Mendime
Flet akademiku, ish ministri i ndërtimit, projektuesi i shumë veprave hidroenergjitike Akademik, Farudin Hoxha
E hene, 14.02.2011, 07:26 PM
Një Fierz e dytë nuk mund të ndërtohet sot
Po të ngresh kokën të shikosh digën e Fierzës të bie kapelja nga koka.
Fierzën e ndërtuan njerëzit heroik jo Partia e Punës
Drejtori fracez i Studimeve Hidroenergjitike nuk e besoi lartësinë e Fiezës
- Hidrocentrali i Fierzës (dikur quhej Drita e Partisë) është ndërtuar mbi Drin në afërsi të fshatit Fierzë. Filloi të ndërtohej në nëntor 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978. Ka një digë me gurë, zhavorr dhe bërthamë deltine të lartë 160 m. Diga krijon një rezervuar, (Liqenin e Fierzës) me vëllim, 2,7 miliardë metra kub ujë.
Nga Albert ZHOLI
-Pse nuk lejohet në regjimin komunist propogandimi i veprave të mëdha si Fierza dhe Komani?
Për shumë arsye. Por historia duhet shkruar ashtu siç ka ndodhur. Duhet shkruar me të gjitha detajet, hollësitë. Puna për ndërtimin e veprave të tilla ka qenë në kushte të vështira, shumë të vështira. Ato vepra nuk i ka ndërtuar as partia as ideologjia, por populli i mrekullueshëm shqiptar, teknikët dhe inxhinierët tanë të talentuar. Populli ynë nga Vermoshi në Konispol ka dhënë djersën dhe gjakun e tij në këto vepra…Po, po gjakun. Por për efekte sigurie (gjoja), për të mos nxjerrë sekretin në rast sulmi, që të mos dihej asgjë për ç’ka ndërtohej në Shqipëri nuk shkruhej asgjë për këto vepra.
Ju thoni është punuar në kushte të ëvshtira. Çfarë do të thoni me këtë? .
Dua të them shumë gjëra. Punohej ditë natë. Punohej në dimër, në verë, në, vjedhtë apo pranverë. Aty ishte një qytet i ri me jetë 24 orëshe. Pra punohej në dimër në temperature -20 gradë, por punohej në verë edhe kur të binte dielli si aç mbi kokë. Mbi ne, gjithë kohën ishte vetëm një copë qiell. Asgjë tjetër. Male, shkurre, një copë qiell. Këto ishin ato që na rrethonin. .
-Sa vjet punë është bërë për të realizuar një vepër të tillë si Fierza?
Rreth 7 vjet punë. Por flitet për punë titanike. Flitet për punë që sot askush se imagjinon. Flitet për punë dhe vetëm punë që sot kur e mendoj s’mund ta besoj. Shtatë vjet sa 70 vjet punë. .
- Po sot a mund të bëhet një vepqër e tillë?
Jo. Nuk bëhet. Në asnjë mënyrë. Askush nuk mund të punojë në ato kushte. Asnjë s’mund të bëjë sakrifica të tilla. Sot do punohet në kushte shumë më të mira, në kushte lluksi, me ushqim. Kapanone, apo mjete shumë moderrne, por sërishmi në ato vende dhe me ato kushte kurrë sot s’mund të ndërtohet një vepër e tillë. Kjo e padiskutueshme. Ata njerëz ishin heronj. Nuk e di se çfarë i shtynte të punonin ashtu, frika, ndërgjegja, dëshira për të jetuar, mos njohja e realitetit jashtë? Nuk e di, nuk e di. Ajo që di të them se sot vepër si Fierza s’mund të bëhet dot kurrë sot në Shqipëri, ndërsa për vende të tjera s’mund të flas.
- Vetëm këto janë arsyet?
Jo vetëm që nuk shkon njeri të punojë, por smund të ndërtohet një qytezë e tillë me displinë si ajo. Ishte një trysni ideologjike që ti përkushtoheshe punës. Në atë kohë Fierza ishte 10 mijë banorë. Një qytet i ngritur enkas për ndërtimin e hidrocentralit. Ka qenë një organizim i madh dhe u bë një punë e përkryer.
Ju thoni se është bërë një punë e madhe, po teknologjia e hidrocentralit? A është ndërtuar me teknologjinë e kohës?
Po! Fierza është ndërtuar në atë kohë me teknologjinë e kohës. Teknologjinë më moderrne të asaj kohe. Kjo është e sigurt. Edhe sot përdoret kjo teknologji por me disa ndryshime të vogla dhe me mjete të tjera më moderne.
-Nga janë marrë materialet në atë kohë?
Makinat 60 tonëshe u blenë në Angli.Fierza ka histotira të mëdha. Shumë të mëdha. Pasi ndërtmi filloi me makina 4 tonëshe kineze. Ishin makina Zis (ripotabla) që sa binte mbi karroceri dheu, apo gurët ato shqyheshin. Turbinat janë franceze. Transformatorët janë Jugosllavë. Pra u morën turbinat e prodhimit të fundit francez nga më të kërkuarat në treg në botë.
-A janë dënuar ndonjë inxhinier nga regjimi në Fierzë?
Jo nuk janë dënuar.
Si ishte ndërtuar kjo qytezë?
Fierza ka qenë zonë kufitare dhe ka qenë ngjitur me Tropojën.Ka pasur male rreth e qark, kodra dhe një pëllëmbë qiell.Fierza në atë kohë kishte spital, shkollë të mesme, dhe shumë dyqane, klube.Kishte gjallëri si jetë. Njerëzit kanë qenë shumë të lidhur me njëri tjetrin. Ishte një qytet i izoluar por plot jetë dhe dashuri. Në Fierzë u ngritën pallatet pesë katëshe për strehimin e punëtorëve.
Ky ishte dallimi kryesor?
Po, dallimi thelbësor. Njerëzit e donin shumë njeri- tjetrin. Ishin si vëllezër. Ishin si një familje. Edhe copën e bukës e ndanin në mes. Ishin njerëz të dashur, puntor, të respektueshëm, të dëgjueshëm. Sot pak njerëz të tillë gjen. I gjendeshin njeri tjetrit në situate të vështira. Ka pasur një gjallëri të madhe Fierza në ndërtimin e saj. Dita ishte ditë, por nata ishte më shumë se dita.Kishe kënaqësi të rrije.
Në Fierzë punohej me plane apo..?
Po! Pa diskutim me plane dhe plane shumë rigoroze. Atëherë ishte e vështirë të realizohej plani. Vetëm diga e Fierzës ka 8 milion metër kub zhavorr, hekur, beton etj. Njerëzit që e kanë përjetuar Fierzën është zor ta përjetojnë më. Po të ngresh kokën të shikosh digën e Fierzës të bie kapelja nga koka.
- Po ju pesë vjet keni fjetur atje?
Unë isha shefi i grupit të projektimit.Kisha një pjesë të projektuesve që rrinin në Fierzë.Sepse doli rregullorja që nuk mund të bëhej gjë pa firmën e projektit.Ajo rregullore mund të jetë në arshivën e e ndërtimit.Ka qenë edhe në arshivën e institutit tonë, por në vitin 1991 arshiva u vodh, ku u morën projekte dhe gjëra të tjera.Është shumë e vështirë të gjesh llogaritjet e këtyre veprave.Mund të gjesh vetëm vizatimet, por gjithë punën që është bërë nuk mnd ta gjesh në asnjë vend.Atëherë ka pas një rregull se një projekt që mbaronte, futej në disa tuba llamarine dhe çoheshin në arshivën e shtetit. Ato që ishin në punë e sipër, mbaheshin nëpër institute.Në vitin 1991 që filloi përmbysja çfarë ka qenë brenda në institute është zhdukur.
-A ka qëlluar që të ta shikojë ndonjë i huaj këtë digë gjigande?
Ka pasur italianë, francezë,. Fierza është vizituar nga shumë turistë por vetëm me kërkesën e tyre.
Po të huajt a janë njohur me Fierzën?
Në atë kohë jo. Quhej sekret shtetëror. Unë në kohën që do të bëhej Vau i Dejës kam qenë në Francë. Shkova në Francë në dy studiot më të mëdhaja të botës për studimet hidroenergjitike. Shkova në një nga këto për eksperiencë. Në një moment Drejtori i energjetikës së studios më rezervon një takim. Atë ishte shumë e vështirë ta takoje. Çdo takim ishte I kronometruar. Pasi më takon më thotë: Ti vjen nga Shqipëria? Po i them unë. A keni bërë ju më thotë vepra të mëdhaja në Shqipëri? Kemi bërë i përgjigjem unë. Çfarë madhësie ka? Unë e orientoja duke ia shpjeguar. Flisja në frëngjisht. I tashë për lartësinë e digës së Fierzës . Ai thartoi buzët. Ti me siguri nuk e di mirë gjuhën frënge që më thua ato shifra. Dua që të mi shkruash të gjitha këto që më thua. Ja shkrova. Buzëqeshi hidhur. Tundi kokën me mosbesim të theksuar. U detyrua të njoftojë sekretaren. I tha që të më kërkojë ti shkruaja edhe njëherë të dhënat e Fierzës. I shkrova. Duket nga padurimi apo mosbesimi mu drejtua: Ti ose se di mirë gjuhën, ose të kanë kërkuar apo detyruar që tek unë të bësh propogandën e shtetit.Unë i them se e kam të vështirë që të ti them ndryshe..Por..ju ftoj që të vini ti shikoni në Shqipëri. Fierza është një nga veprat më të mira që ka bota.
- Po Enver Hoxha e ka vizituar ndonjëherë Fierzën?
Jo nuk e ka vizituar asnjëherë por kanë qenë shokë të tijë.Ka qenë Mehmet Shehu.Ka qenë dhe Nexhmija në Koman.
Si punohej nga inxhinjerët dhe teknikët në Fierzë?
Në kohën që shkova unë në Fierzë doli që kuadrot të shkonin në bazë, ku projektuesit etj do të shkonin edhe në hidocentral. Atëherë ka qenë një libër shumë i trashë për udhëzimet e projektit të Fierzës. Pra libër udhëzues I posaçëm. Aty ishte gjithçka e datajuar për mënyrën e ndërtimit dhe masat e sigurimit teknik.Nuk mund të hidhej beton pa firmën e projektuesve.Nuk mund të vihej asnjë zgarë hekuri pa firmën e projektuesit.Pra çdo punë që bëhej me firmën e projektuesit. Kaq përgjegjësi të madhe kishte kjo punë.Fierza prandaj qëndron sot në këmbë. Po të ishte bërë ndryshe me ndërmarrjet e sotme nuk do të kishte qëndruar. Atëherë ka pasur një disiplinë të hekurt që shumë zor se mund të vihet sot. Lidhja e hekurit dhe derdhja e betonit bëhëj në kushtet e sigurisë dhe përgjegjësisë maksimale. Nuk lejohej as lëvizja më e vogël. Ndrësa sot…
-Po sot një shtet në Ballkan a mund ta bëjë një vepër të tillë?
Sigurisht që mund ta bëjnë. Por jo si atëherë. Në atë kohë me një vinç mbaheshin dy ndërmarrje. Dhe e bënim me kontratë 15 ditë njëri dhe 15 ditë tjetri. Pram und të ndërtohet por vetëm me mjetet e sotme.
- A kanë humbur jetën në këtë vepër kaq gjigande|?
Sigurisht. E them me keqardhje të madhe. Mua shumë herë më kanë thirrur në Komitet Qëndror dhe shumë herë në Organizatën Bazë të Partisë për punimet.Nuk ka hidocentral në Shqipëri që mos të ketë marrë me vete 50 të vdekur. Sot shumë prej tyre nuk u dihet as varri.
-Puna e Fierzës u bë shkak që ju vunë ministër?
Unë jam bërë ministr rreth viteve ’80. Dhe nuk e di edhe sot arësyen që unë u vura ministër. Edhe sot se di.
-A ke pasur takime me Enver Hoxhën?
Kam pasur një herë. Një takim rutinë.
-Çfarë pozicioni ka pasur Petrit Radovicka në Fierzë?
Petriti ka qenë petagog në universitet dhe ishte kryeinxhinier i kaskadës së Drinit. Petriti ka pasur një shoqëri dhe simpati të madhe me Mehmetin. Ishin dy shokë.Petriti ka qenë partisan me të. Mehmeti besonte vetëm fjalën e Petritit, pasi Petriti ishte I aftë, punëtor, besnik, inteligjent.Të tjerët as që i vinte në kandar as ministrat dhe asnjë tjetër.
A lejohej pija alkolike në Fierzë?
Kishte dy vjet e gjysëm që kishte filluar Fierza dhe puna ishte shumë e vështirë. Pikërisht në këtë kohë u ndalua një herë me vendim të qeverisë rakia dhe konjaku.Ne punonim në temperaturën -20 gradë Brenda në tunele, në inerte, në fabrikat e betonit. Ishte një punë raskapitëse. Alkooli ishte i domosdoshëm. Por më vonë u lejua, apo u bë sikur u harrua vendimi. Nuk mund të punohej në atë temperaturë pa pak alkool. Ishte e domosdoshme pija. Athere skishte shumë lloj pijesj. Pijet më të frekuentuara ishin ërrneti, konajaku, rakia e frutave, apo raki rrushi. Kishte dhe raki të ndryshme.
Cilat ishin proesionet më të ëvshtira?
Shofer. Fierza është një histori më vete.Nuk kishim shofera për makinat 60 tonëshe.Kur vinin ato bëhej zhurma sikur me ardhë kuçedra, ishin 40 makina rresht.Ishin skavatorët që me kovë mbushnin katër metër kub. Automjetet e fundit ishin Centaura. Fierza ka qenë e paisur vetëm me këto, pastaj u paisën të tjerët. Vetëm shofera mund të ishin 200 shofera. 200-300 ishin për tu zëvendësuar dhe i bie 400-500 shofera.Saldatorët ishin të kategorisë së lartë.Punëtorët që hynin aty ishin me kategori.Prandaj rri në këmbë ajo vepër.
-Sa kohë mbas Fierzës u bë Komani?
Po u bë Komani.
-Po Komani sa zgjati?
Zyrtarisht të gjithë zgjatën 5-6 vjet. Të gjithë kanë qenë nën shtatë vjet.
-Çarë ushqimi kishte për punëtorët?
Fasule sa të duash, bukë, çaj. Minimumi Fierza ka pasur 2500 punëtorë. Gjithsej në pikun e saj 10 000 punëtorë, Sa qyteti I Sarandës. Fluksi më i madh I punëtorëve ishte në behar që rritej edhe më shumë sepse ishte fluksi më i madh i punës.Nëpër mencat e punëtorëve fasulja ishte natë dhe ditë.Kishte edhe ushqime të tjera si mish apo supë, makarona. Furnizimi i Fierzës me ushqime bëhej nga ushtria. Ishte e pamundur të përballohej ajo vepër vetëm me Bajram Currin.Bajram Curri nuk kishte për vete.
-Sot ajo vepër ka kujdesin e duhur nga ana teknike?
Jo vetëm ajo, por sot në përgjithësi është më shumë ti gjejmë punë njerëzve. Nuk tregohet kujdesi I duhur. E di si duhet mirëmbajtur ajo digë?! Eh! Fierza duhet ti ketë të gjithë inxhiniera ata që e shfrytëzojnë atë sot. Atëherë ishin të gjithë me kategori si nga shoferët, drejtuesit, mekanikët saldatoët etj. Tani i ke të gjithë me shkollë të mesme dhe me shtatë klasë..
- Po riparime a i bëhen rregullisht Fierzës dhe Komanit?
I kanë bërë para një viti pas 30 e më shumë vjetësh.Ka një rregull siç është bota industriale.Siç i bëjnë makinës riparime çdo 3 ose 6 muaj. Kështu ka qenë edhe për hidrocentralet. Ka qenë shërbimi i mesëm dhe shërbimi i plotë.Atëherë kishte SHT-I dhe SHT-2. Sot nuk ka ka më SHT-1 dhe SHT-2 me përjashtim makinave që kontrrollohen se janë private. Sot ka një liri më shumë seç duhet.Nga ana teknike ka mungesa të theksuara.Duhen bërë provat tani që vjen dimri të happen dhe të mbyllen portat. Të jenë lyer ato. Të shikohen mekanizmat etj.Kur është në shtet ka dobësi të mëdha ruatja, mirëmbajtja. Rregulloret e dikurshme nuk egzistojnë. Privati nuk e mer.Prandaj është gjithnjë ai oreksi i privatizimit.
- Pse ishte kjo përgjegjshmëri e punëtorëve në komunizëm?
Ishte edhe rregulli, por edhe frika dhe vetë sistemi dictatorial. Nga ana tjetër në ndërtim do të punoje se s’bën. Se nuk kishe ku të shkoje më. Se po të kundërshtoje asaj librezës së punës i vihej një vijë e kuqe dhe kishe marrë fund. Prandaj ka qenë edhe parrulla “Të gatshëm atje ku na kërkon atdheu”.Atëherë nuk ka qenë ky oreksi për tu pasur. Atëherë nuk mund të dilje mbi të tjerët. Atëherë nuk mund të mendoje se çfarë mnd të bëje. Nuk ka pasur punë private çdo gjë ka qenë e shtetit.
-Pse ndodhi sot përmbytja dhe nuk ndodhi në kohën e diktaturës?
Është një interpretim i keq. Nuk i përmbytën hidocentraet. Njerëzit disa herë I interpretojnë gabim ngjarjet. Duhet të jemi realist. Hidocentralet nuk mund ta mbajnë të gjithë këtë ujë që bie. Ku ta çojnë? Po sikur të mos ishin këto hidocentrale ku do të shkonte ai ujë? Në Drin në atë periudhë erdhën 4200 metra kub. Kur vjen periudha me shumë shira kaskadat nuk kanë ku e çojnë ujin e tepërt dhe e shkarkojnë dhe bëhen përmbyten. Përmbytja më e madhe ëshët bërë në vitin 1962 ku erdhën 5500 metër kub.Uji i Drinit nuk vjen vetëm nga Shqipëria vjen nga 48 mijë km katror tokë që rrjedh ujë në teritorin shqiptar.Këtu formohen edhe prurjet e mëdhaja. Kur shkrin bora është e paevitueshme që do të kesh prurje të mëdha.Kaskada lehtëson përmbytjet. Merr dhe mban dhe disa mijëra metra kub ujë.
- Kush ka qenë momenti më i vështirë ?
Momente të vështira ka kudo. Por kur punon dhe nxjerr themelin e këtyre veprave. Këto themele duhen pregatitur mirë.Nuk duhet të kenë papastërtira.Duke ngritur ujin 160 metra të filtrohet uji.Këto vepra sa të mira janë aq edhe të rrezikëshme janë.Sa janë të këndëshme aq edhe të rrezikëshme janë.
-Kur është bërë inagurimi i Fierzës kush ka ardhur atëhere?
Ka ardhur vetëm Adil Çarçani.Kishte edhe ministra e drejtorë por në atë kohë Mehmeti nuk ishte.Adili ishte kryeministër, pasi Mehmeti ishte vetvrarë. Për Enverin nuk bëhej fjalë sepse ishte i sëmurë.Ramizin nuk e kam pas parë ndonjëherë në këto inagurime.
-Si i ke pasur marëdhëniet me Ramizin kur u caktuat Ministër i ndërtimit?
Marëdhëniet i kam pasur shumë të mira. Ramizi nuk ka qenë i grushtit të tavolinës.Me Ramizin flisnim lirshëm.Ai nuk të bënte ndonjë gjë të keqe. Mehmeti ka qenë më i ashpër, por shumë korrekt, i palodhur, kërkes që i respektontë të aftët.
-Po kur kishit probleme me ekonomnë, a ju kritikinte Ramizi?
Ekonomia u dinte se si ishte, ishte për tokë.
-Në kohën kur ishte ministër, a bëtë ndonjë vepër tjetër industriale?
Bëmë Komanin.Në Koman unë kam qenë projektues dhe shkoja vazhdimisht dhe e shikoja.Në atë kohë ka qenë objekti më i madh që ndërtohej. Po me Fierzën nuk krahasohet asnjë vepër.
-Të gjithë këta projekte janë bërë vetëm nga inxhinierët tanë?
Ç’ka qenë pjesë ndërtimore dhe mekanike janë bërë vetëm nga inxhinierët shqiptarë.Kaskada e Drinit nuk mund ta ketë më shoqen në Shqipëri kurrë.Drini është gjigand, dhe është i rrallë.Në Drin është bërë punë me gjak. Në kaskadën e Drinit është minimumi 150 të vrarë.
- Po Komani në çfarë viti mbaroi?
Inagurimi u bë në vitin 1982 por si punë mbaroi në vitin 1984. Dhe mbas këtijë nuk është ndërtuar më asnjë vepër. Në atë kohë unë kam qenë ministër.
-Nuk e kishit atë përgjegjësi, se kur ishit zbatues?
Përgjegjësia ishte edhe më e madhe sepse isha projektues dhe përgjigjesha për të gjithë veprën.
- Kush ka qenë më nga inxhinierët e saj?
Instituti i projektimit të hidrocentraleve.Hidrocentrali nuk është një godinë. Hidrocentrali ka ka pjesën ndërtimore, tunele, vende me ujë, etj.Po të shkosh në Fierzë vetëm një tunnel është sa një pallat pesëkatësh i lartë, dhe mund të jenë të gjatë 800-900 metra të gjatë.Këto janë vepra gjigande.Ato e çojnë ujin me shpejtësi 30 m në sekondë.
- Po në këto dy vepra a ka pasur të arrestuar politik?
Jo nuk ka pasur.Ka pasur njerëz që janë sëmurë dhe janë edhe sot e kësajë dite sëmurë.Nuk ka qenë e lehtë të realizoheshin këto vepra. E para kanë qenë vështirësitë e natyrës që kanë qenë të mëdha.Komani ka qenë më i lehtë në punime.Ka qenë klima më e ngrohtë.
- Po si ministër a ke pasur ndonjë moment të vështirë?
Dy herë në muaj do të raportonim në mbledhjen e qeverisë.Çdo 2-3 muaj ishte mbledhja e Byrosë Politike.Gjëja më e mirë ishte se nuk kishe nevojë të mbaje dietë që të dobësohej. Në një nga këto mbledhje të qeverisë apo një paraqtje në Byronë Politike bije në peshë katër kg. E vërtetë, i kishe të sigurta që bije nga pesha.Ministrat e sotëm sot janë mbretër në ministritë e tyre.Ata sot kanë në dorë ministrinë që e mbulojnë.Shtojnë organikë. Zvogëlojnë. Emërojnë. Kanë makina luks. Kanë vetëm lehtësira dhe privilegje. Athere ministër ishte vetëm përgjegjësi. Këto njerëz kanë pounuar në mënyrë heroike me të vërtetë.Atëherë punonte një dhe mbante dy veta.
- Po ndërtimi i rrugave në krahasim me digat ishte punë më elementare?
Pa dyshim më e lehtë.Po të marrësh rrugën Durrës-Kukës.Ajo është një rrugë e shkëlqyer dhe e ndërtuar shumë mirë, por është një vepër që është shtrirë në 200 km.Por ndërtimi i Fierzës ishte e gjithë puna e grumbulluar, aty, tunelat, aty vinçat, sallat makineritë etj. Në Fierzë nuk shikohet asgjë tjetër, as tynelet, as zhvendosjet, as makineritë. Shikohet vetëm diga, ndërtesa e centralit dhe çdo gjë është në tokë.Dihet që një metër nën tokë temperatura nuk lëviz se është konstant, por puna aty ishte qindra metra nën tokë. E mendoni se në çarë temperature punohej?
-Sot në Europë sa diga si Fierza mund të ketë?
Fierza në kohën që është ndërtuar ka qenë në krye të veprave të Europës.Është edhe në një revistë që tregon ndërtimin e digave më të larta. Është revista “IGOL”.Atje tregohej se Fierza është në krye. Kur ndërtohej Fierza tregohej sa kanë qenë apo jo 7 ose 8 në të gjithë botën.Fierza është ndërtuar pasi është ndërtuarVau i Dejës.
Në fakt kur duhej të ndërtohej?
Faktikisht me radhë duhej të ishte Fierza më përpara. Në Vaun e Dejës kanë qenë një ekip kinezësh që e morën përsipër, ku ka qenë viti 1963-1964.Vau i Dejës në atë kohë është filluar me makina ‘Ziz” që erdhën nga Kina dhe ishin me karoceri metalike.Vau i Dejës ka pasur volume shumë më të vogla se Fierza, pasi është në fund të Drinit.
-Makineritë e rënda kush I solli në Shqipëri?
Erdhën disa specialistë anglezë të ciëlt ne i quajtëm spiuna. Kontrata ishte që këta për një periudhë të caktuar do të provonin makinat në punë se sa janë rezistente, sa e kanë rendimentin dhe sa janë të forta.Ata vetëm në mëngjes donin nga secili nga një shishe konjak skëndërbeu., biftek, vezë etj.Ata habiteshin me ushqimin e shqiptarëve. Pastaj më vonë i përzunë ata. Dhe çdo gjëe mbeti me forcë shqiptare. Dihej të gjithë sa vinin ne I quanim spiuna.
Si mund të cilësohet Fierza apo Komani sot?
Shumica e njerëzve nuk e dinë se e shikojnë Fierzën vetëm nga jashtë, por duhet ditur se nën dhe janë ndërtimet më të mëdhaja.Po të prishet Komani, Fierza dhe Vau i Dejës, përmbyset më shumë se gjysma e Shqipërisë.Këto vepra janë lënë shumë mbas dore. Kaskada e Drinit jep çdo vit gysëm milioni dollarë fitim për shtetin. Në rastet kur ka reshje ajo prodhon maksimumin.Minimumi i saj është 40 vjet që punon, e sa do të punojnë akoma. Interesi është që të mbahen ato.Që të mirëmbahen ato duhet të vihen njerëzit e posaçëm që ti përmbajnë. Këto vepra duan përkushtim dhe ndërgjegje.Njerëzit nuk duhen parë nga bindjet politike por të shikohen më të aftët dhe të vihen në shërbim të tyre veprave të mëdhaja.Kaskada e Drinit është bërë me të vërtetë me gjak njeriu. Prodhimi i energjisë së vendit mbahet nga këto, dhe kur ka thatësirë importohet.
- Po vendet fqinje Maqedonia apo Greqia a kanë hidocentrale të këtyre përmasave?
Asnjë nga vendet që janë rotull nesh nuk ka më shumë se sa ne hidrocentrale apo të këtyre përmasave. Mali i Zi ka disa ndërsa shumë vende të tjera përdorin TECET me qymyr.Teci është si soba, po nuk i fute ftohet soba.Edhe tecin duhet ta mbushësh vazhdimisht që të prodhojë energji elektrike. Por ka shumë ndotje. HC ëshët I pastër.
-Janë më ekonoimik tecet?
Asnjëherë, ato prodhojnë gaz karbonik për të cilët është e ndaluar.Që të kesh TEC-in duhet të kesh edhe qymyr.Mbeturnat e Teceve duhet vend se ku ti hedhësh.Tecet nuk janë ekologjik por janë ndotës të mëdhenj.Tecet duan fuqi të madhe punëtore.
-Pra hidocentrali është më ekonomik dhe ekologjik?
Hidocentrali ka vetëm të vështirë fillimin e ndërtimit të saj, po pastaj ajo ecën, nuk ke mbeturina, nuk do shumë fuqi pnëtore etj.Mali i Zi ka dy Tece. Sllovenia ka tre Tece.Greqia ka Tece pa fund.Greqia Tecet ia ka ndërtuar Gjermania Perëndimore, rusia. Greqia ka ndër qymyrët më të mirë në Europë.
- Po qymyri ynë a është i kërkuar. Nuk janë të interesuar të huajt që të vazhdojnë punën?
Jo.Sepse sot i bëhet luftë qymyrit.Sot qymyri duhet eliminuar nga përdorimi.Prandaj edhe termocentralet sot nuk janë të kohës, dhe nuk ndërtohen me përjashtim të atyre vendeve që janë superfuqi si Amerika, Kina,Rusia, Turqi.Sepse termocentralet përdoren për prodhim të energjisë elektrike dhe për prodhim të armëve. Ndaj ka humbur intersi për qymyrin shqiptar. Edhe vetë ne nuk kemi më Tece.
Sot litet shumë për ujin e pijshëm. Vërtet jemi shumë të lakmuar për ujin?
Italia e Jugut ka tre orë ujë në ditë në verë. Ne alarmohemi kur nuk kemi disa orë ujë. Uji është problem botëror. Italia është gëlqerorë siç është Gjirokastra.Gjirokastra nuk ka një pus, por sterra. Pusi ëshët kur uji del nga gërmimi, ndërsa sterra mbledh ujin e shiut. Gjirokastra është një nga vendet më ekstreme në Shqipëri që ka verë të nxehtë dhe dimër të ashpër.Reshjet më të mëdha në Shqipëri janë në alpet e veriut dhe në zonën e Jugut. Alpet e veriut shkojnë deri në 3300 mm shi në vit. Gjirokastra shkon deri në 2000 mm shi në vit.
-A do ketë përparësi energjia diellore?
Çdo gjë që transformohetr ka rendiment tjetër. Energjia e diellit është energjia më e madhe që ka globi. Që të marrësh energjinë e diellit do ta marrësh në formë nxehtësie.Mund ta marrim me panele diellore.Në botë vendet e pazhvilluara harxhojnë më shumë energji për konsum familjar se sa vendet e zhvilluara.Për konsum familjar vendet e pazhvilluara harxhojnë 60% të energjisë.Vendet e zhvilluara pa dyshim që konsumojnë më tepër, por për industrinë. Ne në ditë nuk i arrijmë dot 2 mijë kilovatorë për banorë.Gjermania konsumon 15 mijë pra 8 fishin tonë. Pra ne harxhojmë më shumë për konsum familjar në krahasim me vendet e zhvilluara.Ato kanë metarlugji që prodhon 365 ditë të vitit, sepse metarlugjia nuk mund të ndërpritet.Ata punojnë me turne dhe nuk kanë ndërprerje pune. Që të prodhosh një ton metal do 5 mijë kilovatorë. Vendet e mëdhaja që prodhojnë shumë çelik harxhojnë shumë kilovatorë.Ne harxhojmë më shumë për konsum familjar sepse nuk kemi industri, prodhim.Ai prodhon 10 fishin tonë .
-Tendenca sot është për energjinë elektrikë ga hidocentralet, termocentralet apo diellore?
Energjia duhet të prodhohet nga burime të rinovueshme.p.sh.Uji është burim që ne e konsumojmë por ai vazhdimisht rinovohet, kjo quhet e rinovueshme. Sepse bie shi dhe uji rivjen. Por edhe era është burim i rinovueshëm. Burim i parinovueshëm është qymyri, druri. Nuk është e lehtë të prodhohet energjia, ajo don teknologjinë e tyre. Dielli është burimi më i madh i energjisë në rruzullin tokësorë.Ne nuk shfrytëzojmë as 1% të energjisë diellore. Por edhe me aq sa ne shfrytëzojmë mbulojmë dhe kursejmë një pjesë të mirë të energjisë.Për konsum familjar ajo është energjia më e lehtë.Kemi edhe energjinë e ujit të ngrohur siç janë llixhat. Nqs ajo vjen në shtëpi ëshët kursim I madh. Njerëzit sot duhet ta shfrytëzojnë që të kursejnë. Njerëzimi ka nevojë të madhe për energji dhe është një nga defiçitet që ka sot njerëzimi, dhe që do të vuajë shumë më tepër në të ardhmen për energjinë dhe për ujin e pishëm.Në rruzullin tokësor 2-3 % është ujë i ëmbël dhe përqindja tjetër është ujë i kripur. Për ujë të pishëm sa vjen dhe shtohet kërkesa.Problemet që ka njerëzimi janë të mëdhaja.
Kush janë lënë në mëshirë të atit në Shqipëri, cilat rezerva natyrore?
Pyjet. Pyjet janë metalurgji prodhimesh. Sa kalon Qafë-Thanën dhe futesh në Maqedoni është natyrë tjetër.Sepse çdo zonë ka rojtarët e vet. Kjo varet nga mirëmbajtësit e pyllit.Ata kanë mirëmbajtje të çdo peme me numër.Pylli është një kombinat i madh pa fund. Pylli ka mishin dhe lëkurën e kafshëve të egra pa fund, si derrin, kaprrolli, dhelprën. Në lezhë ka pasur derra të egra pa fund dhe tani aty nuk janë më sepse filluan të presin pyllin.
-Prerja e këtyre a ka ndikuar shumë në Shqipëri?
Ka ndikuar në pyje.Toka është një betonarme. Rënëjt e pemëve e bëjnë të patundur tokën.Toka rrin në krye.Pylli nuk është vetëm që e bën zero eurozionin..Pylli është një rezervuar i madh i lagështisë dhe i ujit.Në vendet ku ka pyje në behar vazhdon e rrjedh uji. Pylli është një kompleks industrial që ka disa uzina dhe disa fabrika.Duke filluar nga kërpudhat, që nuk shiten në Shqipëri, ndërsa në vendet e perëndimit ato janë me shumicë.Aty ku ka pyje ka reshje.Pyjet në zonat tona malore janë të zhveshura.
- Po lumenjtë e jugut janë më të pastër se sat ë Shqipërisë së mesme?
Ndotja ka filluar në të gjithë Shqipërinë.Mbeturinat e spitaleve të Gjirokastrës janë në lumin Drin . Dhe thonë kush futet në lumin Drin njerëzit janë mbushur me plagë, dhe janë shtruar në spital. Për këtë emisionet televizive të kenë një propagandë të paktën dy orë në ditë. Këto nuk janë vetëm edukuese por kanë edhe sensin shkencor brenda.