E diele, 28.04.2024, 03:00 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kosova e pavarur do të udhëhiqet nga 42 shqiptarë dhe 25 yllat e flamurit laraman

E enjte, 17.02.2011, 08:59 PM


KOSOVA E PAVARUR DO TË UDHËHIQET NGA 42 SHQIPTARË DHE 25 YLLAT E FLAMURIT LARAMAN

 

Se ideologjia komuniste-leniniste bashkon të gjithë proletarët e botës po vërehet edhe në rastin e shtetit më të ri të globit, Republikës së Kosovës.

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Për fatin e rrjedhave politiko shoqërore, dhe për fatkeqësin e shtetit të Kosovës, rezultatet e zgjedhjeve të super orkestruara me tallava vjedhje, u qertifikuan nga orkestra e tallavasë e quajtur KQZ. Më në fund qytetarët, sidomos shqiptarë të njohur për urtësin e tyre ndaj dukurive negative të përditshmërisë së tyre, filluan të marrin frymë më lirshëm me thënjet se, ke çka ke, por na duhen Institucionet që do udhëheqin shtetin, le të jetë kushdo vetëm të kryhet edhe kjo punë e nisur së mbrapshti. Në restaurantet, çajtoret, bastoret dhe rrojtoret kosovare filluan pazaret dhe tugjaritë e ndryshme se kush mbi kendë dhe kush për fundi kujtë do të jetë në koalicionin e mbipritur qeveritar. Disa trumpetonin se numrat janë, por emrat nuk janë ende, disa bëlbonin duam koalicion por i kemi kushtet tona, të tjerët së paku 2 parti u rreshtuan në një qëndrim, duam opozitë. Në këtë lëmsh odash e  çajtoresh ku shumicës iu bëhen dhëmbët zi si futa nga çaji i rusit, rreheshin tavolinat dhe thyheshin gotat se do të formohet një qeveri që Kosova se ka patur as në kohën e Titos, pra do jetë qeveri me Kryeministër të fortë, patriot e luftëtar dhe me një president të fortë proletar dhe biznismen që ka me ia ni zanin krejtë bota këtij pushteti të ardhshëm me refrenin e dëgjuar e shikuar” Së pari Kosova”  e pastaj në rrot të sames.

 

Duke ditur se jemi kah jetojmë në një globalizim të njerëzimit në fusha të ndryshme jetësore, edhe partitë që bënin pazare për karrika filluan të tregohen shumë të urtë, të qetë, të duruar dhe besa të gëzuar se tani edhe në Kosovë do kemi globalizim dhe do kemi një multi kulti të politikës kosovare, ku në qeveri do të ketë vende për të gjithë ata që nuk e rrezikojnë kandidatin për kryeministër. Si për qudi mu partia që kinse thirrej në patriotizëm folklorik dhe shqiptarizëm, duke diferencuar dhe duke i kërcënuar kundërshtarët e tyre politikë të partive politike shqiptare, qysh pas luftës, filloi të tregoi shenja të vëllazërim- bashkimit, shenja të dashurisë dhe unitetit në mes bashkësive etnike në Kosovë, duke futur edhe vetë shqiptarët në bashkësi etnike. Kjo parti e quajtur PDK, e shfrytëzoi edhe rastin më interesant, pra datën e Shën valentinit për të shpërndarë lule për të dashuruarit. Dashnorja e parë i ra hise AKRja, dhe nga dashuria e madhe në mes tyre si dhuratë iu dha posti i Presidentit, kryetarit të AKRsë, biznismenit dhe globalizuesit kosovar me dy shtetësi dhe qindra punëtori në Lindjen e globit. Kënaqësia ishte e madhe se pas shumë kërkesave këtij politikani dhe biznismeni iu dha rasti që ta realizoi ëndrrën e të bërit President, nga ana tjetër për të dashurat e tjera PDKja ka përgatitur dhurata të llojeve të ndryshme, aty janë, serbët që kërkojnë tani më shumë se nga një traktor, janë romët që kërkojnë më shumë defa e tupana dhe janë turqit që duan më shumë material për bakllava , të gjitha këto do i marrin nga mandatari i qeverisë se kështu e donë vëllazërim-bashkimi i kohës moderne alla kosovarqe.

 

Bastoret dhe çajtoret politike nepër Kosovë filluan diskutimet tjera se a do mbijetoi kjo farë qeverie, dhe se a e duan të gjithë PDK ejcat Z. Pacolli për kryetar, duke ditur “patriotizmin” e tyre të kahershëm kundër shumë figurave kombëtare të ndertimit të shtetit të Kosovës, figurave emblematike dhe të dëshmuara me gjak dhe me nerv të pastër shqiptarë. Disa filluan të rrëfejnë se Z. Pacolli është një biznismen i njohur e të tjerat nuk na interesojnë ngase ai edhe kur ishte në opozitë ishte krah i Thaqit, disa tregonin shenja droje se mos po zgjidhet njeriu që ka fituar vetëm 4 mandate dhe ato të blera bashkë me Thaqin, dhe se mos po na bëhet një President që do të ulet rrafsh 5 vite në karrikën e të parit të shtetit të krijuar me mund, sakrifica dhe me gjakë, një njeri që është shqiptarë por ama në politikë është i ngathët duke ditur edhe rrethanat tjera private dhe më gjerë?!

 

Për ti ndalur këto grindje në mes PDK jcave u kujdesë kush tjetër pos shefi i tyre, lideri dhe i madhi i PDKsë kryetari i tyre, duke quar “selam” se une jam prapë shefi, une shkruj dhe vulosi për të gjitha, dhe interesant u pashitën gjakrat, besa edhe ato të grupit të Jakupit i cili ishte dashuruar shumë në fotelen e pararëndësit të tij Fatmir Sejdiut i cili me të bëmat e tij nuk lejoi teposhtëzen e PDKsë, pra edhe Jakup Krasniqi tha, m`ka thanë shefi me nejt kryetar parlamenti.

 

Kështu sipas të gjitha gjasave, në qeverinë Thaqi 2 do të kemi vërtet 6 yjet e flamurit, apo thënë më mirë 6 pikat e Ban Ki Munit, do të kemi një qeveri që askund në botë të tillë nuk ka, vërtet unikat, ngase edhe ne shqiptarët për disa gjëra mjerane jemi unikat ndërë popujë  e tjerë të botës, do të kemi pushtet të bërë nga 42 deputetë shqiptarë dhe 25 deputet të yjeve të flamurit, ndersa do të kemi opozitë me 52 shqiptarë, e që asnjëri prej tyre as nanën, as babanë e as gratë nuk i kanë joshqiptare, por janë vërtet kombëtarë, do të kemi një President me një histori të kaluar,të dyshuar i përkrahur nga 4 plus 4 deputet, i cili do të jetë sipas Kushtetutës, Neni 83 ku shkruhet: “ Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës”, unifikues i popullit të Kosovës, këtu besohet se janë paraparë 6 yjet e flamurit tonë, ku ne shqiptarët nuk jemi pjesë e atij flamuri, ngase ai Flamuri i vërtet dhe unifikues për Republikën e Kosovës i dizajnuar nga themeluesi i shtetit të pavarur të Kosovës President Rugova nuk ishte i dashur për PDKjcat të cilët e dogjën rrugëve dhe çajtoreve të Kosovës, ngase e kishin pas  patur të përgatitur flamurin rezerv laramanë, dhe në bazë të kësaj pra do na unifikoi Presidenti i ri.

 

Një gjë nuk po bisedohet çajtoreve të Kosovës, po Zot ruana, sikur të kishte formuar LDK ja koalicion të tipit të tillë sa “tradhëtar dhe shpiuna” do i kishte gjetur dhe etiketuar PDKja brenda LDKsë, sa sharje dhe kërcënime do të kishin ndodhur dhe sa e sa artikuj nepër gazetat e shitura pranë PDKsë do të mbushnin faqetë e tyre me rrena dhe prejudikime e bombardime të uleta ndaj LDKsë, falë Zotit dhe parimeve kombëtare kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do i ndodh LDKsë.

 

Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni dhe njifeni Republikën e Kosovës, si rast “ sui generis” për politikën që udhëhiqet brenda saj, ndersa ju demokraci të perëndimit mund të merrni shembull se si luhet loja e politikës globale, andaj ne shqiptarët në shtetet perëndimore kërkojmë poste ministrore aty ku jetojmë se jemi vende vende mbi 5% e popullatës!

 

Në vitet e 98 e 99 besa edhe pastaj, “patriotët folklorik shqiptarë” bërtisnin rrugëve dhe klubeve në shtetet perëndimore thënjet;kush është me Ibrahim Rugovën- nuk është shqiptarë, ndersa tani e tutje do dëgjojmë britmat se kush nuk është  me Thaqin dhe Pacollin nuk është shqiptarë, e sipas këtyre britmave kam frikën  se as athere nuk isha shqiptarë e as tani nuk jam shqiptarë, por qebesa proletarë nuk jam kurrën e kurrës...

 

Xhevat Rexhaj

Intermediator



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora