E premte, 02.05.2025, 05:02 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Çfarë nënkupton Demokracia?

E hene, 07.02.2011, 08:57 PM


Çfarë nënkupton Demokracia?

 

Nga Faik Krasniqi

 

Demokracia është të kuptosh se je njeri, të kuptosh se ka edhe njerëz të tjerë dhe nuk je i vetëm, të kuptosh se me këta njerëz është nevojë dhe domosdoshmëri të merresh vesh, të kuptosh që nuk duhet të imponohesh, por të bindesh veten së pari e më pas të tjerët se jemi njerëz, që nuk mbijetojmë dot pa njëri -tjetrin.

 

Të kuptosh se flora dhe fauna e kësaj toke kanë demokraci ndërmjet tyre prej miliona vjetësh, por njeriu në mungesë të demokracisë mes vetës po i shkatërron.

 

Demokraci është marrëveshja ndërmjet gjallesave të tokës për të mbijetuar në harmoni natyrore dhe hyjnore. Demokraci do të thotë "pushtet i popullit" ose "sovranitet i popullit", në kundërshtim me aristokracinë (qeverinë e më të mirëve ose fisnikëve) dhe "monarkinë" (qeverisja e një të vetmi).

Por ky përkufizim nuk na ndihmon shumë pasi në asnjë vend nuk komandon populli.

Ato që komandojnë janë qeveritë (për fat të keq dhe burokracia, nëpunësit e shtetit që janë pak ose hiç fare të përgjegjshëm). Në të vërtetë ka vetëm dy forma shteti: ajo në të cilën mund të lirohesh nga një qeveri pa gjakderdhje, me vota dhe në atë të ''pamundurën''.

E para është "demokracia" e dyta "diktatura".

Demokracitë nuk janë qeveri të popullit por mjete kundër diktaturës, e cila na detyron të jetojmë në një situatë të cilën nuk e kemi dashur por që dhe nuk mund ta ndryshojmë.

Është detyra jonë civile që një situatë e tillë të evitohet prodhohet. Demokracia nuk i lejon asnjë qeverie të tipit "diktatorial" akumulimin e pushtetit dhe për më shumë tenton ta kufizojë atë.

Ajo që është e rëndësishme në një demokraci është fakti që duhet të jetë gjithmonë e hapur mundësia që qeveria të japë dorëheqje pa shkaktuar gjakderdhje, kur ata që qeverisin degjenerojnë nga misioni i detyrave dhe të drejtave që ju janë besuar, por edhe kur politika e qeverisë gjykohet e keqe apo e gabuar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx