E shtune, 25.01.2025, 07:33 PM (GMT)

Kulturë

Bilall Maliqi: Njohje krijuesish përmes poezisë

E merkure, 11.08.2010, 08:23 PM


 

NJOHJE KRIJUESISH PËRMES POEZISË

 

(Sokol Demaku, “Jehona e shekujve”, Antologji poetike, BKSHR, Bukuresht 2010, faqe 90)

 

Nga Bilall Maliqi

 

Dashuria për krijime, në çdo rrafsh qoftë, shpalos dëshirën, punën e palodhshme dhe entuziazmin për të fabrikuar dhe finalizuar  elanin dhe frymëzimin e ngjeshur që ka krijuesi…e këtë rradhë sikurse edhe më herët krijuesi  palodhshëm dhe prodhimtar Sokol Demaku, i cili si më parë dëshmoi veten se është një punëtor i madh i rrafshit kulturor letrar duke zgjedhur edhe këtë rradhë idenë e tij për përmbledhjen e disa poezive të autorëve të ndryshëm e për t’i futur në një libër të veçantë e që quhet Antologji poetike.

Kësaj radhe Sokoli këtë Antologji e titulloi me një titull mjaft interesant “Jehona e shekujve” botuar në Bukuresht.

Në këtë libër përzgjedhës frymojnë krijues të ndryshëm të rrafshit letrar e që tani janë brenda kopertinave të këtij libri me punime të tyre të motiveve të ndryshme…

 

Së bashku

 

Ky libër me tufëza vjershash të aromuara me motive të lloj-llojshme i identifikon protagonistët e tyre të cilët tani së bashku garojnë me peshë të fjalës së shkruar, me figurshmëri të qëlluar diku-diku dhe me mbresë e shpresë për përparime poetike.

Autori i kësaj antologjie nuk ka pasur qëllime fikse që të merr në trajtesë krijues që shkruajnë vetëm për një motiv të caktuar, por i ka dhënë vizë këtij libri dhe autorëve që jetësohen brenda kopertinave të librit tema të ndryshme me gamë të ngjyrosur artistike e letrare. Kjo pra është e veçantja e këtij libri.

Ky botim deficitar then heshtjen, i fut lexuesit brenda, iu jep detyrë të caktuar t’i njohin këta emra të ndryshëm të cilët tani janë si një “familje” në një dhomë të stolisur me përzgjedhje lulesh nga më të ndryshmet. Por jo vetëm kaq, lexuesi përmes leximit të poezive të servuara që krijuesit me dëshirën e tyre kanë bërë perzgjedhjen punimeve të tyre e që u kanë servuar lexuesve, e lexuesi tani përmes leximit të tyre mund ti dallon përparësitë e avancuara në art në njërën anë dhe ngecjet dhe dëshirat për avancim në anën tjetër.

Në të hapur të këtij libri ndeshemi me parathënien e poetit të mirënjohur në mbarë hapësirat shqiptare, shkrimtarit Visar Zhiti, i cili në mënyrë kronologjike paraqet mendimet e tija lidhur me këtë libër të Sokol Demakut.

 

Laryshia tematike

 

Tham më lart se autori i kësaj Antologjie ka marrë në trajtesë një numër të caktuar poezishë me tematikë të larmishme, ku në lexim të poezive gjejmë frymëzime poetike nga më të ndryshmet që muzat i kanë ngacmuar krijuesit present. Të krijohet përshtypja se në shumicën e poezive rrahet motivi patriotik, pastaj motivi social e diku-diku edhe motivi i dashurisë e që i ngjanë një “vetëshërbimi” me artikuj të ndryshëm.

Në këtë libër lexuesi ndeshet me krijues të trojeve të ndryshme shqiptare të ndarë me kufinj artificialë, e që Sokoli përmes kësaj Antologjie i bashkoi të gjithë tok si një trung të përbashkët. Pra ky libër nuk njeh kufinj të ndarë porse i bashkon shpirtërisht ata.

Libri fillon me një krijuese  të Peqinit rrethi i Elbasanit Adelina Dokja, për të kaluar në Prizren tek  poeti i njohur Adem Zaplluzha. Sokoli përsëri kthehet në Shqipëri për të marr forcë duke prezantuar kështu një krijuese dhe gazetare Arjana Loçe. Rrugëtimi i autorit për  të gjurmuar krijues u ndal në një qytet të Kosovës, Dardanë duke prezantuar një inetelektual, poet e kritik letrar Nexhat Rexha. Mimoza Bici nga Shqipëria u prezantua në vazhdim e lindur në kryeqendrën shqiptare në Tiranë.Pastaj nga Bujanoci prezantohet Arsim Halili, krijues, për të rrugëtuar në diasporë duke prezantuar një krijuese të lindur në Ostrava të Çekosllovakisë që quhet Suzana Kuqi. Bahtir Latifi vjen në vazhdim në faqet e kësaj Antologjie nga Vushtria e Kosovës, për të kaluar në qytetin e Gjilanit ku iu krijua mundësia për prezantim edhe një krijuese, Edona Beqiri. Presheva tani ishte në synim të autorit duke prezantuar shkrimtarin Bilall Maliqi .

Nga Presheva kalon në Iliridë duke i dhënë rast kështu edhe krijuesit Ferit Ramadani nga Kërçova. Poeti Nehat Jahiu vjen nga rrethina e Kumanovës në këtë përzgjedhje.Remzi Basha , poet, prozator, pedagog, publicist dhe historian vjen nga Suhareka, Shaban Cakolli nga Dardana dhe në formë modestie mbyll kopertinat e kësaj Antologjie autori Sokol Demaku i cili është nga Drenica e jeton dhe vepron në Boras të Suedisë. Këta pesëmbëdhjetë emra e kompletojnë këtë libër të Sokol Demakut.

 

Vlera dhe kriteret

 

Antologjia poetike “Jehona e shekujve” e autorit Sokol Demaku është një libër modest, ku duhet çmohet puna e palodhshme e këtij veprimtari të palodhshëm në Diasporë me aq vlera sa ka ky libër. Kujtojmë se libri si i tillë i plotëson kushtet e librit të botueshëm si në aspektin teknik dhe atë grafik. Kujtojmë se libri në fjalë përbëhet me disa emra më, të dëshmuar në letrat shqipe. E veçantja e këtij libri është se autori ka futur në faqet e antologjisë edhe emra të rinj në krijime letrare, këte e ka bërë që t’u jap kurajo dhe vullnet për punë të mëtutjeshme në rrafshin e krijimeve poetike. Prej gjithë kësaj që u tha deri më tani mund të themi lirisht se libri në fjalë i ka efektet e veta pozitive duke u radhitur kështu në biblioteka të rajonit dhe në duar të lexuesve si një libër me vlera të kënaqshme artistike…



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora