E enjte, 01.05.2025, 10:47 PM (GMT+1)

Mendime

Lebit Murtishi: Greku kërkon një „xhevap“

E premte, 11.02.2011, 08:08 PM


Greku kërkon një „xhevap“

 

Edhe qentë, si kafshë fisnike, inteligjente, dresohen, apo „edukohen“ gjer në shkallën e të qënit qen i „dresuar“. Asnjëherë s`arijtën të „konvertohen“ në luanë bie fjala. Prandaj, edhe detyrat që i kryejnë si të „dresuar“ janë të njëjta me pjesën tjetër të rracës së qenve.

Domethënë, natyra është e pagabueshme: „sa do t`i tërheqësh veshët nuk arrijnë të mbulojnë ballin“.

Fjala e butë ndonjëherë bëhet „gur“ i kokës tënde. Ne s`kemi pse të „ngushtohemi“ më shumë se kaq!

Na vrasin rrugëve të Athinës, na vrasin në restorante, na vrasin duke punuar, duke ecur, duke fjetur. Mjafton një bekim i ndonjë popi që të vritet një shqiptar. Dhe kemi heshtur, kanë folur „burrat e zgjedhur“ për ne. Por greku s`e njeh atë gjuhë, greku njeh gjuhën e pushkës, njeh gjuhën e Sali Butkës, Mihal Gramenos e shumë të tjerëve…

Ndonëse s`kemi një „të parë“, që të flasë me gjuhë greku, Shqipëria është gjallë, Shqipëria nuk ka vdekur. Shqipëri është Janina, Shqipëri është Drenica, është Shkodra e Tetova; Shqipëria është gjallë…

Lojërat me zjarr ndaj Shqipërisë nuk i shkojnë greqisë së plakur, që s`i përballon më as kohës.

Do Zoti e na mundëson, të shohim njëherë e mirë kush është zot në këto anë.

Nuk trembemi ne shqiptarët nga popa e bijë andartësh, po fjala e grekut është e rëndë dhe duhet të marrë „xhevap“!

 

Çamëria do të zgjohet

 

Ishte mitike famë e Kosovës, ishte „djep“ i krajlëve serb, dhe në fund, siç e dini, u bë varr i errësive…

Atë peshë ka ?amëria në ndërgjegjen e shqiptarit, dhe një ditë, sot ja nesër, do t`ia ndjeni edhe flakët.

Shiko hartën gjeografike „përfaqsues errësire“! kanë zënë të „lëvizin“ kohët, Serbia iku më larg, s`e keni më ku e patët. Do të ikë edhe më larg kur të ndizet ?amëria.

Shqiptarët dijnë të përçahen, por dijnë edhe të bashkohen, dijnë edhe të luftojnë, dijnë edhe të fitojnë. Kujto o i zvetënuar mitropolitin „e madh“ të Korçës kur nxorri gjuhën nën këmbët tona. Ishin luftëra ballkanike. Dhe Sali Butka me Demir Lenën (ky i fundit nga Ladorishti) i falën jetën popit të çmendur, e falën që të të pjellë ty o pjellë e errët mesjetare.

„Ëndrrat“ me Korçën do t`i shohësh „te varri“ i sat ëme!..

 

10.02.2011

Lebit Murtishi

Bern



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx