E marte, 07.05.2024, 05:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Monica Mureshan: Poeti është njeriu që i zgjon fjalët nga gjumi kosmik

E shtune, 14.08.2010, 07:19 PM


Poeti është njeriu që i zgjon fjalët nga gjumi kosmik

 

Ilaçi i shpirtit përmes guximit të flijimit është kundruar si mëshirë kristiane, ndërsa mëshira e virtytit hap portat e Parajsës mbi Tokë. Është teksti i guximit dhe karakteri i perseverencës për të heshtur, pritur, kontempluar, për t’u lutur dhe dëgjuar frymëzimin hyjnor, objektiv i ndjekur me zemër luftarake, e kallauzuar nga besimi i motivuar, instikti natyror për ta gjetur rrugën morale dhe guximin për të modeluar karakterin sipas modeleve të vërteta që bien në sy.

 

Nga Monica Mureshan

 

Ekzistojnë libra për të cilat qëndis kronika të përgjakura, apo të thata, dhe ekzistojnë libra për të cilat shkruan me ngazëllim, duke i dekoruar me fjalë të mirëseardhura, nga rasti në rast. Ekzistjnë libra që kërkojnë një mund mirëkuptimi, dhe të tjera që s’kërkojnë. Librat apo antologjitë e botuara nën përkthimin dhe përkujdesjen e Baki Ymerit, janë në përgjithësi libra që i emocionojnë artistikisht, edhe ata me preferenca klasike, por edhe ata me preferime moderne, apo me shije të veçanta. Aq më shumë, poetët e dikurshëm që tani shkruajnë kronika letrare, si dhe ata që ende shkruajnë, edhe poezi, edhe prozë, edhe kritikë letrare. Sa më përket mua, i kam njohur poetët shqiptarë që nga vargjet e para. Ne, poetët, fluturojmë duke i shndërruar duart në flatrat e zogjve tanë. Vëllezër kryqi me lotin, e shndrisim retinën e qiellit dhe këmbejmë mendime duke lundruar ndërmjet qiellit e dheut. Tingujt hyjnorë materializohen në fjalë, në varg të lirë apo me rimë. Fati i Baki Ymerit ka qenë i shkruar që t’i përkthejë në të folmen e këtij këndi të Parajsës tokësore, vlerat e Ilirisë së Lashtë. Është fati i lexuesit rumun t’i shijojë e t’ua transmetojë të tjerëve.

Monika dhe ish/ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht, Dashnor Dervishi (2009)
Monika dhe ish/ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht, Dashnor Dervishi (2009)
Një nga karakteristika e Kosovës letrare (me siguri mendimi na shpie te ngjashmëritë me momentin e Dakisë letrare), është pikërisht ajo vënie e jetës në shërbim të disa ideve, të anvergurës së horizontit të jetës së hapur ndaj emocinit kreativ, me leitmotivin e vetërespektit dhe respektit të vlerave në një hapsirë të përshkruar emocionalisht, subjektiv dhe pasional, për shkak të një kapaciteti refleksiv/filozofik. Kështusoj, vuajtja, frika dhe ndruajtja për temën e degdisjes (humbjes) së respektit janë dhe kanë qenë të llogaritura, madje të validuara, dhe meriton të njihen dhe shprehen në pikëpamje të shërimit të shpirtit kolektiv apo të transformimit në sakrificë përmes guximit.

Zgjedhja bëhet virtyt në plan ideatik dhe virtuozitet në plan letrar. Parashtrohet, me siguri, pyetja si do ta kuptojë këtë temë lexuesi evropian (dhe jo vetëm), tani, në procesin e plotë të globalizimit dhe deznacionalizmit. Ka kuptim vallë një gjë e tillë? Po dëshmohet se mundet. Ilaçi i shpirtit përmes guximit të flijimit është (paralelisht me ndërmarrje tjera qeveritare dhe politike) kundruar si mëshirë kristiane, ndërsa mëshira e virtytit hap portat e Parajsës mbi Tokë. Është teksti i guximit dhe karakterit, i perseverencës për të heshtur, pritur, kontempluar, për t’u lutur dhe dëgjuar frymëzimin hyjnor, objektiv i ndjekur me zemër luftarake, e kallauzuar nga besimi i motivuar, instikti natyror për ta gjetur rrugën morale dhe guximin për të modeluar karakterin sipas modeleve të vërteta që bien në sy. Kështusoj, moraliteti bëhet vetë objektiv, një objektiv tjetër, por substancial.

Për atë, të gjitha librat e këtyre ambasadorëve të paqes përmes poezisë dhe prozës, kanë një horizont të manifestimit të disa temave të destinuara objektivave precize. Thuhet se kush s’e njeh historinë, është i ndëshkuar për përsëritjen e gabimeve të shkuara. Kjo vlen edhe për ata që s’e respektojnë historinë dhe s’e konsiderojnë si vlerë të përjetshme bindjen, qëndrimin, dinjitetin, sinqeritetin, hapjen, ngrohtësinë njerëzore, dashurinë dhe paqen. Duke i gërshetuar filozofikisht temat e mëdha të spiritualitetit, poeti ka gjithmonë intuitën (madje dhe informacionin kulturor të domosdoshëm) e evolucionit të regjistruar dhe në atë sa i përket filozofisë aktuale, përndryshe, duke e shfletuar sitenë e Akademisë, mund të informohesh pa vështirësi mbi kategoritë e filozofisë kontemporane/bashkëkohore si dhe sistematizimet kategoriale mbi filozofinë tonë, mbi principet/parimet e reja: kategori estetike, etike, logjike, apo filozofia e shkencave, logjika, matematika etj.

Mu për këtë dua të rikthehem mbi portretin e poetit, duke sesizuar nyncën ndërmjet poetit ultramodern, i preokupuar për efektin e konvulzioneve personale, dhe më pak për kauzat e këtyre, dhe tipin  tjetër, poetin me parime që jo vetëm që e ndërgjegjësojnë gjendjen, por edhe kërkojnë një rrethanë të mundshme, përmes vetëanalizës. Nuk është rasti të përcaktohemi për njërën apo tjetrën anë, por vetëm të nxjerrim në pah demarkacionin e një realiteti ekzistent në një evolucion vetjak dhe tejet interesant. Nga të dy anët kemi mundësinë për të zgjedhur tekste të veçanta, në përmasa të përbashkëta fort mirë të shkruara. Diferenca ndërmjet nyancave është mungesa e asaj mahnitjeje ndaj natyrës, e dëshirës (jo të kapacitetit, ngase ky ekziston edhe në njërin, edhe në rastin tjetër), kështupra, të dëshirës për të rruajtur dhe mbrojtur vetveten, për të mos e vrarë mahnitjen...

Në këtë moment, duke e shkruar këtë ese, jehonat e përmbushura me dashuri filozofike të disa filozofëve të mëdhenj, janë ringjallur si për mrekulli në kujtim: Platoni – „Mahnitja është fillimi i poezisë”. Do ta kompletojë pas ca kohe K. Jaspersi: „Mahnitja ne kallauzon ndaj njohjes. Në mahnitje bëhem koshient për atë që s’e njoh. Dua të njoh për hirë të dashurisë ndaj njohjes.” Si çdo konstrukcion, edhe ky libër është përforcuar nga vargjet e antologjive paraprake, poetike, të autorëve shqiptarë, gjallërues në trojet e lindjes, apo të vendosur në vende tjera, të përkthyer në gjuhën rumune nga B. Ymeri, e të cilat janë bedenet e rezistencës së ansamblit.

Poeti ka qenë gjithmonë ai që mund të lexojë dhe dëgjojë kosmikisht kohën. Duke e parafrazuar Njeriun që zgjon fjalët nga gjumi kosmik, ai shikon nga një e shkuar e largët apo nga një ardhmëri e afërt, duke e dëgjuar zhaurimën dhe i relevohen ritme të ngadalshme, tonet dhe semitonet/gjysmëtingujt e kohërave, por të një tjetërlloj kohe se sa koha prezente, më e butë, ai befason nyancat dhe dëgjon tingujt e një kadence që ose ka pushuar ose është dobësuar. Dhe dëgjon përralla me njerëzit që kanë qenë dhe legjendat e të cilëve fillojnë të jenë gjithnjë më të harruara nga kohërat moderne, shumë më të ngutura e të padurueshme të mohojë gjithçka, dhe atëherë ai e ndjen shkrimin si një obligim, jo vetëm si një dhuratë, një detyrim që duhet ta plotësojë.

Ka jetuar apo ka dëgjuar për evenimente që duket se kanë një tjetër kuptim pra, dhe për atë poeti e ndjen veten si një postjer kosmik që duhet të shpiejë përrallën në adresën e zarfit, urgjentisht dhe mirë. Nga faza në mentalizimin mirëdashës, nga pabesia në mentalitetin e riqë e sheh si një dalje nga shinat, poeti mund të shndërrohet brenda natës dhe atij mentaliteti mirëdashës mund t’ia marrë vendin përmes një maturizmi të papritur, ndërsa prej këtu rrjedhin plane, qëllime, ideale në evolucion. Poeti sinkronizohet kështusoj me shpejtësinë e re të frekuencës virbruese të dheut, ngase ai është në shërbim të dheut përmes një lidhjeje të kahershme për të qenë qenje. Ndërsa zëri që e dëgjon në vetvete, është zëri i Zotit. (Parathënia e librit me ese të Monika Mureshanit, Kosova letrare, vëllim bilingv që pason të dalë pas një muaji nga shtypi në Bukuresht.)



(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora