E diele, 28.04.2024, 11:03 PM (GMT+1)

Mendime

Shefik Shkodra: Ndëshkime pa vlerësime nga elektorati

E hene, 07.02.2011, 08:58 PM


NDESHKIME PA VLERËSIME NGA ELEKTORATI

 

Nga SHEFIK SHKODRA

 

Pak është e çuditshme, por jo edhe aq enigmatike, puna e elektoratit me partitë dhe personalitetet. Duke lexuar shtypin e përditshëm pash disa emra të ish deputetëve të legjislativit që, kësaj here nuk kanë fituar vota aq sa për t’u ulur në Parlament. Pak si habi edhe pse shumë gjëra janë thënë dhe është verifikuar deri më tash sa i përket elektoratit dhe veprimeve të individëve brenda partive. Por është folur edhe për aktivitetin, gjeturinë dhe përgatitjen e vetë personit gjatë karrierës së vet dhe gjatë teknikave parazgjedhore. Sidomos, në rrethin tonë. Për shumë gjëra njeriu që nuk e njeh ambientin tonë do të binte në dilemë, se, kush ka të drejtë, elektorati, partia apo vetë kandidati(?).

 

Në politikë kërkohet veç tjerash populizmi

 

Një pjesë e madhe e këtij elektorati, dhe jo veç te ne, ushqehen ende me emocione e simpati. Qoftë për partinë që aderon, qoftë për individin – kandidat. Për këtë do të mund të thuhej, kur nuk do të numëroheshin faktorët tjerë, do të thotë, pa ndonjë imponim çfarëdo qoftë nga jashtë. Pra, do të vlerësonim tash elektoratin me mentalitetin e tij. Dhe ky grup elektorati partitë i shohin si diçka të fiksuara, sidomos partinë që është anëtar i saj, duke e favorizuar me një patetizëm dhe jo si diçka që do të duhej matur e vlerësuar krahas veprimtarisë. Në këtë mënyrë edhe për kandidatët do të mund të mendonin. Kjo shihet që vjen nga një baras peshë sa i përket partive: një program politiko-ekonomik të ngjashëm njëra me tjetrën, gati të gjitha. Mbetet veç simpatia dhe një ndjenjë patriotizmi më e theksuar te ndonjëra/ndonjëri. Së paku deri me tash kështu ka qenë, e me dallime të vogla. Koalicioni i deritashëm dallonte në vitalitetin dhe përpjekjen për të bërë punë sa më shumë e sa më shpejt, për dallim prej atyre të para viteve 2008. Edhe kandidatët e tyre (të partisë më të madhe) janë përpjekur që të vihen në lëvizje gjithnjë rreth punëve që është dashur të mbarohen me kohë, në këtë vazhdë nuk mund të përjashtohet as aleati (partia e dytë e koalicionit). Mirëpo, publiku i dëgjon fjalët dhe oratorinë me intonacionin e kandidatit. Kjo është e para, që do të thotë, ndezja e publikut me “llafazanin” e nevojshme për t’u treguar shumë i aftë, azhur, e i kujdesshëm për të ardhmen. Sërish ky veprim e bën të veten. Kalueshmëria vjen në shprehje edhe me përpjekjet tjera që janë thënë. Më vonë, grupi i këtyre zgjedhësve, nëse nesër del i pakënaqur, atëherë dinë të gjithë të flasin apo të vlerësojnë si është më keq për të njëjtin kandidat që e kanë votuar. Nuk dihet krejt qartë se çka ndodh në mendjen e këtyre votuesve. Nuk mund të prognozohet me saktësi...por, nga kjo shihet se dalin shumë çorodi e pamaturi. 

Disa tipa të cilësdo parti e kanë merituar të ‘ndëshkohen’ kësaj here. Por nuk janë të gjithë ata në këtë grup. Dhe një grup, si po shihet është ndëshkuar pa e merituar, kështu më duket, krejt mendim pa vend ndoshta, por naiviteti ekziston te çdo njeri.

 

Mirëpo, heshtja në shumë problematika paraqitet si pasivitet

 

Dhe, nuk mund të cilësohet krejt në këtë mënyrë. Publiku i përcjell të gjitha rrethanat, vlerëson pozitivisht, por edhe denoncon rast pas rasti. Parlamentarët që e kanë provuar veten deri më tash e kanë notën nga publiku. Ky vlerësim varet si është bërë dhe për kënd. Bie fjala, shpeshherë, heshtja dhe mos reagimi publikisht i parlamentarit për çështje shumë të ndryshme e me peshë të rëndësishme gjatë seancave, te qytetarët vlerësohet me notë negative. Pika të rendit të ditës janë të shumta, të cilat kanë kërkuar një ngutje dhe një qëndrim të dukshëm për ekzekutimin e tyre dhe vënien në jetën praktike. Reagimi për t’u krye sa më parë, kur është fjala te disa ligje si ligji i punës, apo për privatizimin, ngritjen e të ardhurave personale, për ngritjen e pensioneve, mbikëqyrjen e shëndetësisë, vënien në praktikët ligjin për të gjithë dhe çdo kund, etj. të ndryshme, është kërkuar më shumë energji dhe reagime. Heshtja, jo nga mosdashja dhe inercioni, por edhe nga vetëdija për të mos “çarë dërrasa” kot, vë një kapak harrese edhe te elektorati për ata kandidatë. Është e qartë për një pjesë të publikut, se pamundësia të shumtën mbështillet edhe me një heshtje. Dhe kjo heshtje ishte e pranishme te disa ish deputet. Por, po e them edhe njëherë, jo nga mosinteresimi, por thjesht nga mundësitë e kufizuara. Heshtja në shumë problematika para opinionit vlerësohet shumë. Edhe pse disa heshtje rrëfejnë pakënaqësinë e aktorit me rolin e vet në skenë. Këtë opinioni i gjerë nuk e mendon fort.

Kandidatët që nuk kanë fituar vota të mjaftueshme apo kanë mbetur në zgrip të pragut, si Ramë Buja, Nait Hasani, Ramë Manaj, Gani Koci, Naim Maloku, Ibrahim Gashi, Ali Lajçi, Basri Musmurati, etj. që nuk ka mundësi t’i përmendi këtu, na duket jo serioze edhe nga ana e elektoratit, nëse mbetet gjithnjë t’i referohemi elektoratit. Serioziteti dhe vullneti i tyre, përgatitja dhe inteligjenca, guximi dhe mendjemprehtësia në politikën ditore nuk ka munguar te këta kandidatë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora