E diele, 28.04.2024, 05:40 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Kryetari?!

E merkure, 16.02.2011, 08:59 PM


KRYETARI ?!

 

Nga Dibran Demaku

 

Nëse në kushtetutën e Kosovës është një nen në të cilën thuhet se Kryetari i shtetit është dhe duhet të jetë faktor unifikues ,atëherë në Kosovë po del e kundërta. Kandidati i propozuar për kryetar të Kosovës nuk do ta ketë një rol të tillë.

Lindë pyetja se përse themi kështu dhe si kemi ardhur tek një konkluzion i tillë?!

Meqë Kosova me shumçka tashmë identifikohet si vend i paradokseve të mëdha,me zgjedhjet e fundit parlamentare,jo vetëm që e vërtetoi këtë tezë të cekur tashmë shumë herë,por atë e ngriti edhe në nivelet më të larta të shtetit!Vetë propozimi i kandidatit për kryetar të shtetit është një paradoks i llojit të vet.

Kandidati i propozuar për kryetar shteti nuk i ka fituar votat e popullit për të zënë atë post.Nëse partia e të propozuarit për kryetar( në koalicion parazgjedhor me shtatë parti të tjera) nga zgjedhjet e fundit ka dalë me tetë deputetë,atëherë sipas një matematike të thjeshtë i bie se kandidati i propozuar për kryetar  të shtetit të Kosovës i ka marrë më pak se 1% të votave të qytetarëve!Andaj me më pak se 1% të votave si mund të zgjidhet ai kandidat për kryetar të shtetit?!

Nuk dua dhe nuk më takon mua takon mua të flas për aftësitë e tij në drejtimin e shtetit.Më mirë se çdokush tjetër aftësitë e veta i di vetë i propozuari!

Shpeshëherë është thënë se çdo popull dhe çdo vend e ka udhëheqjen që e meriton.Sepse ai popull dhe ai vend(vetëkuptohet në vendet demokratike) me vota të lira e ka zgjedhur atë udhëheqje.Vetëm se kjo teori sa i përket Kosovës,këtë herë nuk qëndron.Nuk qëndron sepse kandidati i propozuar për kryetar  vjen falë politikës e jo se është i votuar!.Ai vjen në këtë post(nëse zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës,për çfarë urojmë që Kuvendi mos ta miratojëkëtë propozim) falë kombinacioneve politike! Por,edhe nëse zgjedhet,ai nuk mund të quhet si Kryetar i qytetarëve dhe i shtetit të Kosovës.Sepse ata (qytetarët) nuk e kanë zgjedhur.Nëse vie në atë post me vetëm 1% të votave ai nuk do të mund të flasë dhe të veprojë në emër të popullit të Kosovës.

 

Behxhet Pacollit i ka ra shi në kallamoq

 

Është një shprehje popullore  që përdoret shpeshëherë në Kosovë dhe ajo është: Filanit I ka ra shin ë kallamoq!Me këtë shprehje tregohet për ndokend që fare papritur I buzëqeshë fati dhe fiton diçka  për cfarë nuk ka ëndërruar asnjëherë.

Edhe Behxhet Pacollit kësaj here ishkon përshtati shprehja:”I ka ra shi në kallamoq!”Ç`është e vërteta ai tashmë shumë herë kishte ëndërruar të bëhej Kryetar I Kosovës.Ëndrrat dhe ambicjet e tij për postin e Kryetarit ai i pat shprehur para zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit.Gjatë fushatës parazgjedhore aid he koalicioni që drejtonte shpreheshin se do t`i fitonin zgjedhjet ai pastaj do të bëhej Kryetar I Kosovës dh dikush nga partia e tij-Kryeministër!

Por,ndodhi e papritura për te dhe partinë e tij:Populli nuk ua dha kokrrat! Edhepse ai gjatë fushatës parazgjedhore,por edhe shumë para saj ai kishte investuar shumë mjete material!(Le të na kujtohen shëtitjet e tij private nëpër botë duke thënë se po lobon për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.Vetëm naivët mund të besojnë se ai të gjitha këto udhëtime i bënte për  të mirën e Kosovës! Ndërsa realistët e dinë se ai i bënte këto udhëtime që para popullit të Kosovës të paraqitej : Se ai dhe vetëm ai po bënte diçka për Kosovën?!(Është problem i tij se si i harxhon ai paratë e tij,që vetëm ai e di se si i ka fituar.Gojëkqinjtë thojnë se ai me muaj të tërë nuk i paguan punëtorët e vetë).

Pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit,ai i dëshpëruar nga ai rezultat i pafavorshëm për të, ai pat deklaruar se do të tërhiqej nga politika!,Por siç duket dikush i afërt i tij e pat këshilluar që most ë ngutej të merrite një hap të tillë,sepse në politikë është e mundur gjithçka!E sidomos tek ato vende që demokracinë e kanë të shkruar vetëm në letër,që fatkeqësisht po del se e tillë është edhe Kosova!

Dhe Pacolli nuk u tërhoq nga politika.Dhe tash po i bjen shi në kallamoq!Ai papritë e pakujtuar e fiton të drejtën që të jetë kandidat  për kryetar të Kosovës!Ai po e fiton këtë vend politik me shumë rëndësi për shtetin sin ë Lloto! Dhe e tëra kjo falë disa partive politike që pas zgjedhjeve deklaruan se nuk janë të interesuara që të bëjnë koalocione me PDK-në dhe të qeverisin me të!Behxhet Pacolli dhe partia e tij siç dukej tërë kohën luteshin që partite e tjera politike shqiptare të Kosovës të  qëndronin në deklarimet e tyre,sepse vetëm në atë mënyrë atyre do t`u afrohej  Shansi  për të realizuar ëndrrën e tyre?! Dhe kur partite e tjera nuk i ndërruan pozicionet e tyre Behxhet Pacolli dhe partia e tij u hodhën përpjetë si Kaskader dhe vrapuan tek partia fituese e zgjedhjeve ,PDK-ja.Por, tash me kushte.Që lideri i tyre të fitojë vendin e kryetarit të shtetit, përndryshe ata nuk do të bënin koalicion?! PDK-ja si fituese e zgjedhjeve,por me një rezultat shumë të ngushtë,për shkak të numrave do të pranojë shantazhin politik të Pacollit dhe partisë së tij dhe do ta japë vendin e Kryetarit edhepse e kishte rezervuar për vete!Se a i bën kjo nder PDK-së do të shihet në të ardhmen!

Por nuk është Pacolli i vetmi që zgjidhet si Kryetar i Kosovës,pa votat e popullit.Kosova edhe në të kaluarën i fitonte kryetarët dhe udhëheqësit e vet pa vullnetin e popullit!Vetëm se atëherë Kosova ishte vetëm krahinë autonome në ish Jugosllavinë.

Zgjodhej atëherë kryetari i Kosovës pa u pyetur fare populli,dhe po ai kryetar fliste në emër të Kosovës! Le të na kujtohet për pak çaste Sejdo Bajramoviqi!Atë e kishte zgjedhur udhëheqja e Serbisë si përfaqësues të Kosovës në ish federaten jugosllave.Para se të zgjidhej në atë post e kishin pyetur se a do të ishte në gjendje që ta bënte detyrën e ngarkuar dhe ai si i porositur që ishte ishte përgjigjur:”Po!” Ashtu siç u përgjegj ditë më parë edhe Behxhet Pacolli para gazetarëve! Mbase Behxheti edhe ka të drejtë të deklarojë kështu,pasiqë megjithate nga populli i Kosovës i ka fituar 1% të votive!Por,ai duhet ta ketë të qartë se me 1% të votive askund në botë nuk zgjidhet  kush kryetar!Përveq në ato vende ku sundon diktatura!Ndërkaq ,së paku në letër, Kosova është e shpallur si vend demokratik!



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora