E marte, 30.04.2024, 01:01 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Të vetmuarit

E diele, 26.09.2010, 07:57 PM


Të vetmuarit

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

I vetmuar nuk është ai që ka mbetur jashtë atdheut e familjes, që është ndarë prej miqve e shokëve. I vetmuar është ai të cilin shoqëria mes së cilës jeton nuk e do, ai që bie shpesh në kundërshtim me grupet që ndjekin interesat e ngushta dhe përplasen me to, ai që mjedisi e gjykon për të keq dhe e dëmton dhe që, me gjithë qendrimet që mundohet t’u fuse në kokë të tjerëve, mbetet i huaj. Këta të vetmuar nuk duan t’ia dine fare se çfarë punuan, çfarë bënë që mos të mbesin kështu siç janë, ndaj nuk është çudi që rrisin tensione, shkaktojnë huti të bindur e këta janë evlja, dhe se të njëjtit të dehur nga “fitoret e arritura” e lëshojnë vetën në komoditet e rahati! Mbetja vetëm si egoistë dëshmon se këta nuk njohin parime dhe duke menduar vazhdimisht për llogari të vetvetës ulën e ngrihen  vetëm me egon e vet dhe kërkojnë prej të tjerëve të bëhen të butë, të urtë, ndryshe fjalët e tyre të thëna me krenari e inat për do farë pionierësh socialistë, antikombëtarë, lloj i  një pjesësës tjetër të kombit janë thënie që iritojnë opinionin. Djalli vazhon të numërojë e të derdhë justifikime për punën e vet, e në anën tjetër tenton të vëjë nën kontrollë gazetarët, mediat, për çka dituria në duar të njerëzve të tillë kthehet në një dritë të rreme, në përplasje të frikshme si përplasja e ajzbergëve me njëri-tjetrin dhe copëtim të frikshëm me bubullimë. Të shtyrë nga gjendja shpirtërore me prirje për t’u treguar të tjerëve muskujt, ata dëshmojnë kompleksin e inferioritetit. Çdo punë e veprim i tyre, çdo thënie e tyre, egoizmi gurgullues që i ka përfshi dëshmon se trumbetuesit tashmë i kanë humbur miqt, e kanë humbur busolën, moralin politik të gjithëmbarshëm qytetar.

Duke tentuar të bëjnë “diçka të mire, në funksion të disa qëllimeve” harrojnë edhe esencën e gjërave të këqia që u vrasin zemrën të tjerëve dhe u paralizojnë shpirtin, nga dëshira e tyre për post, mendimi për pozitë e dëshira për t’u dukur edhe atje ku nuk e kanë vendin. Këtë nuk kanë forcë për ta bërë  në mënyrë legale, ndaj vrapojnë për ta shpëtuar vetën permes linçimeve politike, pa zgjedhur metoda, pa kursyer askend, me çka janë bërë të rrezikshëm, si për vete ashtu edhe për shoqërinë ku jetojmë. Nga dëshira e tyre për të penguar të tjerët në rrugën që kanë zgjedhur për të ushtruar profesionin, këta të politikës kanë arritur pikën e ngopjes me mëri ndaj gazetarëve duke shkaktuar kështu depresion të prirur nga “fama dhe popullariteti i tyre”, e që nuk duan ta kanalizojnë në mënyrë të përshtatshme! Sigurisht, po qe se një këngëtar që kërkon për grykën e vet “të drejtën për të fituar një vend” që me anë të këngëve kurvërore të na spërkatë përreth tym dhe mjegull, zbrazet me një kaside të gjallë e me një temë mevludore, kjo është shumë e dëmshme dhe nuk mund të konsiderohet e dobishme. Egoizmi e paprincipialiteti është shpirti  i një pune dhe karakterisika e autorit (autorëve) të tillë dhe kjo bën që ne të mendohemi ku jemi, çfarë na prêt nesër, kush na mbron nga këta të harbuar që duan të na pengojnë në kryerjen e punëve tona? Kjo ësht vetë fatkeqësia jonë ku në saje të dëshirës për të luftuar dhe “pasionet pa kufinj”, ka lindur nga një tribu i vogël, një perandor i madh, dhe me pretendimet se i erdhi dita dhe pasioni se e zyri sevdaja për harem, kanë humbur edhe vatrën familjare. Te qëllimi final i drejt e i vërtetë nuk arrihet me pretekste të paqëna. Edhe ata duhet të jenë realë, ndryshe themeluesve e hartuesve të teksteve të tillë  do t’u mbetet një ëndërr e hidhur dhe një iluzion i përmalluar. Ky bërllok shqiptar që po na zë frymën, duke na njollosur para opinionit me të paqëna, vetëm e vetëm se shkruajmë të vërtetën, vetëm e vetëm se kemi guximin të ballafaqohemi me problemet e shoqërisë aq sa është në të drejtën tone, duket tashmë se po mundohen të na presin rrugën, të na marrin lirinë e fjalës pa pasur guximin që të hedhin tutje mediokretin që i ka mbuluar. Këta njëqind here në ditë e prishin betimin që kanë bërë duke e pare vetën të patëmetë dhe kërkojnë që çdokush  kështu të shohë. Çdokush ka të drejtë të pyes: kush janë këta, çfarë kërkojnë prej gazetarëve, kush ua jep të drejtën për të sulmuar e atakuar mendimin ndryshe, duke tentuar të bëjnë emër e lavdi si flucka sapuni. Këta politikanë  gjatë gjithë jetës ë tyre menduan të merren me politikë, por nuk shkuan përtej një politike provinciale, lokaliste dhe të shëmtuar, gjë që sot fillojnë të fodullisen se kinëse në vazhdimësi mediat ua vënë nënkëmbëzën e i pengojnë në realizimin e interesave të tyre politike. Ndaj na qortojnë, na kritikojnë, po edhe na kërcënojnë se nëse nuk bëhemi si ata, atëherë...  Ndaj, vazhdojnë me zhurmë nëpër gazeta e televizione duke nënvleftësuar gazetarët që nuk u shkojnë për fije, harrojnë se sot qajmë për këta politikanë që kemi, por jemi të bindur në misionin tonë, prandaj nesër do të qeshim.Të mendohet se vetëm ata janë patriota dhe se vetëm atyre u dhimbset populli, atyre u interesojnë karrigat, lëvdatat, për çka nuk kanë nivel, kjo është qesharake.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora