E diele, 02.06.2024, 06:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Skënder Korça

E diele, 22.08.2010, 03:28 PM


Poezi nga Skënder Korça
Mare nga vellimi poetik "Tingull i gjakut tim"

1-Fjala është fryma ime 

Korp,
zhveshur,
lakuriqësi,...
Nyje eshtrash që duken,
sikur pëlhurë ... e qëndisur
që është endur me duart mia,
ku shtrihesh Ti...
Njeri po me kafkë...
... me duar të arta,
që më përgatit  ushqim dashurie...
Sot korpit tim,
i bëhet lëkura blu.
Duart 
 theksojnë eshtrat e dala 
Sytë rrinë heshtur në zgavra
Humori më është bërë himn.
Dashuria, po ky korpi im
Nyjet - miqësia ime.
...Sikur nuk po ndiej asgjë të ligë…
Sforcim më bëhet vuajtja për në fjalë,
Si bukë thekre e ftohtë,
që nuk hahet me mote...
Unë, njeriu në fjalën tënde,
po endem në vekun jetë,
Për të lënë në muzeun e së bukurës,
lëkurën time..., jolakuriqe.
...të mësoj Lisin e gjelbër,
si bëhen miqësitë e njeriut në fjalë.
Njeriu që
gabon, kur gabojnë,
Njerëzit në fjalë...
Kur fjala është fryma ime!




2-Mesazhe

Të përzgjedhura mbesin
fjalët  në mesazh.
Mesazhe të padërguara,
të varura në litar,
sepse njeriu po vritet përditë.

Mesazhet bëhen sot dega rrushi.
Shkulen pa u pjekur mir
ë,
vdesin në dhomën e mbytjes,
pa u kuptuar,
sikur dërgohen nga një planet tjetër.

Kujt i dërgohen sot mesazhe,
 
aty, bota është e njomë…
Do të piqet me mesazhin tim.
Plaga ime që po kullon ende gjak,
nuk jep leksion.

Duan tjetër ngjyrë në mesazhin tim.
Duan të ketë shtat të lartë,
shkronja të gurta që t’u bie në kokë.
…por nëse kam pikëlluar dikë,
dije, se është mesazhi im që e ke kuptuar.



Mesazhe do të sjellë  koha, jo unë.
Bota plot të tillë ka lënë.
Edhe unë  kam arkivuar një;
Për Lisin, për Natyrën dhe Fjollën e dëborës,
që të mësojnë historinë e stinëve t
ë  mia…
 

3-Sa herë lindim …


Bëhemi të mëdhenj,
asnjëherë të vegjël.
Damarët i copëtojmë me dashuri,
nga ëndrrat njomëzake.
Ferrin e duam sikur Parajsë,
e Parajsën kurrë si Ferr.


Lindim pa vargje dashurie,
dashurinë e falim dhuratë.
Kode marionetash bëhemi,
na thyejnë ata që iu besojmë.
Për t’u kthyer në pikën zero

Sa herë lindim?!
Na duket më shumë se një herw,
kur
 ngushëllojmë veten përditë,
me mashtrime adresash,
herë nga lindja e perëndimi.
Kur planetit i prishet dashuria,
pse të pranoj se kam lindur dy herë?!

 

4-Çoroditje ndjenjash


Sa shumë çoroditje në shpirt!
Dashuria bëhet, vetëm, rrugë

për të kaluar nëpër të.
Njeriu i çoroditur
 gënjen se dashuron, 
kur nuk e do as veten e vet.
Në botën e dashurisë çoroditja ka zënë fill
Shpirti është bërë drithë e miell.
Gjysmë shpirt njeriu e gjysmë lugat.
Ndjenja asnjëherë nuk po është fisnike,
kalimtare nga një shpirt në tjetrin,

sa për epsh…
Sot, sikur duhet pyetur sa gjatë do më duash?
Nëse më ke për një natë, po mbytem mbi ty!
Nëse më ke për një javë, po vdes përgjysmë!
Nëse më ke për një muaj, po vdes pak!
Nëse më ke për një vit, të shoh lakuriq,

kur dua!
Nëse me ke për një jetë të tërë, po iki vetë!

Unë jam shpirti i ndjenjave të çoroditura!
Kështu sot, dashuria është bërë çoroditje.
Për të mos dashuruar kurrë

në këtë shekull të ndjenjës boshe!
Për të vuajtur në këtë çoroditje

të modës që sollëm ne…
 
 
 

5-Pjergull e ndarë

Në shtratin e rrushit të zi,
kanë lindur të zezat e shekujve,
të shtrydhur lëng.
Pjergull e ndarë.


Drini i zi vajtoi me lotë të kuq,
ngjyrosi ndarjen për të zi…
Oshëtijnë pasthirrmat e ujërave.
Kuje pjergulla e ndarë, shëmti!


Thyhet guximi.
Rrushi rritet edhe në zonë të ndarjes.
Pjergulla lëshon diellin në vend të hijes,
për kokrrën e shijshme,

që do të hahet …një ditë.


Reçel të thartë sollën kohërat
Dielli i paperënduar
 importoi një tjetër rrush, 
që bardhësisht  rritet…
Përfund pjergullës, ku rri djepi i tim biri.

 
 
6-Rri në sofrën tënde

Edhe sonte do rri në sofrën tënde.
Nuk të lë vetëm!
Kemi kërkuar dyerve dhe strehëve,
një copë bukë, vetëm për sonte.
Sonte kur të gjithë festojnë,
ne jemi bashkë.
Nuk të lë vetëm!

I dehur jam me
 vuajtjen tënde. 
Na ka dehur jeta!
Tërë një vit të plotë, nuk iu pa askush.
Sonte po rri me Ty, vetëm unë dhe Ti.
Nuk të lë vetëm!

Kripa e njelmët është ushqimi yt,
Vaji yt është njëjtë si kripa.
Pantallonat e shqyera janë bërë
lloje ngjyrash dhe arnash,
ku mbijetesa për ty është bërë luks.
Nuk të lë vetëm!

Nuk do flemë as sonte!
Do bisedoj me ty kudo që jam!
Në vend të dollisë,
sonte do pi gjakun tim.
Nuk të lë vetëm!

Mos thuaj se të kam harruar!
Jam bërë sikur Ti,
jam dhe rri në sofrën tënde,
për kripën tonë…
Ushqim i përditshëm.

Nuk të lë vetëm!
 
 

7-Në erën e humbjes  


Sa lot e malle
në erën e humbjes,
ikin me ninulla fëmijët.
Me erën e trupit të nënës,
pa u çmallur me vendin.
Shkojnë larg për bukën e gojës,
për të mbetur fëmijë…
Zgjohen si thupra të dridhura
Para pasqyrave – nënë.
Kthehen të thinjur,
me erën e humbjes nga
 kujtimi.
As fëmijë e as prindër.
Nostalgjia është erë e tyre.
Në emër të humbjes,
për kthim të bëhen prapë fëmijë.

 

8-Falje shpirti
   
Shpirti nuk është hije, është energji....(S.K)
Shpirt, nuancë e butë
Akuarel ngjyrash lozonjare.
  
Mbi gjakun tim rri një frymë,
wshtë shpirti yt,
në falje. 


Shpirt!
Në buzëqeshjen tënde
lindin bisqe dashurie.
Ligje që kanë mall…

Edhe tek unë…me falje.
Në një kalim
nga shpirti yt dola unë.
Sot, po rrjedh edhe nga sytë e tu.
Me zë thirre emrin tim, 
në dialog shpirtrash
të ruhet në galerinë e fjalës, 
korniza e shpirtit tënd që rri varur mbi mua.

 
Nga mëkati ka lindur dashuria,
pa mëkat!
Në këmbim gjen  ringjallje, 
për të ruajtur shpirtin tonë.

Në falje…
 
Shpirti im rri aty edhe kur nuk jam me Ty …
Kur takohemi, do të rrimë bashkë,
në panairin e shpirtrave.
Me falje,do të
 nënshkruajmë
përjetësinë e frymës sonë.

Shpirti të bartë pluhur polen,

e të këndohet një këngë,  
himn në falje,

në shpirtin e njeriut, njeri !




9-Epitafe mbi shkëmb
Edhe ndër shkëmbinj buron jetë,
jeta rrjedh në ritmin e saj...(S.K)

Shkëmb rrezuar me diellin e zjarrtë,
luftë shkëmbinjsh bën shpirti,
për të shkruar epitafin njerëzor.
Aty, ku  luftohet.

Si një kështjellë pa roje dukem.
Në vend të mëshirës, kërkoj dinjitet.
Në vend të dinjitetit, qëndrim vertikal,
sepse shkëmbi nuk di ndryshe!

Në shkëmbin ku rri unë,
përplasen gladiatorët e pabarabartë.
Shpirti me shkëmbin tim.
Shoh çdo natë nga një luftë.

Dinjiteti im është streha e vetme,
që ruan shkëmbi im, brenda shpirtit.
Përvilet moti
 me zjarr… 
Edhe sikur të fle, ky nuk është rituali imi!

Rituali përfundon.
Thyhet grimcë me grimcë,
vetëm për një epitaf të shkruar;
Dashuria në misionin e falur njerëzor!


 

10-Autopsi                                   

(Kushtuar kokës për të vendosur vetë)

Prehem në mbrëmje,
për të qenë gati nesër.
Me helm përmbushur kupat…
Sa ëmbël të shohin cezarian të prerë,
në luftimin tënd pa autopsi…

Pëlhura me shumë ngjyra,
nxjerrë nga barku im,
për të arritur në bregun e largët,
pa pasion, pa siguri,
për një autopsi të huaj…

Kundërshtuar kam lindur.
Me dashurinë time erdha tek ju,
në gjeneratën që më thërret rebel,
për të përjashtuar një kirurgji,
kafkën që ma presin në veriun tim…

Arka me kocka tw miat,
kanë lënë në oborret e tyre,
kur ndërtuan pasionin,
për të më vrarë e gjykuar,
kur doja të dija varrin tim…


As drejtpeshim nuk do
 kirurgu!
Pret në mes të mushkërisë sime,
Si të lëvrojë në arën me plot koka,
sëpatat e tyre mprihen pa mejdan.
Për të vdekur… i bukur… trupi im…

Kur nuk je vetja ime në veri,
aty kisha vetëm kokën time.
Lisit tim ia hodha ujin me gjak,
në truallin e autopsisë që po zbret.
Përditë në lëmshin e thurur në bisht…

Sa dëshmitarë të duhen,
për rrëfimin tim? Të botës sime?
Për tokën time veri, ku më rri pushka
pa decentralizim mendjesh…?
Për t`i ikur… edhe njëherë… autopsisë?

Mos më gjyko pse jam kështu,
si thikat që më godasin!
Në konferenca elefantësh,
për të lëshuar fillin që më vari në litar,
që ma dredhon… në autopsinë time.

Bota do pazaret
 pa mua,
pa lisin tim që kushton shumë.
Për autopsinë që po e paguajmë vetë,
kur në dorën time më la thikën,
e më tha: Preje veten tënde!

Kam për të vendosur një ditë.
Autopsi të mos ketë për mua,
sepse po ngrihem për fatin tim,
për të ikur në gjirin e nënës sime,
sepse ajo, nuk më do përgjysmë…



 
11-Kur jam përshëndetur            


Sot në ditën e ikjes,


duar të ftohta,
sy të lodhur nga pagjumësia,
vaje, natën e fundit dhëndërr…
Në ëndrrën time të gjatë.
Sa herë që doja të vdisja,
e dija se po jetoja për të.
Po shtegtoja në çerdhet e reja,
të bëra nga dashuria, 
për të lënë një mall atje.
Gjeta një fytyrë të njëjtë këtu,
një lule me të njëjtin emër,
ia kam rrëfyer edhe një guxim,
për lulen e vendit tonë që e duam të dy.
Kur jam përshëndetur,
kam lënë aromën time atje,
sikur mora me vete, aromën e saj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora