Kulturë
Halit Bogaj: Tahir Berisha, Monografi, nga autori Mehmet Rrukiqi
E diele, 15.08.2010, 02:55 PM
TAHIR BERISHA, Monografi, nga autori Mehmet Rrukiqi
Nga Halit Bogaj
Monografia e Mehmet Rrukiqit, kushtuar Tahir Berishës, është ndër ngjarjet tona më të rëndësishme letrare dhe kulturore e cila ka ndodhur viteve të fundit në Kosovën e pas Luftës sonë çlirimtare.
Për Tahir Berishën, nga fshati Berishë i Drenicës, kanë dëgjuar të gjitha viset kosovare ngase ai ishte njëra ndër figurat më të rëndësishme dhe një Enciklpedi e gjallë i cili dinte shumçka nga e kaluara jonë historike, nga koha kur jetonte dhe për të ardhmen e këtij vendi. Emri i tij ishte bërë shumë i njohur, i çmuar dhe i respektuar, i cili përmendej me nder dhe dashuri të madhe nga të gjithë njerëzit që e njihnin ose që kishin dëgjuar për të, për fjalët e tij të’’arta’’ të cilat ishin margaritarë të rrallë që do të mbahehin mend edhe shumë vite më vonë e deri në kohën tonë.Oda e tij, ashtu si edhe shumë oda tjera shqiptare, ishte një Universitet i vërtetë në të cilin mlidheshin njerëz të profileve të ndryshme dhe figura të rralla të historisë dhe jetës sonë . Tahir Berisha nuk dinte shkrim lexim , por ishte tepër intelegjent dhe ato që i thoshte, ose i prognozonte, bëheshin realizime të vërteta , disa nga të cilat u dëshmuan sa ishte ai gjallë por disa të tjera më vonë.
Thonë se atë ditë kur ishte ndërtuar shkolla fillore në Komoran/të cilën e kishin ndërtuar për vete kolonistët serbomalazezë/ ai ua kishte dërguar si dhuratë një dash!Kur e kishin pyetur njerëzit se përse kishte vepruar në atë mënyrë, ai u ishte prgjigjur atyre :Se ata e kanë ndërtuar për vete atë shkollë, kurse në një të ardhme të afërt do ta gëzojnë fëmijtë tanë.Të gjithëve u dukej se ai fliste përralla, por nuk shkoi shumë kohë dhe me të vëretë atë shkollë e shfrytëzuam ne si gjeneratë dhe po e shfrytëzojnë sot fëmijtë tanë .
Nga jeta e tij e gjatë dhe plotë rrëfime kanë mbetur edhe disa kujtime të llojllojshme të cilat me dekada të tëra kanë qarkulluar në mesin e popullit tonë.Emri i tij i ndritur ishte bërë sinonim i një filosofie të fuqishme popullore, të cilin shkonin dhe e pyesnin njerëzi për gjëra të rëndësishme.Thonë se e qëllonte se çka do ndodhte edhe pas një kohe mjaft të gjatë.
Kur nipi i tij/Rifat Berisha dhe Fadil Hoxha/e kishin filluar luftën në emër të vëllazërim-bashkimit dhe bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ai i kishte kritikuar dhe u kishte thënë se ishin duke gabuar keq ngase serbët do t’ju tradhëtojnë.Bile ata ishin prekur dhe hidhëruar në të por më vonë ishin bindur edhe vetë se kishte pasur të drejtë, kurse Rifati i zhgënjyer nga tradhëtia serbo-titiste ,sërish kishte dalur në mal për të luftuar deri në vdekje.
Pra Rifat Berisha nuk mundi t’i nënshtrohej pushtimit të ri të vendit ndaj ishte i detyruar që me një grup të vogël njerëzish dhe të afërmish të rrezistonte deri në fund në një luftë të pabarabartë me armiqtë tanë të shumtë të cilët e kishin rrethuar nga çdo anë.Vdekja e tij ishte një vdekje heroike e përmasave të heronjve mitik, e ngjashme me ato të Tahir Mehës dhe familjes Jasharaj. Kur e kishin maltretuar Tahirin për Rifatin dhe i kishin thënë se e kishin vrarë, ai nga dhembja u ishte përgjigjur.Nuk më ka pyetur mua , përndryshe nuk do ta kishit zënë kurrë.Unë do ta dërgoja tjetërkah, e jo në drejtim të Shqipërisë. Tahir Berisha kishte dhunti të rralla edhe me përgjigjet e tij koncize , të shpejta dhe të drejtpërdrejta.
Tahir Berisha ishte një ikonë e posaçme e mendimit të thellë dhe të ndritur popullor i cili, siç u tha më lart, nuk dinte të lexonte por kuptonte shumë më tepër se disa njerëz të shkolluar.Aftësitë e veta i kishte dhuratë nga natyra të cilat nuk mund t’i posedonte gjithkush.Ai kishte respekt të madh për njerëzit tanë të ditur dhe të shkolluar.Ishte takuar edhe me Shtjefen Gjeqovin e madh nga i cili kishte mësuar shumë por edhe i kishte dhënë material për lashtësinë e vendit tonë dhe për disa toponime nga Drenica.Ai e adhuronte Naim Frashërin dhe mendimet e tij iluministe, sidomos rreth shkollimit të femrës shqiptare, me ç’rast shpeshherë thoshte ‘’Se Kosova do të fitojë kur femra jonë do të flasë në Parlament’’, gjë që ndodhi në ditët tona kur Kosova u bë shtet sovran dhe i pavarur, për të cilin e kishte shkrirë dhe sakrifikuar edhe jetën e vetë, duke punuar natë e ditë për këtë qëllim kolosal, për të cilin u vranë dhe ranë dëshmorë edhe shumë anëtarë të familjes së tij të ngushtë/në mesin e të cilëve, siç u tha, edhe Rifati/.
Se kush ishte Tahiri dhe meshkujt nga dera patriotike e shtëpisë së tij, tregon edhe izolimi dhe anatemimi që i është bërë vite me radhë asaj familjeje të lodhur dhe të sakrifukuar për të gjithë ne.
Për ta portretizuar edhe mëtej këtë pesonalitet të shquar duhet thënë se mendimet i kishte origjinale, fjalët bombastike dhe veprimet shumë burrërore të cilat zinin vend të palëkundur. Shpesh ishte betuar në Krishtin dhe në fenë e të parëve tanë, duke u quajtur edhe si një profet që dinte shumçka, me ç’rast e krahasonin edhe me Hoxhë Brainën e Llapit për të cilin kishin thënë se , edhe ai si Tahir Berisha, dinte shumë.Mes tjerash, ai ishte i dashur dhe shumë i çmuar në popul, emri i të cilit jeton i pa zbehur deri në ditët e sotme., e nga i cili duhet të mësojnë edhe gjeneratat e reja, ngase çdo fjalë e tij kuptimplotë është një fakt i pamohuar nga i cili kemi mësuar dhe mund të mësojmë shumë.Ai ishte një burrë besnik i atdheut të vetë për të cilin punonte në mënyrë të palodhur, duke qenë edhe një pleqnar i dorës së parë.Fjalët e tij zinin vend tek të gjithë njerëzit, përveç tek ata që nuk e kuptonin, nuk donin ta kuptonin ose ia kishin inat.Ekziston një anegdotë përkitazi me këtë çështje.Në një odë burrash kur Tahir Berisha shkonte musafir, njëri i kishte thënë njërit:Nëse guxon t’i thuash Tahirit pleh unë do t’i fali dy dele. Sapo kishte hyrë ai, ky budallai i kishte thënë:A mujte o Tahir Plehu, kurse Tahiri i ishte përgjigjur’’Erdha ngadalë o djali i mirë, por nga plehu del diçka të dobishme, sepse bëhet mirë bereqeti, kurse nga mendjemadhi asgjë.E di edhe kush t’ka shti- i kishte thënë Tahiri, por faqja e zezë le t’i mbetet atij, kështu që ‘’shtisi’’/mendjemadhi/e humbi edhe fytyrën edhe delet.
Dhe në fund duhet thënë se Tahir Berisha ishte një zë i kohës së nevojshme që buçiste me gurgullimën e burimeve të bjeshkëve shqiptare. E adhuronte të kalurën tonë, trimat e njohur të saj dhe Ilirinë e tij të dashur, si njëra nga vendet më të lashta të civilizimit njerëzor.