E shtune, 27.04.2024, 07:34 PM (GMT+1)

Mendime

Shefik Shkodra: Kah pranvera

E enjte, 17.02.2011, 08:58 PM


KAH PRANVERA

 

Nga SHEFIK SHKODRA

 

Ditë e bukur me diell. Pushim festiv. 17 Shkurti, si ditë pranvere. Shkojmë kah pranvera. Dhe gjithnjë pranverën njerëzia e ka dashur në këto viset tona. Një herë, për shkak të skamjes, së paku dielli pa para t’i ngroh gjymtyrët e tyre. Së dyti, është stinë me ngjyra shumë të adhuruara që simbolizon rininë, dashurinë. Skamnorët thonë,  – i falemi Zotit për këtë mot të mirë. S’ka dru, s’ka bukë, s’ka...shumë sende s’kanë njerëzia. Ngritën çmimet e të gjithë artikujve. Vetëm shpresa i ushqen, ata që mund të ushqehen me shpresë. Po në pranverë çdo gjë gjallërohet. Këndohen edhe këngët më të mira për këtë stinë. Për dashurinë e të rinjve. Por edhe skamnori do të këndoj diç. Diç të dhimbshme. Diç të mërzitshme. Pra, këngën e “mukës”, kështu kanë thënë...

 

Në emër të Pavarësisë së vendit

 

Po, nejse, sot të gjitha punëtoritë, shitoret janë të kyçura. Janë ngritur flamujt në shtiza. Do të thotë këtë ditë mezi e kemi pritur, ata që kanë mbetur gjallë. Ata që vërtet janë të gjallë dhe ata vërtet që janë gjysmë të vdekur, e mendojnë se janë në këtë jetë. Të vdekurit për këtë ditë vërtet s’kanë për t’u harruar për jetë të jetëve. Ata që dhanë frymën e fundit për këtë tokë e këtë njerëzim. Ata janë bërë drita e këtij populli. Ata i kanë ndriçuar edhe të mirët edhe ata të djeshmit që hezitonin ta lënin veten pa punë. Që nuk ua thoshte zemra të ndaheshin nga “Vëllazëria” e paharrueshme. Ishin ata hilexhinjtë që veç kanë ditur të shajnë e të ofendojnë të tjerët. Ata kanë ditur edhe të spiunojnë që po u “prishet ‘vëllazërim-bashkimi”, shumë i dashur ishte për disa. Ata sërish janë të barabartë me të tjerët. Jo more, ata janë përpara. Dhe ata po më pengojnë mua, ty dhe të gjithë. Ata po bërlyken se janë atdhetarët e parë, po ne tjerët s’e paskemi ditur. Sa mëkat! Kështu, bëhet mëkati, ndrysho s’ka se si. Dhe ata spiunë po më diferencojnë. Janë ngritur si “frankeshtaj”. Si aktorë në filma horror. Ata i këndojnë të parët parullat për këtë vend dhe urojnë për lirinë. Ata mbajnë fjalime, se veç fjalimet i kanë dashur. Përpiqen që imitimin ta bëjnë mu si atëherë, të mësuar në ato shkollat e natës për Jugosllavinë. Ata po hakmerren dhe po ma bëjnë e po ta bëjnë edhe ty me gisht: - Ja, s’ke çka bën! Na jemi sërish që ty të hedhim si leckë. Si ndonjë panlaver të rrugëve. Dhe, vërtet ashtu është tash për tash. Pasi që unë, ti dhe ju nuk i diferencuam këta gomarë, tash po na hakmerren. Dhe në emër të Pavarësisë së këtij vendi, dikush po rrënon, po rrënon...dhe veç ngatërron!

 

Zyrtarët tanë sot po i lidhin pas vete spiunët e dikurshëm

 

Ndoshta u duhen për atdheun. Ndoshta, ata mund t’u ndihmojnë në punët e zorshme. Si “miku i mirë që njihet në ditë të vështirë”. Ndoshta, janë kthyer dhe nuk bëjnë më zullum në këtë popull? Nuk ma merr mendja! Kush ka thënë, “ujku qimen e ndërron, zanatin s’e harron”. Zoti na ruajt! Kur sheh njeriu që ta zënë vendin e ti sillesh rrugëve, mendtë me të lënë. Me marrë malin. As Serbia nuk ka mundur kështu ta bëj. Kush do të shihet e të dëgjoj për këto që them, le të më thërrasin, kur të dëshiroj. Ndryshe, nuk di ku të ankohem. Të gjitha që janë dhe i di dua t’i them pa më bre ndërgjegjja për askënd.

Ishin ata që nuk paguheshin të ‘spiunojnë’, ata që ishin më të rrezikshmit, të fshehtit apo tinëzarët. Ata që shkonin para ardhjes në punë dhe i pritnin ‘shefat’ për t’u kumtuar ndonjë person të “irridentes”; t’i spiunonin për ndonjë ‘turp’ që e kishin bërë. Ata u janë lidhur bisht zyrtarëve tanë sot, sidomos nëpër disa komuna. I njohin të gjithë të tillët. I njohin edhe zyrtarët komunalë, por komunarët tanë janë të ‘dëshiruar’ këta, që sa më pak të ketë diferencime ndër ne. A thua është e vërtetë? Jo more, këta i lidhin thuprat bashkë me ta sa për interesa të tyre të përbashkëta e të “akraballëkut” të tyre. Ata e kanë siguruar punën nëpër arsim e kudo tjetër, kush prej tyre edhe formalisht, veç për ‘inat’. Dhe zdritin krejt kah ecin e ku ndodhën. Hej, sa bukur! Kjo pavarësi çka na solli! I largojnë nga tryeza kombëtare antikombëtarët. Kush do t’ua falë këtyre njerëzve që po veprojnë në këtë mënyrë. Kush po më hakmerret sot? Dhe jam duke e duruar e jam duke u lutur që të mos veprohet në kundërshtim me realitetin. Dhe, si duket kot jam duke u rënë te këmbët. Kot po i luti marroqët. Ndryshe kam menduar. Jo, asnjëherë t’ia bëj me gisht kujt. Por, edhe të mos më pengojnë idiotët. Ata zyrtarët tanë, ata që i votuam dhe u dolëm në krah, po shihet se, po veprojnë si po ua do pika e qejfit me të “rehabilituarit”. Dhe po ‘rinojnë’ nëpër vende pune, a më mirë të thuhet po “urinojnë” në shoqërinë tonë. Fëmijët e dikujt askund. Bile, edhe vetë si tepricë... O Pavarësia e vendit tonë! Me kaq diletantë dhe me kaq arrogantë po futet aq shpejt thellë e më thellë...!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora