E shtune, 03.05.2025, 03:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një libër që ia vlen të bëhet film...

E diele, 08.08.2010, 03:30 PM


Një libër që ia vlen të bëhet film...

 

(përsiatje për romanin "Dëgjo,o floriri im ! " )

 

Nga Përparim Hysi

 

Rastësisht,lexova që për 30 gra ruse që lidhën

martesa me shqiptarë në ato vite kur  e kishim grurë me rusët,do të

përgatitet një dokumentar me skenarist të madhin

,Kadare,dhe,padyshim,që u emocionova.Se  kam patur fatin që ndonjërën

prej këtyre fatkeqeve,edhe ta njoh nga afër.Më erdhi mirë se kush më

mirë se Kadare mund ta bëj  këtë skenar.Por këto emocione,mandej,po

fare rastësisht,erdhën dhe u bënë dyfish,pasi lexova romanin e Kristaq

Turtullit,"Dëgjo,o floriri im!".Them kështu se edhe romani në

fjalë,sado që ka dalë kohë përpara,ka si temë qndrore të

tij,këtë:kalvarin e një dashurie fatkeqe të një shqiptari me një të

huaj.Dhe,tek e mbarova me një frymë këtë roman,thashë:ia vlen që të

ekranizohet.Se,nëse skenari i Kadaresë do të jetë qershia mbi tortë

për këtë dramë të këtyre"sorkadheve(se kush mund të shkruajë më bukur

se Kadareja?!) ,torta,them unë,pa ekuivoke duhet të jetë ky roman.Se

e di,mes tjerash,se çka hequr e shoqja ruse e të ndjerit,major Tahir

Bejos,Tamara që nuk la sSazan;Shëngjin e Laç pa bredhur,e denigruar së

bashku me tëshoqin që,jo vetëm e përjashtuan nga partia,por e çuan

punëtor  në stacion të trenit.

 

                                 *    *   *

Mos më merrni për një njeri që dua t'i thur lavde dikujt.Kristaq

Turtullin nuk e njoh ,dhe po t'më kaloj dhe tek hunda.A sa për

librin"Dëgjo,o floriri im!" ,kam përse ndaloj.Dhe ja përse.

Para se të  jap versionin tim vlerësues,do t'i lutem lexuesit që të

hyj në ca hulli që më lipsen për të bindur dhe këtë ,lexuesin. Unë nuk

jam kritik letrar,Jam një lexues dhe,veç kësaj,edhe shkruaj:në prozë

dhe në poezi.Duke qenë  në këto hulli,pasi e lexova librin,shttrova

para vetes pyetjen:-Ky,Kristaq Turtulli,që ka shkruar këtë roman

voluminoz dhe me vlerë,është veç prozator apo edhe poet?Dhe po vet i

përgjigjem kësaj pyetjeje:për mua,më shumë është poet se sa

prozator.Romani ka plot 438 faqe dhe,në se unë anoj nga ana e

poetit,kam edhe pse.

Ju lutem më ndiqni në këtë hipotezën time.

Si temë qendrore  libri ka një  dashuri mdis dy tërinjëve

studentë:Arbërit që është shqiptar dhe Irinës që është e huaj.Dhe kjo

dashuri ka lindur pikërisht në atë vend të huaj ,me të cilin kemi

patur një miqësi të madhe.Pa kaluar në të ardhmen e kësaj

dashurie,mjafton që t'ju bie një pasazh nga romani dhe ju do të

bindeni se autori më shumë anon nga poeti se sa nga prozatori.

"... ai këndonte bukur dhe në fustanin e bardhë të nuses së tij,u ulën

të gjithë zogjtë e pyllit...

Ose... ajo duhet të hynte në atë portë si një lulez e freskët vese.

... embante të shkëputur nga toka si të ishte re puplore.   ...ia

merrte buzët si të qenë dy copëza qershie...Koka e tij ngjante si një

kaçub e vogël mbirë aksidentalisht aty buzë rrugës. ...Merita qe

majaja e bukurisë së qytetit,qarkuar me dritëverbuese dhe me shira të

argjendtë....Hëna si kosore është këputur nga qielli etë tjera,e të

tjera.Pra,pa kaluar në  brendinë e romanit,them që autori ka derdhur

në roman gjithë  vlagën e shprtiti të tij.Pikërisht,pse ka vepruar

kështu,romani volumnoz i tij nuk ka dalë si një prozë maden in pastë e

thatë,por,përkundrazi,ke qejf që t'i kthehesh dhe t'i rikthehesh për

të fiksuar ndonjë fjali,se fraza ka po atë frymëmarrje që të jjep

poezia.

 

                             *     *    *

 

            Dashuria e Arbit me Irinën është si të gjitha dashuritë që

lindin midis të rinnjëve,Pavarësisht,se janë nga vënde të

ndryshme,zemrat dinë që t'i kalojnë kufijtë me aq lehtësi,sa,po të

vjedh diçka nga Noli i madh,do të thosha:I kalojnë me aq lehtësi.sa zë

burri veshnë e tij.Por ,mjerisht,kjo dashuri e madhe midis këytre dy

studentëve,befas u godit(brinjë më brinjë) vetëm e vetëm se mbi dy

vëndet ra ngricë.Jo ngricë nga e ftohta e natyrës,po ngricë

politike.Dhe,ndërsa Irina,mbet pas martesës në vëndin e saj ku ka

shkuar për vizitë,për tjetrin shqiptarin,Arbi,fillon golgota e

vërtetë.Golgotë që ia kalon Ferrit të Dantes.Unë nuk kam për qëllim

këtu që të zë dhe të tregojë gjithë ç'ka hequr në lëkurë ky dhe jo

vetëm ky(i vetmi faj i tëcilit qe se qe martuar me një të huaj

).se,këtë mund ta bëj kushdo fare thjesht:duke lexuar romanin.Jo.Unë

dua të tregoj ,me pak fjalë,mjeshtërinë e autorit i cili,duke e jetuar

atë periudhë,duke u futur nënë lëkurën e heroit të vet,me penelata

rrëngjethëse ka ditur të japë gjithë atë genocid që ka rënë mbi këta

fatkeqë.Duke e lexuar (dua që,patjetër,ta theksoj për lexuesit! ),diku

 thotë autori :_mua më arrestuan fare kot dhe kur shoh që gjithë lagja

ka dalë dhe proteston:-More,ç'bëni kështu/Lironi djalin tonë!   Sa

lexova kështu dhe mendova që ta mbyll.Aha,thashë me vete,këtë ,or

mik,nuk e ha unë.Se nuk kishte kësi trimash në atë kohë(dhe duhet të

na vijë turp,domosdo),e për ç'na përralis  kështu revan.Por qeshë

gënjyer.Lagja vërtet kish dalë kur arrestuan,fare kot djalin më të

mirë dhe intelektualin më në zë,por jo të protestonin,po për të

bërtitur:-Në litar,kriminelinArmikun. ..E,mor Kristaq,thashë desh të

gjykova shtrembër.A nuk kemi bërtitur kështu para çdo arrestimi?Mos më

kundërshtoni.Kështu kemi bërë.E kam parasysh dhe vet,atje,në fshatin

tim,kur një fatkeq e vunë para gjyqit dhe,të rejat(ca më shumë se të

rinjtë),bërtisnin:-Në burg,kulakun!Armikun!Qoft dhe për kaq.Libri ia

vlente.Por kalvari i mundimeve të këtij çifti ideal të streson dhe të

bën me zemër.Irina mbeti atje,në vëndin e saj.Atje dhe lindi dhe çupën

që kish ngjizur në Shqipëri,kurse Arbi drejt e në kampet famekq të

Burrelit,të Spaçit dhe kushedi se ku tjetër.Asnjë letër dhe asnjë

komunikim.Sikur ,me të vërtetë,planeti kish ngrirë.Ai burgjeve,ajo me

depresion drejt e në spital psiqiatrik.Në"sqetullat " e tyre venë e

vinë figura të dyta,por që janë shumë  domethënsëe.Unë thashë,nuk kam

për qëllim që të bëj një analizë të mirëflltë të ktij romani,por nuk

mund të rri pa qëndruar tek një personazh pak intringues:Kurillos.Ky

qe shok fakulteti i të dyve,i pazoti për shkollë,por alpinist i mirë

për të ngjitur shkallët e karrierës.Ky,Kurrillua,qe parapërgatiësi i

të gjithë asaj drame.Një militant partië që kish vetëm një

vlerë:vlerën që ka një mi gjirizi.Të tillë në jetë,gjatë periudhës së

diktaturës,ka patur plot.Po,kur lexon këtë roman,shikon se autori,me

syrin e një vëzhguesi të thellë,jep një mesazh të madh.Kurrilot e

djeshëm,persekutorët dhe farkëtuesit e golgotës të njerëzve

fatkeqë,janë përsëri midis nesh,se kanë "kthyer fletën" dhe,për

çudi,shumë nga këto Kurrillo gëzojjnë statusin e të

persekutuarëve.Apeli që i bën lexuesit është mjaft i

lexueshëm.Shoqëria jonë e re ka nevojë që të pastrohet nga këto

monstra që,duke përfituar nga demokracia,kanë dalë si bajgat mbi ujë

dhe kanë përdhosur demokracinë.

 

                               *      *    *

Duke folur veç kalimthi për këtë dramë tridhejtëvjeçare që.në simbiozë

ka prishjen e një familjeje të shëndetshe,për shkaqe fare

banale,autori ka dhënë një vepër që fare mirë mund të zëjë vënd në

fondin me vlerë të letërsisë Shqiptare.Se romani jo vetëm sjell një

mesazh të  madh,por ka një këndvështrim shumë domethënës.Në roman ka

pjesë lirike që ,me tëvërtetë,janë, poetike.Vetëm dasma e gjysh

Rubinit apo dhe "mbyllja në gjerdhek e dytë rinjëve" që janë

personazhët qendrorë të romanit,jjanë shkruar me aq lirizëm,sa duket

sikur lexon poezi.

Edhe diçka tjetër,si titull  autori ka përdoru titullin e një kënge të

huaj"Dëgjo,o floririi im!".Dhe të duket sikur vargjet e kësaj kënge

t'i ketë shkruar o Naim Frashëri o Lasgush Poradeci që aq mirë kanë

ditur ta përdorin atë prapashtesën e zvogëlimit"z" që i jep bukuri

fjalës e vargut.

"Ndriço,o hënë e plotëzë

Si me magji ndër sy

Dhe dritë e saj më thotëzë

Të dal e të pjek ty"

Është pak e çuditshme,se dhe këngët i kapërcejnë kufijtë.

 

                                 *    *   *

 

Sikur ta njhja Kristaq Turtullin dhe sikur ky të kërkonte mendim nga

unë për librin,para se ta botonte,natyrisht,unë do t'i thosha:Se ka

pasazhe që dalin pak të kërkuar dhe ;siç më duket mua,libri nuk fiton

gjë nga kjo.P.sh. Unë si lexues nuk  e kuptoj pse duhe ttë futej një

farë"fluturimi" i gjysh Rubinit dhe gjyshe  Retinës:ose pse  nuk thuaj

troc?Miri donte të arratisej  dhe tek,tentoi të arratisej,e

vranë.Mua,si lexues,nuk më

duhet jo "fluturoi" horizontalisht apo  vertikalisht.Këto,për mua,janë

veç maniera dhe aq.Po kështu ndojnë skenë në shkollë si në rastin e

letrës nga ai"me shumëunaza" apo"sperma mbi Kurillon(ky "NJeri i

zi"sipas Eseninti),janë paksa të kërkuara.Po kështu në atë takimin si

dhëndër,sado që prindrëit e nuseserdhë zbathur,shkrimtari nuk është

fotograf që të bëj blic."Zbukuroj,po nuk gënjej" është titulli i një

filmi,Pak latim duhettë bënte dhe autori.

Sidoqoftë,këto janë vërejtje të një lexuesi dhe aq.Kryesorja

është:romani është shkruar bukur dhe ka një mesazh të madh.Pa besuar

se bëj ndonjë egzagjerim,ky roman,për vlerat e tij,më duket si

prej"floriri.Unë e përshëndes autorin dhe i uroj krijimtari të mbarë.

   



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx