Kulturë
200 vjetori i lindjes së gjeniut të pianos - Frederik Shopenit
E enjte, 19.08.2010, 06:29 PM
Në shenjë përkujtimi të kompozitorit
Nga Haxhi Dulla - Varshavë
200 vjetori i lindjes së gjeniut të pianos - Frederik Shopenit
Frederik Shopeni ( pol. Fryderyk Franciszek Chopin) - kompozitor dhe pianist i njohur polak, u lind më 1 mars 1810 në ?elazowa Wola afër qytetit Sochaczew, në pjesën qëndrore të vendit në regjionin Mazowsze, që në atë kohë i përkiste Principatës së Varshavës.
I ati i kompozitorit, Miko?aj (Nicolas) Chopin, një polak me shtetësi franceze ishte i punësuar atje si mësues dhe edukator.
Disa muaj pas lindjes së Frederikut , familia u shpërngul në Varshavë, ku babai i tij u emërua ligjërues i gjuhës dhe letërsisë franceze
Talenti i Frederikut ndaj muzikës u vërejtë shumë herët, dhe në atë kohë krahasohej me atë të gjeniut të muzikës,Mocartit. Në moshën 7 vjeqare ishte autor i dy polonezeve (g-moll i B-dur). Shopeni i ri ,filloi të paraqitej në oborret aristokrate të kryeqytetit polak.
Si fëmijë paraqitej shpesh në koncertet bamirëse. Mësimet e para profesjonale të pianos i mësoi nga mjeshtri i njohur qek Wojciech ?ywny . Pas 6 viteve mësim të pianos, mjeshtri ?ywni,u tërhoq nga mësimi i mëtutjeshem për nxënësin e tij sepse Frederiku i vogël ia kalonte me mjeshtri mësuesit të tij.
Në vitet 1823-26 Frederiku mësonte në Liceun e Varshavës , ku ligjëronte babai i tij.
Gjatëe tërë kohës sa vijonte mësimet në Liceun a athershme , Shopeni , punonte, kompononte pa ndërprer muzikën e njohur të regjionit të tij dhe më gjerë. Gjatë studimeve shkroi veprat tanimë të zgjeruara: Sonata c-moll, Wariatee op. 2 me tematike të Don Juana të Mocartit, Rondo a la Krakowiak, Fantazja op. 13 me , violonqel? e piano.
Mësimet në Shkollën Qëndrore të Muzikës ,Shopeni i përfundoi në vitin 1829, kur mësuesi, ligjëruesi ,Elsner në raportin e tij pas tre viteve shkollimi të Shopenit shkruan :” Tre vite mësimi mjaftuan që Fredyryk Shopin me aftësitë e tij të shpallet – gjeni i muzikës”
Pas përfundimit të studimeve të muzikes ,gjatë një udhëtimi turistik në Vienë të Austrisë Shopeni, mori pjesë dy herë në Kärtnerthortheater, duke luajtur me orkiestrën e atjeshme Wariacje op. 2 me tematikën e Mocartit dhe Rondo a la Krakowiak op. 14. Pjesëmarrja e tij ishte një sukces i madh, ku publiku pas përfundimit e priti i me duartrokitje të pandërprera).
Pas kthimit në vendlindje ( Poloni) Shopeni duke patur kohë të lirë ,me një pasion të rallë u angazhua në kompozime, duke shkruar ndër të tjera dy Koncerte të pianos me orkestër në , : f-moll dhe e-moll . Para se të udhëtonte nëpër shtetet e Europes, Shopeni dha disa koncerte muzikore në Teatrin Kombëtar Polak.
Në fillim caku i udhëtimeve të kompozitorit ishte Berlini, porse në momentin e fundit Shopeni zgjodhi Vienën, për të konfirmuar sukcesin e mëparshem dhe forcuar pozitën e tij në arenën muzikore Europiane. Më 1 nëntor 1830 , në Teatrin Kombëtar Polak u mbajt koncerti lamtumirës ,ku Shopeni luajti Koncert e-moll, ndërkaq soliste ishte Konstancja G?adkowska. Të nesërmen Frederiku së bashku me mikun e tij Tytus Woyciechowski u nis për Austri me qëllim që nga atje të shkonte në Itali.
Pak ditë pas ardhjes së tij në Vienë , në Varshavë (Poloni ) shpërtheu kryengritja, e njohur Si Kryengritja e Nëntorit, që kishte për qëllim mvetësinë e Mbretërisë Polake nga ajo e Rusisë. Dhe kundër emërimit të carit rus në fronin polak.
Filloi lufta disamujashe polako – ruse. Miku i kompozitorit u detyrua të kthehet në vendlindje për mbrojtje të atdheut , ndërkaq Shopeni ,përkundër dëshirës së tij të flakët për luftë kundër rusëve, mbeti në Vienë. Ishin këto ditët më të vështira në jetën e kompozitorit të ri.
Në një gjendje të rëndë shpirtrore, duke menduar për fatin e vendlindjes së tij,nuk kishte dëshirë për të zhvilluar më tutje karierën muzikore. Koncertin parë organizoi në qershor të vitit 1831 në Kärtnerthortheater, me ekzekutimin e Koncert e-moll.
Në Vienë Shopeni kaloi 8 muaj ku me pasion dhe forcë të paparë ia arriti të kompononte skicën Scherza h-moll, e para se gjithash një kthim të madh në Etiudy nga opusi 10.
Pasi që ndrroi mendimin nga udhëtimi paraprak në Itali për shkak se në atë kohe atje ishte luftë ( Italia kundër Austrisë ), Shopeni vendosi të nisej për Pariz, ku rrugës për atje dha një koncerte në Munih e pastaj edhe në Shtutgart të Gjermanisë. Pas koncertit të dytë Shopeni mori lajmin tragjike për humbjen e luftës dhe marrjen e Varshavës në duar të rusëve.
Pas lajmit të hidhur kompozitori u demoralizua pa mas dhe ndërpreu punët në krijimet e reja muzikore. Më vonë ( në vjeshtën e vitit 1831) shkoi në Pariz, ku takoi shumë bashkëatdhetar. Pas humbjes së luftës me rusët, në Pariz ishin grumbulluar shumë refugjatë , pjesemarrës në kryengritje, politikan, e krijues letrar ( ndër poetët romantik polak Adam Mickiewicz, Juliusz S?owacki ,etj.,) Në atë kohë Shopeni ndihmonte refugjatët polak duke organizuar për ta në Pariz koncerte bamirëse . Meqenëse kishte referenca të mira nga Viena , Shopeni shpejt u pranua në shoqërii të kompozitorëve të njohur të asaj kohe sikur List, Berlioz, Hiller. Më vonë më 1835 u miqësua edhe me kompozitorin e njohur Robert Schuman , i cili i vlerësonte lartë veprat e tij. Pianisti i madh Friedrich Kalkbrenner, i quajtur “mbret i pianos”, kur dëgjoi ekzekutimet muzikore të ardhacakut pak të njohur nga Varshava ia organizoi atij një koncert, më 26 shkurt 1832 në sallën e Pleyelit. Koncerti ishte shumë i sukseshëm . Me këtë kompozitori polak u bë një mjeshtër i njohur i Parizit. Suksesi i Shopenit u vërejtë shpejt edhe nga botuesit e njohur europian. Pas një kohe nënsshkroi kontraten me firmën e njohur botuese pariziene Schlesinger. Në ndërkohë krijimet e tij u paraqitën edhe ne Lipsk (Probst, pastaj Breitkopf) dhe në Londer (Wessel).
Përfitimet më të mëdha financiare , Shopeni kishte nga mësimet e pianos që mbante në familjet aristokraste të Parizit . Ishte mësuesi më i kërkuar i pianos. Luante në sallonet më të mira franceze. U rendit ndër artistët më të mëdhej të epokës së pianos krahas Kalkbrenner, List, Thalberg, Herz. Etj.
Në Pariz Shopeni kishte statusin e refugjatit të cilën me qëllim zgjodhi në shenjë urrejtje duke mos u pajtuar me regjimin rus të athershem i cili sundonte në shtetin e tij polak. Shopeni përmallohej shumë për shtetin e tij polak, ,porse nuk kishte mundësi ta vizitonte,me qenëse pashaportin e tij polake duhej vazhduar pas skadimit të afatit në ambasadën ruse , ai këtë nuk e bëri duke mos njohur regjimin okupues rus.
Me familje takohej vetëm jasht Polonisë . Gjatë vizitës që i bëri prindërve në Dresden,ku ata qëndrorin për mjekim u njohtua me Maria Wodzi?ska, familjen e së cilës Frederiku e njihte nga fëmijeria. Aty edhe u bë fejesa jo formale ,porse shëndeti dobët që kishte kompozitori nuk lejoi që ata të bashkohen përgjithmonë, meqense familia e së fejuarës tërhoqi fejesën nga friga se Shopeni nuk kujdesej për shëndetin e tij
Më vonë duke mos harruar dashurinë që kishte ndaj Maria Wodzinskës , u lidh me shkrimtaren e e njohur franceze George Sand. Edhepse ajo ishte gjasht vite me e vjetër se kompozitori , e veje me dy fëmijë , shkrimtarja i ofroi kompozitorit ngrohtësinë më të madhe që kishte nga lëshimi i Varshavës. Gjatë pushimeve dimrore në vitet 1838 / 39 që të dashuruarit i kalonin në ujdhesën e Majorkës,nga shkaqet e motit të lig që mbretëronte atje Shopeni u sëmurë keq,që si pasojë ishin simptomet e tyberkulozit. Disa javë me radhë , gjendja shëndetesore e kompozitorit ishte e rëndë, porse ai nuk pushonte së punuari, duke komponuar disa vepra mjeshtrore , ciklin 24 Preludiów, Poloneza c-moll, Ballad? F-dur, Scherzo cis-moll. Në pranverën e vitit 1839 pas kthimit nga Majorka dhe rehabilitimit në Marsej, pjesën tjetër të jetës ( gjerë në vitin 1849) Shopeni e kaloi në një vend turistik pronësi e George Sand në Nohant në pjesën qëndrore të Francës. Ishin këto vitet më te lumtura te kompozitorit. Në të njejtën kohë pas një mosmarveshje me djalin e madh të Sand , qifti mori vendim për ndarje. Kjo ndarje la gjurma të fella në jeten e kompozitorit.
Ndarja nga e dashura,njëherit ishte edhe përfundim të krijimeve të reja . Ishte i demoralizuar. Këtë gjendje shpirtrore të kompozitorit e shfrytëzoi mikesha e tij e re Jane Stirling e cila e ftoi artistin të vizitoj Anglinë dhe Skocinë ku i ogranizoi atij disa koncerte në oborret dhe pallatet aristokrate atje. Jeta intenzive atje ia keqësoi edhe më tepër gjendjen shendëtsore kompozitorit.
Më16 nëntor 1849 përkundër gjendjes së vështirë shendetësore , kompozitori dha koncertin e tij të fundit bamirës për refugjatët polak në sallën Guildhall në Londër.
Pas disa ditëve kthehet në Pariz.
Gjendja shëndetsore e kompozitorit keqsohej shpejt . Nuk kishte forcë te mbante ligjerata të pianos. Ne pranverë erdhi nga Varshava motra e madhe e tij - Ludwika J?drzejewiczowa, për të u kujdesur për vëllaun e sëmur.
Frederik Shopeni ndrroi jetë në Pariz në banesën e tij ne placën Vendome më 17 tetor të vitit 1849 si pasojë e tuberkulozit në mushkri. Varrimi i tij u bë në varrezën Pére-Lachaise në Pariz. Duke respektuar amanetin e fundit të kompozitorit, zemrën e tij pas vdekjes , motra ia solli ne Varshave, ku u ngujua në bazamantin e kishës së Kryqit te Shenjte në Varshavë.