E shtune, 27.04.2024, 09:47 PM (GMT+1)

Mendime

BDSH: Incidenti në Kala - Reagim

E hene, 14.02.2011, 08:59 PM


Ndërtimi i kishës në Kalanë e Shkupit është edhe një provokim në vazhdën e provokimeve të njëpasnjëshme të qeverisë VMRO-BDI ndaj shqiptarëve. Orientimet e këtilla strategjike të kësaj qeverie anti-shqiptare kanë për qëllim shtrembërimin e historisë në territoret e banuara me shqiptarë.

Të vetëdijshëm se shumica e shqiptarëve në Maqedoni janë të besimit mysliman, orientim i veçantë strategjik i kësaj qeverie të udhëhequr nga Gruevski, është koordinimi me strategjinë politike të komunistëve që kishin hartuar planet e dëbimit të shqiptarëve nga trojet e veta në Maqedoni.

Lufta Globale kundër fundamentalizmit islamik ka trimëruar Gruevskin dhe dekorin e tij qeveritar BDI-në, të ndërmarrë një fushatë të “pyllëzimit” të territoreve që ende kanë mbetur me shumicë shqiptare, me kisha ortodokse maqedonase!

Si rezultat i kësaj strategjie të kohës së kaluar dhe fatale për vetë shtetin e Maqedonisë, në Kala të Shkupit ndodhi përleshja në mes të shqiptarëve dhe grupeve ekstremiste maqedonase.

Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon ashpër incidentin e sotëm në Kala të Shkupit dhe intervenimin e policisë speciale e cila u vendos në mbrojtje të ekstremistëve maqedonas.

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga partia politike shqiptare në pushtet që mos lejojë që popullata e pafajshme të zgjedh gabimet trashanike politike dhe paaftësinë e saj kundrejt politikës denigruese të Gruevskit, por të vendoset vetë në mbrojtje të vlerave kombëtare shqiptare, ndërsa për popullin shqiptar të sigurojë një jetë më dinjitoze.

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë në këtë situatë delikate për popullin tonë. Incidentet e këtilla u shërbejnë vetëm atyre të cilët shohin interesat e tyre personale deri sa populli mbytet në varfëri.

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon që menjëherë të ndërpriten të gjitha projektet të cilët shkaktojnë mos-tolerancë fetare dhe etnike në Maqedoni, përndryshe, përgjegjësia për pasojat e tensionimit të situatës ndërfetare dhe ndëretnike do të bjerë mbi to.

Bashkimi Demokratik Shqiptar siguron që koordinimi i politikës ekstreme antishqiptare në Maqedoni me fundamentalizmin ortodoks maqedonas do të ketë përfundimin e njëjtë me atë të Millosheviqit dhe fundamentalizmit ortodoks sërb.

 

Bardhyl Mahmuti

14 shkurt, 2011

Tetovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora