E diele, 28.04.2024, 06:00 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Sot shqiptarët gjinden në një kolaps tranzicioni politik, ekonomik, kulturor e shoqëror

E premte, 18.02.2011, 08:59 PM


Sot shqiptarët gjinden në një kolaps tranzicioni politik, ekonomik, kulturor e shoqëror.

 

Shkroi: Ramiz DERMAKU

 

Gjatë këtyre ditëve jetuam në mes t'merrit dhe dhembjes. Shqiptarët por edhe  mërgimtarët në diasporë gjatë javëve të fundit ngjarjet që ndodhen në Shqipëri ato të 21-janarit, në Kosovë përsëritjet e zgjedhjeve dhe raporti i Dik  Martit, dhe tani pengesat për zgjedhjen apo formimin e Qeverisë , e sot në Shkup protestat e qeta të shqiptarëve për mbrojtjen e trashigimis kulurore shqiptare flasin qartë se ne shqiptarët akoma nuk jemi unikë kur flitet, shkruhet apo vendoset për çështje madhore kombëtare.  Për këto ngjarje që ndodhën në trojet etnike shqiptare ,shkruan edhe shumë gazeta gjermane me renome të madhe si dhe ato elektronike. Artikuj të shumtë u shkruan edhe për korupsionin në Kosovë. Sot mediat elektronike paraqisnin pamje nga protestat e qeta.., në Shkup, tek Kalaja, të cilat më vonë u përdorë forca e u ushtrua dhuna. Pajtuam apo nuk pajtuam ne realiteti është  ky. Ponjashtu aty këtu u shkrua edhe për zgjedhjet dhe keqëpërdorimin e votës së qytetarit të Kosovës nga ; majtistët, marksistët, socialistët , PDK-istët ...,, Në Tiranë a në Prishtinë dhe prej atje gjithëandej në botë përmes rezolutash e artikujsh shkruanin për "luftën" që po bëjn në Shqipëri ( mbi 20 vite) "Pozita e Opozita" në Tiranë. Shkrimet e tilla janë vetëm një hije e zezë për kombin tonë. Duhet ta dij antishqiptari Edi Kristaq Rama, se mbi 50% e vizitorëve-turistëve , që kishin paraparë të vizitonin apo pushonin në Shqipëri, tani nuk do ta vizitonin apo pushonin në Shqipëri. Por edhe investitorët e huaj kur shohin skena rrënqethëse, trishtuese, shkatërruese  që bëjnë jo fshatarët..., por intelektualët.., deputetët  socialistë se si djegin dhe sulmojnë pölicinë-vëllezerit , prindërit dhe institucionet shtetërore.  E pranuam apo nuk e pranuam më pëlqeu apo jo, ne duhet ta pyesim veten pse po ngjajnë këto ?! Cdo mëngjesë e çdo mbrëmje po i  shohim e po i dëgjojmë këto. Ne duhet vënë gishtin në kokë.., e pyetur veten? ! Pse po na përsëriten këto ngjarje ? Unë mendoj se momentalisht gjindemi në një kolaps tranzicioni politik,kulturor, ekonomik e shoqëror mbi 20-vite. Politikanët e liderët, intelektualë, ministra të Kosovës, Shqipërisë, të Maqedonisë, Malit të Zi (fjalën e kamë për deputetët shqiptarë) flasin sot para mediave të shkruara dhe atyre elektronike , para konferencave për shtypë flasin për gjëja për sukëseset e arritura në drejtim të zgjiidhjes së çështjes kombëtare... Të gjithë këta që i shkruam më lartë janë fajtor kryesor  për ngecjen dhe moszhvillimin e çështjes sonë kombëtare, sepse para interesave kombëtare kanë vënë interesat personale, karieriste, korruptive, materialiste, bajraktariste, etj. Unë mendoj se zhvillimin dhe demokratizimin e vendit më së tepërmi po e pengojnë ; stalinistët, leninistët, enveristët, socialistët, të kuqët, PDK-istët, etj.., të cilët nuk zgjedhin mjete vetëm e vetëm për realizimin e qëllimeve te tyre personale, materiale, kaririste.., duke  shkel rëndë mbi demokracinë e brishtë në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diasporë. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni( disa) , të çliruar nga diktatura komuniste, marksiste, leniniste, enveriste..., iu kanë bashkuar Partisë Socialiste, dhe me të gjitha forcat e tyre morale, materiale edhe intelektuale jo që pengojnë demokratizmin e vendit, por pengojnë edhe inkuadrimin e tij në strukturat     Europiane dhe Botërore. Politikanët tanë ; Shqipëri, Kosovë, që i zgjodhi "populli" , jo që nuk krijuan vende të reja pune por edhe ato që ishin i zhdukën për t'u pasuruar. Shiko "politikanët" e Kosovës, se sa janë pasurue që nga mbarimi i luftës e deri më sot.Shqiptarët e dinë mirë se sa është i përhapur korrupsioni  tek ne, tek liderët tanë, në radhët e pushtetit qendror e vendor, në radhët e partive politike, në drejtësi,në polici, në sport thënë shkurt ne të gjitha poret e jetës së përditshme.Kjo dukuri e shëmtuar nuk zhvillohet vetëm tek ne por ne mbarë botën.Mirëpo tek ne shqiptarët nuk po zhvillohet një luftë e hapur ndaj korrupsionit nga të gjithë ne.Korrupsioni do t'i pengoj proceset demokratike do ta pengoj zhvillimin ekonomik  dhe natyrisht do ti zhdukë shpresat për drejtësi dhe sundim të ligjit. Sot shtrohet pyetja ? Pse ngriten nga gjumi elementët më anti-shqiptare në Europë e Ballkan, kur ka trazira në trojet shqiptare ? .Kujt i shkon për shtati kjo ? Shtetet e bashkuara të Amerikës, asgjë më tepër nuk kërkojnë nga ne shqiptarët se sa trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve tona per të mirën e popullit. Fan Noli,thonte;nuk mund t'ia  kthejmë borxhet për ato që ka bërë e po bënë edhe sot Amerika, për kombin shqiptar( vazhon citati)

 

Punuar me 18.02.2011

Weingaarten-Gjermani



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora