E diele, 28.04.2024, 08:11 AM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Katilina dhe katilët pasardhës

E marte, 15.02.2011, 08:58 PM


Katilina dhe katilët pasardhës

 

Nga Lavdrim Lita

 

Në Romën e lashtë aty nga vitet 60 para Krishtit, sundonte një politikan i quajtur Katilina, i cili mbahet mend për tentativën e një grushti shteti për të përmbysur republikën romake. Komploti u demaskua në kohë nga Ciceroni, oratori i madh i antikitetit, që në Senat iu drejtua senatorit Katilina me këto fjalë: Quousque tandem abutere, Catilina, patientia nostra? “Deri kur o Katilina, do të abuzosh me durimin tonë?!” Do pyesni ju çfarë lidhje ka Katilina me durimin  e sotëm të shqiptarëve? Besoj se ka shumë: sepse Katilina dhe katilët e tij janë rikthyer në viset ku perandoria romake sundonte me dorë të hekurt, në tokën shqiptare. Sot Katilina ka një emër tjetër, është pak më i gjatë dhe me thonj të paprerë. Fara e katilëve mbiu në vend gjatë pushtimit fashist, gjalloi gjatë atij komunist dhe u shfaq në demokraci. Si dje, si sot Katilina dhe katilët duan gjithnjë pushtet me grusht shteti. Herët ose vonë katilët mësyjnë republikën për të përmbysur aristokracinë dhe vendosur diktaturën e plebenjve.  

Po kush ishte Katilina? Ciceroni e portretizon si një të çmendur, si një rrezik permanent për atdheun. Ai nuk dorëzohej kurrë. Me propagandë populiste kërkonte t’u afrohej plebenjve duke iu thënë se jeni të varfër, ka një milion si Ju. Prandaj pse nuk dilni në demonstrata? Natyrisht programi frikësonte më shumë aristokratët e rinj, të cilët blinin postet qeveritare me shkëmbime në natyrë. Shpesh Katilina akuzohej se fliste me një gjuhë eversive, reaksionare, të cilit patricët i përgjigjeshin se do t’i shtypnin kokën.  Në konspiracionin  e Katilinës siç e dimë nga kronikat e kohës ishin aristokratë të rënë nga ofiqi, kishte shumë gra (nëna heroina dhe intelektuale) dhe shumë të rinj, të varfër në ide por bijtë e nomenklaturës. Kishte tej mase skllevër të cilëve Katilina u premtonte një jetë më të mirë, që do të hanin me lugë floriri etj. Nuk asnjë dyshim që në konspiracion ishin involvuar personazhe cinike të republikës që ishin të vendosur për të nxjerrë diçka në ngjarjet e fundit.

Mirëpo tradhtia erdhi nga një grua, Fulvia, gruaja e Quinto Curio, ish-senator  pjesëtar i grupit të konspiracionit. Gruaja arriti t’ia nxirrte sekretin burrit, një individ llafazan jo shumë serioz, për t’ia shitur policisë, e natyrisht Ciceronit. Kështu Marco Tullio Ciceron për të çaktivizuar grushtin e shtetit kundra republikës shkroi një fjalim në të cilin akuzonte hapur fare Katilën për konspiracion duke treguar mesazhet e tij të dërguar milicisë në terren. Gjithsesi Katilina duke parë se po demaskohej mohon gjithçka, duke u justifikuar me tejkalimin e popullit dhe se ai kurrë nuk do të turrej me revolucion të rrezikshëm për republikën. Pa mbarur fjalën senatorët iu lëshuan me fjalë të ndryshme kundra. Katilina merr arratinë, kurse pretorianët mbrojtës së republikës ndërhyjnë për të shuar zjarrin e piromanit të institucioneve.

Beteja e fundit është e ashpër sepse në lojë ishte jeta, d.m.th “ja vdekje ja lir”i! Përpara betejës Katilina bëri një fjalim, i cili njihet si një kryevepër  e  hipokrizisë. Shpëtimi i fundit për të do të kishte qenë fitorja: nëse fitonte do të marshonte drejt kryeqytetit. Katilina rreshtoi njerëzit, zbriti nga kali, dhe u kërkoi oficerëve të tij ta imitonin dhe të largonin kuajt. Mesazhi ishte i qartë: o fitore, o vdekje. Në një mëngjes dimri u ndeshën. Beteja zgjati më shumë seç mendohej, forcat e gardës pretoriane iu desh të përdornin forcat speciale, për faktin se gjërat nuk po shkonin si duhej. Ndërhynë. Përleshja pushoi. Katilina u gjenden në mesin e një pirgu kufomash, me frymëmarrjen e fundit. Ciceroni tha “Katilina është në dyert e Romës, prandaj vendosni!”. Harroi të thoshte “Katilët janë në dyert e Tiranës, prandaj votoni!”



(Vota: 12 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora