kohë në Kosovë stimulohet. Stimulohen parti politike a politikan te “kontaminuar nga korrupsioni” kjo po shihet tepër çartë. T’ua kujtoj qe “Vetëvendosja” u akuzua për jo demokraci, qe nuk deshi te simuloj demokraci me nënshkrime fals. Por, dëshmoj demokraci me veprim duke denoncuar saktë e me guxim  në procesin zgjedhore për ç’rregullsitë që ishin me 12 dhjetor 2010. Degjenerimi i procesit zgjedhor  zë fillin  ne zgjedhjet e 2007. I gëlltitem! Por më pastaj prodhoj hapësirë  me bakteriologji politike,  brenda dhe jashtë partive politike, që  po e zë frymëmarrjen e njerëzve dhe proceseve demokratike të shtetit. Sëmundja që mëshifet, e nuk shërohet më pastaj bëhet tmerruese. Kjo ndodhi me procesin e zgjedhjeve te ne. Atëbotë u heshtë edhe nga perëndimoret.

Gjasat ishin që edhe kësaj radhe kjo te gëlltitej, po te mos ishte Vetëvendosja ne garën zgjedhore!?

Për te gjithë ky proces zgjedhor, i 12 dhjetorit, është “tepër i lënduar”. Është ky lëndim moral për Kosovën  qe u pranua nga te gjithë përveç  disa individëve te partisë që doli e para. Ky proces është pa fitues. Duhet të pranohet se edhe në rivotim ndodhi shkallë e manipulimeve që tregon se ne procese zgjedhore në Kosovë nuk do të këtë pastërti me këto rregulla te shkruara.  Prandaj edhe perëndimi do t’i pranoi. Kuvendi edhe Qeveria do te bëhen, por do të jenë me hipotekën e votës së vjedhur.

Atëherë, Qeveria me shkallë besueshmërie që fitoi a është “legjitime” për te përballuar privatizimin, proceset politike për veriun e reformat e nevojshme demokratike? “Po”, se në Kosovë qe moti hajnia është zyrtarizuar e populli nuk voton, por votojnë Komisionarët. Kryesorja, këta pushtetar duhet mbijetua me votë të vjedhura, me përulje para te të tjerëve, a me dëmtimin e funksionit te shtetit. S’ka rëndësi si, se pushtetarët tanë s’kanë kujt për ti dhënë përgjegjësi?!.  Janë në fazën e “puberitetit politik”,që vështirë gjykojnë për politikën reale e përgjegjësinë politike. Nga kësi pushtetarësh tash e dhjetë vite, te pozitës dhe opozitës, në paq, erdhën ca fatkeqësi për Kosovën: Pakoja e Athisarit, gjashtë pikshi i Ban ki Munit, bisedimet qe priten me serbin, vonesa ne integrimet evropiane, moszhvillimi ekonomik, privatizimi i dështuar, jeta e rënduar e njerëzve të Kosovës, zanzibari rënia e presidentit, zgjedhjet e parakohshme. Pavaresia ka qene e pashmangshme por jo me kaq kosto! 

Te kujtojmë mendimin e Weberit, “përgjegjësia e te parit ne politikë është e pashmangshme”. Vërtet jetojmë në epokën e mendimit te Weberit, por shkak i papërgjegjësisë te parit ne politikë, çdo ditë, e ku do, po ulet prestigji i shtetit. 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora