E shtune, 03.05.2025, 03:34 AM (GMT+1)

Kulturë

India nderon Nënë Terezën, një tren me emrin e shenjtores

E hene, 09.08.2010, 09:40 PM


Ministria e Transporteve në Indi ka vendosur t'i kushtojë një tren Nënë Terezës me rastin e 100 vjetorit të lindjes së shenjtores shqiptare.

 

Lajmin e ka publikuar agjencia Pti e më pas edhe mediat e tjera të huaja që i referohen asaj. Treni i ri do të pagëzohet "Mother Express" dhe do të inaugurohet në 26 gushtin e ardhshëm, ditë që do të festohet në Indi me një sërë aktivitetesh në nder të nënë Terezës.

 

Sipas të njëjtit burim, kabinat do të jenë me ngjyrë blu zbukuruar me një fashë të bardhë, si veshja e misionares.

 

Nuk është saktësuar ende itinerari që do të përshkojë treni që synon të lidhë disa qytete indiane.

 

Në përkujtim të saj, qeveria indiane ka planifikuar prerjen e një monedhe për Nënë Terezën dhe një simpozium në New Delhi.

 

***

 

Qeveria: Monedha floriri me portretin e Nënë Terezës

 

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në një mbledhje qeverie ne maj te ketij viti se do të priten një sasi monedhash floriri e argjendi me portretin e Nënë Terezës.

 

Vendimi, sipas Berishës merret në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së shenjtores shqiptare, ndërkohë që ky është cilësuar si viti i Nënë Terezës.

 

" Mendoj se në nderim të saj qeveria të presë me fondet e buxhetit një sasi monedhash floriri dhe argjendi me portretin e saj. Procedurat duhet t'i nisim shpejt. Do jetë banka e shtetit ajo që do përmbushë prerjet ndërsa metali me vlerë do blihet nga qeveria", tha ai.

 

Berisha ka sqaruar se ky vendim nuk e prek rezervën, "por qeveria mund të blejë në treg, kundrejt vlerës, metalin e çmuar dhe duhet të organizohet dizenjo".

 

Sipas tij, komisioni do të ketë edhe ekspertë të vlerave monetare nga Banka e Shtetit, "nga Ministria e Financave, por, natyrisht, edhe dizenjatorë, të cilët do të bëjnë që ne të nderojmë, gruan më të shquar të kësaj toke, të të gjitha kohërave".

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx