E shtune, 08.02.2025, 03:46 PM (GMT)

Kulturë

Ndue Ukaj: Godo nuk vjen

E hene, 09.08.2010, 08:55 PM


Ndue Ukaj

 

Godo nuk vjen

 

Është shi, rruga nga Irlanda është e pakalueshme

Deti nuk kapërcehet me hapa të vegjël, netëve me shi

Kur vetmia të përpinë si toka e plasaritur nga tërmeti

Kur dhembja nuk ka kohë as deshifrime shkencore.

 

Godo nuk vjen, është vonë, e ka molepsur pritja

Në gjumë të rehatshëm, përkund ëndrrat e mija dhe tuat.

Ai nuk vjen, as nën Pemën e Jetës as në teatrin e çudirave

Bënë gjumin e pritjes që se kupton koha jote... koha jonë.

Ti e pret, si nusja dhëndrin në shtratin e braktisur,

E ëndërron krahëhapur tek të sjell thesin e mbështjell me ëndrra

Ku ti fut duart butësisht, si nëpër flokët e dashura... prehesh aty

Dhe lyp ëndrrën tënde, që ngatërrohet nëpër gishtërinjtë e gjatë.

Papritur një pickim ta shtang turpin, dora fluturon nga thesi.

Ti fshin ballin dhe kupton se Godo nuk erdh, as shikimi i tij enigmatik.

Prapëseprapë nuk bindesh se ëndrra jote u fut në thes.

U lidh nyje e përjetshme si ardhja e Godosë.

 

Papritur kalon përtej lumit të fjalëve që ec furishëm

Si hapat e tu nëpër ëndrra plotë çudira drejtë rojeve të kohës

Që bëjnë zhurmën e jetës në ëndrrën e pritjes. Pranë rojeve të kohës

Dhe kultivon shpresën se Godo megjithatë do të vjen.

 

Godo nuk vjen, jo...!

Ti qanë, qanë furishëm sa lotët të çelin një përrua

Mes mollëzave tua dhe rrjedhës së tyre pa cak.

 Ku tiktaket e zemrës ndjehen sikur hapat e të panjohurit

Në natën e zezë si futa kur troket hidhërimi

Në të cilën edhe Godo do të merrte në thua dhe përplasej keq.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora