E diele, 28.04.2024, 07:12 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Sulejmani: Kalaja e Shkupit dhe politika e oborreve të sajuara kunderejt nevojës për bashkim!!!

E enjte, 17.02.2011, 08:58 PM


KALAJA  E SHKUPIT DHE POLITIKA E OBOREVE TË SAJUARA KUNDREJT NEVOJËS PËR BASHKIM !!!

 

Nga Baki Sulejmani

 

       Një mesazh hyjnor i përcjellur gati se në të gjitha librat repreznte fetare, duke dashur tua tërheq vërejtjen mëkatarëve të kohës të të gjitha periudhave para dhe pas saj , do të urdhëronte njerëzimin me sa vijon “ .. Dhe kurrë mos u bëni të mvarur , dhe kurrë mos bëni aleancë me merimangën , se gjithsesi do të bëheni nga humbësit ..”,.!

        Karakteri i një mesazhi të tillë që tejkalon çdo pajisje teknologjike dhe komunikuese si në aspektin e tij pragmatik ashtu edhe në atë të përdorimit të tij, nga më shumë subjekte kolektive në të njejtën kohë dhe me të njejtën cilësi përmbajtësore, sot edhe më tepër duhet shfrytëzuar me maturi edhe nga grupet politike shqiptare gjithandej në peninsulën e gadishulit të trazuar ballkanik.

         Duke ndjkeur me vëmendje të posaçme lëvizjet e fundit në arenën politike shqiptare në ballkan , filluar që nga zgjdhjet në Kosovë , ngjarjet e 21- janarit në Shqipëri dhe së fundmi trazirat e nergut shqiptar në FYROM-in e mallkuar, nuk është rëndë sot të konstatohet se shqiptarët gjithandej e sidomos këta të FYROM-it, e ndjenë për së afërmi nevojën e konsolidimit të politikave realiste mbi bazën e një fillozofie të re proaktive në drejtim të realizimit të së drejtës së tyre për vetëvendosje dhe bashkim,  me çka do të përmisohej pozita e tyre politike , ekonomike dhe sociale mbi bazat e shfrytëzimit të përparësisë së pozicioneve , dhe me këtë do të natyralizonim të drejtën tonë për të qenë të bashkuar, kundrejt artificialitetit të imponuar në vitin 1913 , për të qenë të ndarë dhe të pashpresë.! 

         Zhvillimet e 21-janarit në Tiranë, edhe njëherëz pas atyre të vitit 1997 , nxorën në pah konstatimet e shumë dashamirëve të shtetit shqiptar dhe shqiptarëve gjithandej se, për fat të keq  edhe sot e kësaj dite në arenën e politkbërjes shqiptare gjithandej trungut shqipfolës në ballkan vegjetojnë sajesa të tilla  politike, që më së paku ia duan të mirën këtij populli të ndarë e të përvuajtur për një shekull të tërë. Respektivisht, protesta e organizuar nga opozita shqiptare në 21 janar në Tiranë me të drejtë u cilësua edhe si grusht shteti, arsyet e një vlerësimi të tillë bazohen jo vetëm mbi bazën e asaj se pikërisht gjatë zhvillimit të kësaj drame tragjike kishte  humbje jetërash të qytetarëve të rëndomtë, por baza e saj fillon që nga thirja e vetë liderit të opozitës për një protestë që me çdo kusht do të përmbyste qeverinë aktuale në Shqipërinë administrative , kjo është njëra anë e medaljes , ana tjetër është se një protestë në krye të së cilës do të marshojnë grekofilë e miopë me Gramoz Ruçin dhe Vangjel Dulen në krye, në mes të Tiranës, si dhe tentativat e tyre që duke thirur popullin me dhunë të rrënojnë institucionet relevante shqiptare dhe me të edhe Shqipërinë,  mendoj se është çmenduri e radhës e shumë shërbimeve të huaja sekrete e sidomos të atyre greke e sërbe. Një skenar i tillë shqiptarët patën rastin ta shijojnë në vitin 1997 , kur në Greqi grekofilët shqiptar dhe ASFALIA përgaditën planin LOTOS për ta shkatëruar Shqipërinë dhe me të edhe shqiptarët, për fat të keq edhe në këtë kohë kur i gjithë nënqielli shqiptar trazohet nga ethet e bashkimit , subjekte të ndryshme gjoja shqiptare po turbullojnë ujin në kohë të gabuar dhe me porosi të ujkut!

       Andaj me plotë të drejtë shumë shqiptarë jashta kufijve të Shqipërisë Administrative trazirat e fundit në Tiranë i quajtën si tentim për realizim edhe të një projekti armiqësor nën udhëheqjen e puthadorëve dhe levantitëve progrek në drejtim të realizimit të planit LOTOS , por tash me numër rendor 2, një kauzë e tillë jashtë logjikës dhe kodit mental të shqiptarëve predikon edhe kryepeshkopi i autoqefales ortodokse shqiptare Janullatos-i, i cili i vënë në dispozicion të poltikës greke,  për çdo ditë kryen aktivitete që i sanksionon kodi penal i kushtetutës së shtetit duke keqëpërdorur pozicionin dhe fenë për të tjetërsuar kombësinë e shqiptarëve fshat në fshat , dhe me këtë duke dhënë “ kontribut në krijimin e amullisë në të ashtuquajturën Vorio Epirin” e shtetit!!! Është mjaftë indikative se si koha e mbajtjes së kësaj proteste, grusht-shteti, konsistoj me kohën e votimit të raportit të gjiza-qitësit   zvicran Dik Marti-it në PE , gjë që më vonë ndoshta edhe do të jetë objekt studimi, ngase ky raport njolloste edhe më shumë venat e shqiptarëve, ky raport prishte aksin e lirisë shqiptare,ky raport në mënyrë fragjile prodhonte shpifje dhe akuza në stilin e shekullit të kaluar, ashtu si atëherë kur na ndanë !

      Atëherë ç?dallim do të kishte në mes opozitës shqiptare në Tiranë dhe raportuesit në Parlamnetin e Europës Dik Marti ? Siç duket asgjë, e vetmja gjë që këta dy ndoshta edhe i bashkon edhe më shumë është emëruesi i përbashkët i kohës, që të dy janë konglomerat të diplomacisë sekrete europijane , ku më së shumti vegjetojnë forca pansllave ! 

       Edhe në Kosovë po këtë vit, fillë pas zgjedhjeve parlamentare , fituesit e këtij mandati qeveritar ia nisëm punës mbrapshti që në filim.Respektivisht mandatari për krijimin e qeverisë së ardhshme, në vend që të qetësojë vokabularin e tij politik ndaj focave progressive, ai edhe më shumë i ashpërsoi marëdhëniet me to, dhe pastaj iu desht të trokas në derën e gabuar të minioritetëve , mirëpo falë angazhimit të ndihmes sekeretarit të shtetit Amerikan z.Kantriman, ai më së fundmi kuptoi mesazhin e këtij burështeti i cili pa sqaruar më shumë porositi mandatarin me sa vijon “.. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Prishtina kërkojnë qeveri stabile dhe të pastër ..“ , sigurisht që ky i fundit e kapi mesazhin dhe sëpaku ia shtriu dorën për basdhkëqeverisje një subjekti sëpaku shqiptar!

         Stuhia e provokimeve ndaj shqiptarëve në FYROM, nga ana e qeverisë vrastare të kyeministrit dhe kukullave të tijë shqipfolës, në pushtetin e xhuxhave të fortë sllavoortodoks nuk ka të ndalur. Pas githa atyre vrasjeve , reprezaljeve, nënçmimeve në baza fetare dhe nacionale, pas sjelljes së qindra ligjeve kontraverese antishqiptare, publikime të enciklopedive shoveniste, shpalljes së moratoriumit ndaj MO-së, edhe ashtu të vdekur, tash ka filuar edhe pansllavizimi i të gjitha monumenteve dhe shenjave ilire duke i kryqëzuar ata, pagëzuar me priftërnjë , deformuar dhe duke ndërtuar kisha sllavoortodokse mbi pasuritë kulturore të shqiptarëve në këtë shtet pa identitet, siç ishte rasti i fundit me ndërtimin e një kishe në kalanë ilire të Shkupit.  Incidenti që pasoi më pas pikërisht me përplasje fizike në mes disa të rrinjëve shqiptar dhe sllavomaqedon , shihej qartë se ishte skenë e pushtetit aktual për të billduar rejtingun e tyre në elektoratin e zhgënjyer nga politika vazale e partisë aktuale shqiptare në pushtet. Këtë  më së miri e tregojnë edhe rastet e fundit në komisionin shtetërror pë regjistrim të popullatës, ku drejtë për drejtë antarët shqiptar të këtij komisioni u anatemuan dhe nuk u përfilën aspak nga i njejti organ,. Gjë që sektori civil dhe partitë opozitare shqiptare në vend e paralajmëruan qysh më herët me sjellejn e ligjit për regjistrim , që në fakt tregon qartë se edhe ky regjistrim do të jetë i rejshëm, rezultatët e së cilës do të jenë të kontestueshme dhe të papranueshme pë shqiptarët në vend. Por këtu në FYROM situata është pak sa më e pajustifikushme nga më shumë arsye tjera, është evidente se tash më shqipatrët e këtushëm kanë ngelur në mes tunelit dhe nuk ka shpresë për rugëdalje nga kjo krizë sa politike po aq edhe morale. Sllavomaqedonasit me sukses ia aritën qëllimit të tyre për hakmarje dhe margjinalizim të skajshëm, pozita e shqipatrëve ka kaluar çdo logjikë klasore, kombëtare, fetare, morale dhe njerëzore , durimi kërkon shteg, mëkati i bërë detyrimisht do të shpaguhet, por kush do të thëret kushtrimin , shtrohet pyetja!?

        Pse kështu ? Pikërisht përshkak asaj se  edhe opozita politike shqiptare në vend ska rugëdalje , edhe sikur të ik Nikola Gruevski , cili pason pas tij? Branko Cërvenkovski,  Ç?dallim kanë këta? Edhe sikur të kenë , çka do të ndryshoj, mos vallë do të prishen kishat, mos vallë do të prishet projekti SHKUPI 2014, mos vallë do të lirohen të burgosurit , mos vallë do të ringjallen të vdekurit, apo do të na japin të drejtën për të qenë të barabartë, do ta kemi gjuhën ose flamurin ,do të rehabilitohen dëshmorët dhe familjet e tyre , broçkulla asgjë nga këto !? Tash më shqiptarët e FYROM-it qartë e kanë se politikat sllavoortookse nuk janë të rastësishme, por ata janë pjellë e strategjisë shtetërore në krye me akademinë e tyre famëkeqe, qëllimi i së cilës është denigrimi dhe shfarosja e shqiptarëve deri në tjetërsim ekstrem .! Andaj kjo situate kërkon edhe një përgjigje !!!

         Është turp se si Shqiptarët e FYROM-it  dtyrohen që në shekullin 21, ti durojnë masat dhe metodat e durimit dhe paqebërësve të përhershëm si në shekullin 19. Në vigjile të konferncës së Londrës, ambasador të ndryshëm bindën Shqipërinë , se pikërisht vendimi mbi Shqipërinë ka rruajtur marëveshjen midis fuqive të mëdha , duke bërë kështu punën më të madhe në dobi të paqes në Europë ! Më vonë u dëshmua se edhe kjo ishte një broçkull e kulluar mire, ngase edhe  ashtu menjëherë pas një viti në 1914, filloi lufta e pare botërore , vetëm se shqiptarët e hëngrën konspiracionoin diplomatik të radhës !!!

            Definitivisht e vetmja rugëdalje nga ky mjerim i shqiptarëve në FYROM , është heqja dorë nga pushteti i rejshëm sllavoortodoks i klasave politike shqiptare, eleminimi i faktorit të aleancave të kombinuara entike , dhe kthesa e madhe juridko-politike që do të rezultonte me ikjen nga parlamenti sllav , respektivisht zavendësimin e tij me parlamnetin e popullit , parlamentin e Republikës së Iliridës, si të vetmin shpëtim nga mëkati dhe ndëshkimi që pason pas tij! 

     Shikuar nga ky këndvështrim politik, partive tona deri më sot u mungon dëshira pët t?iu kundërvënë kësisoj ofensives ultranacionaliste sllavomaqedone prej shumë kohe , kështu pësohet kur bëhen gabime dhe lëshime të njëpasnjëshme. Dhe falë  kësaj miopie politike , shpeshherë në arenën e pushteit fitojnë produkte të konspiracioneve ndërkombëtare, plagijate të europës së broçkullave , forca të ashtuquajtura kozmopolite, ndërsa forcat e traditës shqiptare ngelin jashtë çdo loje politike , si çdoherë !!!

      Në këtë kontekst do të kisha cituar një fragment të një shkrimi publicistik të atdhetarit të madh të traditës shqiptare Jusuf Gërvallës, me sa vijon    “… Kur të gjithë popujt në Ballkan , do të jenë të lire, të barabartë e të panvarur , atëherë sdo të ketë ngatëresa me kufijt, nacionalitetet dhe aneksimet e rtojeve të huaja. Në të kundërtën, përderisa të ketë shtypje , reprezalje, pabarazi dhe hegjemonizëm, të gjitha fjalët e “ bukura”, për paqen, stabilitetin e tjerë, do të jenë fraza ose thjesht gjepura e demagogji…” 

 

        Duke shpresuar se kastat politike shqiptare gjithandej, e ndiejnë nevojën e këtij populli të urtë e të mençur për bashkim forcash në këto momente kyçe, për mirëqenien tonë politike , ekonoomike dhe sociale, po mbylly këtë opinion/analizë me ca reshta të poezis “ Unë e dua Shqipërinë ”,shkruar nga poeti Sejfulla Malisheva i njohur edhe si Lame Kodra e cila thotë:

 

“… UNË E DUA SHQIPËRINË

QË NGA SHKUPI E NË JANINË…”   

         

Baki Sulejmani

Gostivar, Shkurt 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora